Insulti ndahet në iskemik (87%) dhe hemorragjik (13%). Insulti iskemik ndodh menjëherë pas bllokimit (embolizimit) të arteries cerebrale.
Në SHBA ka rreth 750 000 raste të reja në vit, kurse në Rusi rreth 400 000. Vdekshmëria në muajin e parë 15-30%. Pjesa që mbijeton përbën një problem të madh për pacientin, familjen, shoqërinë dhe sistemin shëndetsor.
Truri përbën vetëm 2% të peshës trupore, por konsumon 20% të oksigjenit. Nëqoftëse mbetet pa gjak për 5-8 min, ai pëson dëmtime të parikthyeshme: anoksi, edemë, vdekje të neuroneve (humbet 1.9 million neurone/minutë). Prandaj sa më shpejt të fillojë trajtimi aq më e mirë prognoza. Ideale do ishte që ai të fillojë brenda 90 minutave të para.
Edhe në zonën përreth insultit (penumbra) brenda pak orësh ndodh një dëmtim progresiv që karakterizohet nga hypoksia progresive, deficienca e glukozës, rritja e acidit laktik, edema, pakësimi i ATP intracellulare, frenim i sintezës së proteinave, ku futen dhe neuro-transmetuesit. Nqs nuk ndërhyjmë në kohë, edhe kjo zonë e gjerë pëson dëmtime të parikthyeshme.
Pas zbulimit të Tissue Plasminogen Activator (TPA) u rritën shpresat se me shkrirjen e shpejtë të trombit dhe ri-hapjen e qarkullimit do të kufizohet dëmtimi neuronal.
Por edhe thromboliza ka kufizimet e veta:
Koha “e artë” për të shpëtuar indin nervor në penumbra është 5-12 orë (Prof. V.Bocci). Sipas Wasser ajo zgjatet deri në 48 orë (nqs ozon-terapia jepet pas 48 orësh ajo nuk mund të evitojë paralizën).
Qëllimi i terapisë është të ri-oksigjenojë sa më shpejt penumbrën, të reduktojë edemën në indin e trurit. Kjo arrihet me ozon-terapi, e cila:
A. Insult iskemik i trajtuar nё mёnyrё konvencionale (pamje e crregullt e indit trunor)
B. Insult iskemik i trajtuar me ozon-terapi (pamje e rregullt e indit trunor)
Pamje të MRI së kokës: shihni diferencën e madhe midis një rasti të trajtuar në mënyrë konvencionale (A) dhe një tjetri të trajtuar me ozon-terapi (B)
Trajtimi: kombinon njёrёn nga format e aplikimit sistemik tё ozonit (AHTma, FO, RI) me terapinё konvencionale (nootropikё, Ca-bllokues, vitamina, antiagregantё, fizioterapi, etj)
Rezultatet pozitive duken qysh pas seancave tё para:
Disa kёshilla praktike: