Ozon-Terapia, mjekësi alternative e shkëlqyer (Pjesa e dytë)
Insuflimi rektal
- Është administrimi i ozonit nëpërmjet zorrës së trashë, e cila ka një rrjet të fuqishëm me enë gjaku cka lejon kalimin e shpejtë të ozonit në gjak.
- Efektet sistemike janë të njëjta me ato të Autohemoterapisë madhore.
- Është mënyrë e thjeshtë dhe pa dhimbje e marrjes së ozonit me efekte sistemike.
Injeksionet intramuskulare
- Injeksioni intramuskular i ozonit afër hernies diskale përmirëson oksigjenimin, bllokon kaskadën inflamatore dhe qetëson dhimbjen shiatike.
- Në ditët tona kjo është e vetmja terapi e aftë të riparojë diskun e sëmurë duke nxitur revaskularizimin e indeve të prekura.
- Në mbarë botën ky aplikim modern, i suksesshëm dhe i sigurt po zëvendëson kirurgjinë e hernies diskale.
Injeksionet subkutane (nën lëkurë)
- Është injeksioni nën lëkurë i ozonit.
- Shumë i dobishëm në trajtimin e cellulitit, acneve, rrudhave, strieve të barrës, etj.
- I dobishëm dhe në trajtimin e dhimbjes, kur injektohet në pikat e akupunkturës (chemical acupuncture).
Injeksionet intraartikulare
- Është injeksioni i ozonit në kycin (artikulacionin) e sëmurë.
- Ky aplikim bllokon mahisjen (inflamacionin) dhe fibrozën lokale, përmirëson oksigjenimin dhe pakëson dhimbjen.
- Ozon-terapia redukton shumë kohën e rehabilitimit në sëmundjet osteo-artikulare dhe disa herë eviton operacionin.
- Përdoret në rastet me artroza, artrite, bursite, tendinite, etj.
Aplikimi topikal (ozone bagging)
- Është insuflimi direkt i ozonit mbi lëkurën e sëmurë.
- Nxit shërimin e indit duke vrarë bacteriet dhe rritur fluksin e gjakut në zonën e prekur.
- Mjet i fuqishëm për trajtimin e ulcerave kronike dhe infeksio-neve të lëkurës.
Vaji i ozonuar
- Është mënyra më e mirë për të ruajtur efektet terapeutike të ozonit (deri në dy vjet nëqoftëse ruhet në frigorifer).
- Ka efekt të fuqishëm germicid (vret mikrobet, viruset, funget), shton fluksin e gjakut në lëkurë, përmirëson turgorin e lëkurës dhe mbështet balancën e antioksidantëve në zonën e prekur.
- I aplikuar direkt mbi lëkurë bën cudira në trajtimin e infeksio-neve dhe crregullimeve të lëkurës.
Sa seanca duhen që ozone-terapia të veprojë?
Duhen të paktën 10 seanca (një cikël).