Ozon-Terapia, mjekësi alternative e shkëlqyer
Çfarë është ozoni?
Ozoni është një molekulë me tre atome Oksigjeni. Emri i tij vjen nga Greqishtja ku fjala “ozein” do të thotë “bie erë, ka aromë”. Ozoni është zbuluar nga një kimist Gjerman (Ch.F. Schonbein) në vitin 1848. Në temperaturë dhome, ai është një gaz pa ngjyrë me një erë karakteristike (e ngjashme me atë që ndjehet pas shtrëngata-ve, në lartësi të mëdha ose buzë detit). Ozoni mjekësor përgatitet vetëm nga oksigjeni i pastër (mjekësor).
Si vepron Ozoni?
Ozoni ka disa karakteristika të veacanta që e bëjnë një mjet të fuqishëm trajtimi:
- Ozoni bën që ruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) të cojnë më shumë oksigjen drejt indeve. Në këtë mënyrë rivendoset oksidimi normal i sheqerit dhe rritet prodhimi i molekulave me energji të lartë (ATP).
- Stimulon ruazat e bardha të gjakut (leukocitet) të prodhojnë më shumë mole-kula mbrojtëse (interleukina, interferon, TNF) për të luftuar infeksionet.
- Rrit elasticitetin e eritrociteve, oksidon dhe zbërthen pllakëzat atherosklerotike, zgjeron enët e vogla të gjakut. Këto veti përdoren për të trajtuar shumë sëmu-ndje të qarkullimit.
- Ozoni stimulon sistemin antioksidant të trupit, prandaj dhe shumë sëmundje të stresit oksidativ kronik (Diabetes Mellitus, Artriti Rheumatoid, Hypertensioni) mund të kontrollohen me ozone-terapi.
- Shumica e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje janë forma anaerobe të jetës. Ato nuk kanë enzima mbrojtëse antioksidante, prandaj nuk mund të përballoj-në sulmin e ozonit.
- Të njëjtin shpjegim ka dhe efekti antineoplazik i ozonit. Ai gjithashtu redukton efektet anësore të chemotherapisë, radioterapisë dhe dhimbjen kanceroze.
- Ozoni stimulon proceset shëruese të organizmit, prandaj është i dobishëm në plagë që mezi shërohen (ulcera diabetike, ulcera varikoze, gangrena, plagë postoperatore, djegie, fistula, fissura, etj)
- Ozoni është një detoksikues i shkëlqyer. Kur oksigjeni i mjaftushëm arrin cdo qelizë, kjo fillon të oksidojë toksinat e formuara prej vitesh si pasojë e proce-seve jetësore, ndotjes, ushqimeve të gabuara dhe jetës sedentare! Trupi gjen kështu frymëmarjen e një ajri të pastër dhe pastron vetveten nga të gjitha toksinat.
- Efekti antiinflamator dhe analgjezik e bën ozonin mjaft të dobishëm në trajti-min e shumë lloj dhimbjesh (dhimbje koke, dhimbje mesi, dhimbje kycesh, dhimbje neuropatike, etj).
- Rinimi është pasojë e shtimit të molekulave me energji të lartë (nga oksidimi aerob i sheqerit) dhe clirimit në tru të kimikateve të vecanta; ato mund të sjellin ndryshimet pozitive të sjelljes dhe rrisin entusiazmin.
A është kjo një terapi e re?
Në fakt ozone-terapia nuk është një terapi e re. Ajo është përdorur gjërësisht për të trajtuar plagët gjatë Luftës I dhe II Botërore. Aparatet që jepnin përqë-ndrime ekzakte të ozonit dhe materialet ozone-rezistente u shpikën në vitet 50’. Kjo i dha hov të madh kërkimeve dhe përdorimit të gjërë të ozonit në mjekësi. Ozoni është mjaft popullor në vende si Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Cuba, Meksika, India, Kina, Turqia, etj.
A ka efekte anësore?
Ozone-Terapia është e sigurt. Në një studim të bërë nga Shoqata Gjermane e Ozone-Terapisë, 644 terapistë kishin trajtuar 384,775 pacientë, me një total prej 5,579,238 aplikimesh ozoni. Vetëm në 40 raste pati efekte anësore. Pra një incidencë 0.000007% për aplikim. Ozoni është provuar të jetë terapia më e sigurt që ka ekzistuar ndonjëherë.
Mënyrat e administrimit të ozone-terapisë
Autohemoterapia madhore (AHTma)
- Është marrja e një sasie gjaku venoz (50-100 ml) nga pacienti e cila pasi ozonohet me dozën përkatëse të ozonit i rijepet atij intravenoz.
- Numri i seancave 10-20. Frekuenca 1-3/jave
- Doza rritet cdo 5 seanca
- Permiresimi klinik duket midis seances 5 dhe 10.
Autohemoterapia minore (AHTmi)
- Është marrja e një sasie të vogël gjaku (5-10 ml), e cila pasi ozonohet i injektohet pacientit intramuskular. Masa e gjakut të ozonuar mpikset në muskul duke krijuar një lloj autovaksine.
- Ky aplikim jep një stimulim të përgjithshëm dhe aktivizim të imunitetit jospecifik.
- Shumë e dobishme në alergji dhe cregullimet autoimune.
Insuflimi rektal
- Është administrimi i ozonit nëpërmjet zorrës së trashë, e cila ka një rrjet të fuqishëm me enë gjaku cka lejon kalimin e shpejtë të ozonit në gjak.
- Efektet sistemike janë të njëjta me ato të Autohemoterapisë madhore.
- Është mënyrë e thjeshtë dhe pa dhimbje e marrjes së ozonit me efekte sistemike.
Injeksionet intramuskulare
- Injeksioni intramuskular i ozonit afër hernies diskale përmirëson oksigjenimin, bllokon kaskadën inflamatore dhe qetëson dhimbjen shiatike.
- Në ditët tona kjo është e vetmja terapi e aftë të riparojë diskun e sëmurë duke nxitur revaskularizimin e indeve të prekura.
- Në mbarë botën ky aplikim modern, i suksesshëm dhe i sigurt po zëvendëson kirurgjinë e hernies diskale.
Injeksionet subkutane (nën lëkurë)
- Është injeksioni nën lëkurë i ozonit.
- Shumë i dobishëm në trajtimin e cellulitit, acneve, rrudhave, strieve të barrës, etj.
- I dobishëm dhe në trajtimin e dhimbjes, kur injektohet në pikat e akupunkturës (chemical acupuncture).
Injeksionet intraartikulare
- Është injeksioni i ozonit në kycin (artikulacionin) e sëmurë.
- Ky aplikim bllokon mahisjen (inflamacionin) dhe fibrozën lokale, përmirëson oksigjenimin dhe pakëson dhimbjen.
- Ozon-terapia redukton shumë kohën e rehabilitimit në sëmundjet osteo-artikulare dhe disa herë eviton operacionin.
- Përdoret në rastet me artroza, artrite, bursite, tendinite, etj.
Aplikimi topikal (ozone bagging)
- Është insuflimi direkt i ozonit mbi lëkurën e sëmurë.
- Nxit shërimin e indit duke vrarë bacteriet dhe rritur fluksin e gjakut në zonën e prekur.
- Mjet i fuqishëm për trajtimin e ulcerave kronike dhe infeksio-neve të lëkurës.
Vaji i ozonuar
- Është mënyra më e mirë për të ruajtur efektet terapeutike të ozonit (deri në dy vjet nëqoftëse ruhet në frigorifer).
- Ka efekt të fuqishëm germicid (vret mikrobet, viruset, funget), shton fluksin e gjakut në lëkurë, përmirëson turgorin e lëkurës dhe mbështet balancën e antioksidantëve në zonën e prekur.
- I aplikuar direkt mbi lëkurë bën cudira në trajtimin e infeksio-neve dhe crregullimeve të lëkurës.
Sa seanca duhen që ozone-terapia të veprojë?
Duhen të paktën 10 seanca (një cikël).