Ozone-Terapia në trajtimin e hernies diskale (Pjesa e parë)

Dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. është vlerësuar se rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të pëktën një herë në jetë. Në SHBA kostoja vjetore e dhimbjes së mesit është 20¬¬-100 billion dollarë. Kjo kosto është 2-3 herë më e madhe se ajo e kujdesit për sëmundjet e zemrës.

Në 90% të rasteve dhimbja e shpinës ikën brenda 4 javësh pavarsisht trajtimit. 10% që mbetet përbën një nga sfidat më të mëdha të trajtimit mjekësor kon-vencional. Shumica e këtyre pacientëve kanë ose prolaps të diskut intervertebral ose shkak fizpatologjik të paidentifiku-shëm. Qysh kur është diagnostikuar për herë të parë mbi 70 vjet përpara, hernia diskale konsiderohet një shkak madhor i dhimbjes së shpinës, që nuk përgjigjet ndaj terapisë konservative.

Të gjitha format e trajtimit synojnë dekomprimimin e radikseve nervore. Kjo mund të arrihet me operacion ose me ndërhyrje të ndryshme nga mjekësia e dhimbjes.

Opsionet e ndryshme të trajtimit kanë sjellë konfuzion midis klinicistëve dhe studjuesve për shkak të një përqindjeje të lartë dështimesh:

Për të kuptuar veprimin e ozonit në trajtimin e hernies diskale është thelbësore të njohim strukturën e diskut intervertebral. Disqet intervertebrale janë struktura gjysëmelastike të vendosura midis trupave të vertebrave. Ato absorbojnë pasojat që mund t’i vijnë kolonës vertebrale nga mbingarkesat e menjëhershme.



Çdo disk ka pjesën periferike (annulus fibrosus) dhe pjesën qendrore (nucleus pulposus). Sic shihet dhe nga figura annulus fibrosus ka fibra collageni të vendosura në shtresa koncentrike që rrethojnë nucleus pulposus.

Nucleus pulposus ka një strukturë xhelatinoze dhe është absorbuesi real i goditjeve midis vertebrave. Kur vendoset nën presion ai deformohet dhe e transmeton atë në të gjitha drejtimet. Nga figura shihet se nucleusi ka më shumë ujë dhe proteoglycane të cilat ndërthuren me njëra- tjetrën.

Ozone-terapia është një nga llojet e IPM-se(Interventional Pain Management) e cila mbush boshllëkun midis trajtimit konservativ dhe atij kirurgjikal të dhimbjes së mesit. Ka mbi 40 vjet që ajo po perdoret me sukses në Evropë.

Mekanizmat e veprimit