Sëmundjet qё lidhen me crregullimet atherosklerotike:
Mekanizmi i veprimit:
Nё SIZ ozon-terapia duhet shoqёruar me trajtimin konvencional, kurse nё dy crregullimet e tjera mund tё pёrdoret dhe si monoterapi.
Sic e thamё mё lart, ozon-terapia nё kёtё sёmundje pёrdoret vetёm si terapi plotёsuese. Ajo aplikohet nё mёnyrё sistemike me njё nga metodat e mёposhtme: solucion fiziologjik i ozonuar, insuflim rektal ose autohemoterapi madhore. 8-10 seanca gjithsej.
Rezultatet pozitive duken nё rrallimin e atakeve kardiake, rritjen e tolerancёs ushtrimore, uljen e koeficientit atherogenik.
Ky ёshtё dhe indikacioni klasik i ozon-terapisё. Sic dihet endarteriti obliterant ёshtё njё nga sёmundjet mё tё zakonshme tek meshkujt e moshёs 40-60 vjec (3-5% e tyre). Fillimisht shfaqet me ndjesi tё ftohti ose mpirje tё shputёs dhe gishtave, dhimbje kёmbe qё e detyron pacientin tё ndalojё (nё gjuhёn mjekёsore quhet claudicatio intermitens). Nё stadet e mёvonshme dhimbja shfaqet dhe nё qetёsi, me shpёrthime natёn. Nё njё ose disa gishta ka cianozё dhe mёtej nekrozё tё tyre.
Ozon-terapia indikohet nё kёto situata:
Parimet e trajtimit:
Rezultatet e mjekimit fillojnё tё duken pas 5-6 seancave tё para:
Nё fund tё ciklit tё ozon-terapisё nё rheovasografi shihet restaurim i qarkullimit periferik dhe pёrmirёsim i mikroqarkullimit. Ndryshimet e mёsipёrme ruhen pёr 4-6 muaj, prandaj trajtimi duhet pёrsёritur cdo 4-6 muaj.
Rezultatet e ozon-terapisё nё endarteritin obliterant
Stadi i sёmundjes | Numri i pacientёve | Sh.mirё | Mirё | Pa sukses |
II | 9 | 9 | -- | -- |
III | 117 | 114 | 3 | 1 |
IV | 37 | 35 | 2 | 1 |
Rezultatet e trajtimit (%) | 95% | 3% | 2% |
Encefalopatia discirkulatore (EPD) ёshtё zhvillimi i ngadaltё dhe progresiv i crregullimeve cirkulatore cerebrale, tё cilat cojnё gradualisht nё ndryshime strukturale difuze dhe disfunksion cerebral (E.V.Schmidt 1985). Ёshtё diagnoza mё e zakonshme nё praktikёn klinike.
Nё literaturёn angleze, vecanёrisht nё SHBA, kjo gjendje korespondon me encefalopatinё arteriosklerotike subcorticale, encefalopatinё Binswanger's, demencёn multi-infarct, demencёn vasculare, etj. Shumica dёrmuese (96%) janё iskemi kronike e trurit.
Faktori kryesor etiologjik ёshtё atheroscleroza ose kombinimi i saj me hypertensionin. Zhvillimi i EPD ndikohet gjithashtu dhe nga duhanpirja, alcooli, stresi. Ёshtё vёnё re se kjo sёmundje haset mё shpesh tek intelektualёt (mёsues, artistё, shkencёtarё).
Klinika e EPD varet nga stadi i sёmundjes.
Stadi i parё : dissatisfaksion subjektiv, lodhje, dhimbje koke, irritabilitet, crregullime tё lehta tё gjumit, ulje e performancёs dhe crregullime tё moderuara tё memorjes.
Stadi i dytё : acarim tё crregullimeve tё memorjes, vёmendjes dhe koordinimit, crregu-llime astenike.
Stadi i tretё : pacienti ka njё gjykim tё varfёr pёr gjendjen e tij cka con nё pakёsim tё ankesave. Shpesh ka ecje tё pasigurt, gjendje tё fikti. Shumё pacientё bёjnё demencё, depresion madhor dhe humbin interesin pёr jetёn. Nё kёtё stad kanё nevojё pёr ndihmё.
Nё stade tё ndryshme tё EPD ka humbje dёgjimi, zhurmё nё veshё, crregullime vizive ("njolla" para syve, errёsim i shikimit), etj.
Manifestimet klinike tё EPD pёrkeqёsojnё sёmundjet e shpinёs.
Trajtimi i pacientёve me EPD ёshtё kompleks dhe zakonisht pёrmbledh medikamentet vazoaktive, nootropike dhe neurometabolike. Sa mё herёt tё fillohet trajtimi aq mё tё mira rezultatet e tij.
Ozon-terapia indikohet nё EPD
Ozon-terapia jepet nё mёnyrё sistemike: solucion fiziologjik i ozonuar, insuflim rektal ose autohemoterapi madhore (8-10 seanca gjithsej). Pёrsёritet cdo 6 muaj.
Rezultatet e ozon-terapisё nё EPD janё: pёrmirёsimi i gjendjes sё pёrgjithshme (aktiviteti, memorja, pёrqёndrimi), lehtёsimi i dhimbjes sё kokёs dhe zhurmёs nё veshё. Pёrmirёsohet dhe statusi neurologjik. Rezultatet e trajtimit janё mё tё mira nё stadin I dhe II me njё histori sёmundjeje mё pak se 10 vjecare. Nё rastet e tjera efektiviteti ulet, megjithatё nuk ka asnjё pёrkeqёsim apo efekt anёsor nga ozon-terapia.