Morthi eshte nje patologji qe shfaqet kryesisht ne moshat e reja dhe ne personat qe vuajne nga qarkullimi i dobet periferik i gjakut. Morthi eshte nje patologji qe shfaqet kryesisht ne periudhen e dimrit ku temperaturat jane te ulura. Pergjithesisht morthi lokalizohet kryesisht ne duar, ne kembe, ne veshe, ne hunde dhe ne faqe ( sidomos ne femijet e ushqyer keq) dhe favorizohet prej lageshtires.
Pacientet kane nje edeme (fryrje) te lehte te gishtave te duarve apo te kembeve dhe shpesh nuk e dine qe vuajne nga nje patologji e tille. Kete e kuptojne me vone kur edema behet me e theksuar, fillojne qe duart te dhembin, te djegin dhe njekohesisht ne zonat e prekura fillojne e skuqen. Kjo vjen si rezultat i stazes se gjakut,( grumbullimit te gjakut) si rezultat i mosfunksionimit mire te qarkullimit te gjakut.
Gjate ekspozimit ne te ftohte kapilaret e gjakut ne lekure demtohen dhe nuk funksionojne ashtu sikurse duhet dhe si rezultat lekura fillon te skuqet te enjtet dhe fillojne gjithashu edhe kruajtjet e saj si rezultat i inflamacionit. Morthi eshte nje patologji e lekures qe pergjithesisht nuk ka nje shkak te njohur (mund të jetë idiopatike), por mund të jetë edhe një manifestim i një gjendje të rëndë shëndetësore që duhet të diagnostikohet.
Nje histori e morthit sugjeron edhe per një sëmundje te indit lidhor (sic mund te jete lupus erythematous). Arsyeja e saktë e morthit eshte ende e paqarte dhe ka te bej me nje reagim jonormal te trupit gjate ekspozimit ne të ftohtë ndjekur nga ri ngrohja e trupit. Ri ngrohja e lëkurës se ftohtë ben qe enët e vogla të gjakut nën lëkurë të zgjerohen më shpejt dhe gjaku te ngelet ne indet perreth duke e skuqur dhe enjtur zonen e lekures perreth.
Qarkullimi i dobet i gjakut. Njerëzit me qarkullim të dobët te gjakut kanë tendencë të jenë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj morthit.
Fenomenin Raynaud: Njerëzit te diagnostikuar me fenomenin Raynaud-, jane me te prirur qe te shfaqin morthin.
Morthi mund të shkaktojë komplikime në lekure. Nëse kjo ndodh, ne lekuren e demtuar nga morthi shfaqen bula serotike qe mund te infektohen apo te ulcerohen nese lihen te patrajtuara.
Ne mjekimin e morthit ne radhe te pare ndihmojne shume masat qe duhen tee merren per mbajtjen ngrohte te trupit nepermjet veshjeve te ngroha dhe te pershtatshme per stinen e ftohte te dimrit.
Perdorimi i medikamenteve qe ndihmojne në përmirësimin e fluksit të gjakut sic është pentoxifylline (Trental).
Perdorimi i multivitaminave te ndryshem me baze calciumi dhe vitamine D, C.