Hemorroidet (majaselli) - Diagnoza dhe trajtimi (Pjesa e dytë)
Per te vizituar nje pacient qe mendohet se eshte i prekur nga hemorroidet, eshte e nevojeshme :
- Te shtrihet pacienti ne ijen e majte.
- Te pershkruhet patologjia duke perdorur si pika referimi sistemin orar, ku ora 12 gjendet ne anen e perparme ne vartesi me linean dentate (vijen e dhembezuar).
Per ti pare, eshte e nevojeshme qe pervec ekzaminimit digital, pacienti duhet ti nenshtrohet nje ekzaminimi me sigmoidoskop dhe proktoskopise. Hemorroidet interne te prolabuara (qe dalin jashte), jane te buta, nganjehere te dhimbeshme dhe mund te futen brenda anusit ne menyre spontane apo me veprime me dore.
Hemorroidet e jashteme jane zgjerime te degeve qe i perkasin venave rektale inferiore dhe rezultojne te mbuluara me lekuren anale, qe i ben ato te ndjeshme nga prekja dhe te dhimbeshme. Hemorroidet e jashteme te trombozuara provokojne dhimbje te forta dhe jane me ngjyre qe ndryshon nga e kuqja e erret ne te zeze. Zakonisht, as pacienti dhe as mjeku, nuk jane ne gjendje te tkurrin (te reponojne) kete tip hemorroidesh, sepse jane shume te dhimbeshme dhe nuk e vene dot pacientin ne kondita per te bere nje ekzaminim rektal.
Ankesat e te semureve me hemorroide mund te jene :
- Hemoragjia me gjak ne ngjyre te kuqe te kjarte nga rektumi, zakonisht e pa shoqeruar me dhimbje. Hemoragjia zakonisht ndodh gjate jashteqitjes apo ndodh qe pacienti konstaton shenja gjaku vetem ne letren higjenike. Me rralle eshte e mundur qe hemoragjia vihet re spontanisht dhe pavaresisht nga akti i jashteqitjes.
- Hemoragji rektale te here pas hereshme.
- Ndjenje prolapsi ne raste sforcimesh gjate aktit te jashteqitjes. Prolapsi zhduket spontanisht apo lehtesohet me manovra manuale.
Simptomat (shenjat) e hemorroideve te jashteme jane :
- Ndjenja e vazhdueshme apo me nderprerje e nje zone te fryre per rreth anusit, e shkaktuar nga prezenca e :
- Hemorroideve te fryra te pa trombozuara.
- Hemorroide te trombozuara (kriza hemorroidale akute).
- Hemorroide te jashteme te trombozuara qe provokojne dhimbje te forta dhe gjakosje me ngjyre qe ndryshon nga e kuqja e erret deri ne te zeze.
- Egzaminimi rektal eshte shpesh here shume i dhimbeshem per pacientin, atehere kur behet fjale per hemorroide te prolabuara nga jashte kanalit anal.
- Dhimbja spontane qe ndjen pacienti, shpesh here eshte e shoqeruar me hemorroide te prolabuara dhe te trombozuara.
- Prurit (kruarje) anale dhe ndjenje djegjeje dhe iritimi.
- Sekrecione rektale dhe si pasoje ndodh prolapsi dhe e bejne zonen anale te njome, na ana tjeter, kjo zone behet e ndjeshme dhe paraqet carje te holla.
- Per pacientet behet e pamundur per ta mbajtur zonen anale te thate.
- Pacientet mund te ankojne edhe per rrjedhje te vogela materie fekale te pavullneteshme, qe mund te rendojne gjendjen e pruritit anal.
Edhe kur pacientet kane ndjesine se kane humbur nje sasi te madhe gjaku, hemoragjite e lidhura me hemorroidet jane zakonisht te lehta dhe rralle here cojne ne gjendje anemie. Nese dyshohet se pacienti eshte anemik, do te jete e nevojeshme qe te behet nje analize komplete e gjakut apo nganjehere duhet te dergohet pacienti per te bere nje ekzaminim endoskopik gastro intestinal, per te konfirmuar apo perjashtuar nje patologji tumorale. Nepermjet nje ekzaminimi rektal eshte e mundur qe te zbulohet nje karcinome e rektumit vetem nga prekja me gisht. Nese mjeku nuk ka qene ne gjendje qe te perjashtoje me siguri te plote nje karcinome rektale apo te kolonit me ane te ekzaminimit te thjeshte anorektal, atehere do te jete e domosdoshme qe te behen ekzaminime instrumentale endoskopike.
Fig. 3 : Paraqitja skematike e nje karcinome rektale e lokalizuar ne nje pozicion qe mund te diagnostikohet nga ekzaminimi digital rektal.
Si duhet trajtuar pacienti qe vuan nga hemorroidet :
Perpara se te percaktohet nje terapi per hemorroidet, eshte e nevojeshme qe te perjashtohen patologji te mundeshme me te renda si p.sh. kanceri kolo-rektal. Pacientet e prekur nga kjo semundje e rende, paraqesin pak a shume te njejtat shenja klinike :
- Humbje gjaku nga rektumi
- Shenja gjaku ne fekale
- Tenezma (shrengime)
- Dhimbje barku
- Crregullim te “ habitusit intestinal “ (crregullime te zakonit te zbrazjes se zorres)
- Humbje ne peshe.