Hemorroidet (majaselli) - Diagnoza dhe trajtimi (Pjesa e parë)

Cfare jane hemorroidet :

Hemorroidet jane zgjerime te vazave te gjakut qe ndodhen ne kanalin anal. Ky kanal ushqehet me gjak arterial dhe venoz. Sistemi arterial perbehet nga dy arteriet rektale te siperme (superiore), qe marin pjese ne ushqyerjen me gjak te pjeses se siperme te kanalit anal deri ne valvulat anale. Keto arterie, anastomozojne (degezohen) me arteriet rektale te mesme dhe me dy arteriet rektale te poshteme. Ne kete menyre, krijohet nje “ pleksus “ arterial me vaza gjaku qe marin pjese ne ushqyerjen me gjak te kanalit anal si edhe te mukozes rektale. Jane gjithashtu edhe deget e poshteme te te arteries rektale te siperme.

Sistemi venoz perbehet nga vena rektale e siperme qe derdh gjakun ne sistemin venoz portal (nepermjet venave mezenterike inferiore), si edhe venat rektale te mesme dhe te poshteme, qe zbrazin gjakun ne qarkullimin venoz nepermjet venave pudenda.

Ka gjithashtu edhe nje rrjet te shprehur kapilaresh dhe shume anastomoza arterio-venoze.

Kjo eshte edhe aresyeja qe gjakosja anale eshte me ngjyre te kuqe te thelle, sepse del pikerisht nga carja e rrjetit te kapilareve arterio-venoze.

Pra, vazat e gjakut jane nje perberes normal i kanalit anal, te cilave i jepet nje rol i rendesishem ne funksionin e jashteqitjes. Shume vaza gjaku si edhe indi adipoz dhe muskular elastik, jane te afta per tu ndryshuar ne menyre spontane dhe marrin formen duke krijuar unazen anale. Ne gjendje qetesie, presioni i sfinkterit anal eshte i tille qe lejon mos rrjedhjen e permbajtjes fekale, ne saje te kontraksioneve (tkurrjeve) te pavullneteshme te kesaj unaze muskulare. Vazat e gjakut konribuojne ne 15% te presionit sfinkterial ne gjendje qetesie.

Vija e dhembezuar (linea dentata) eshte e perbere nga nje vije me e fryre, qe e vecon pjesen e mukozes nga lekura e kanalit anal. Zona siper kesaj vije, eshte e pandjeshme, ndersa lekura poshte kesaj vije, eshte e ndjeshme nga prekja.

Hemorroidet jane nje semundje e shpeshte dhe qe, nganjehere, trajtohen ne menyre jo te drejte. Pacientet, shpesh here, refuzojne t’i nenshtrohen nje vizite rektale, per aresye nga me te ndryshmet : duke patur frike se mos behen me dije per nje operacion te mundeshem kirurgjikal ose frike nga zbulimi i ndonje semundjeje tumorale. Ky ekzaminim eshte shume i rendesishem per mjekun, per te vleresuar, egzaminuar dhe te mendoje drejte per menyren e trajtimit te pacientit me hemorroide. Sipas nje studimi te fundit te publikuar mbi kete problem ne vendet perendimore, perqindja e te semureve qe vuajne nga semundja hemorroidale,arrin deri ne 30%. Ne te vertete duhet theksuar se incidenca reale e ketij shqetesimi probabilisht eshte nenvleresuar per shkak te heshtjes se personave duke mos u paraqitur per trajtim mjeksor tek mjeku.

Klasifikimi i hemorroideve ne vartesi te lokalizimit :

Sipas ketij klasifikimi, hemorroidet vecohen ne dy kategori.

Nese e perfytyrojme anusin me nje ore, zonat me te shpeshta te hemorroideve i korespondojne ores 3, 7 dhe 11.


Fig 2 : Tregon ne menyre skematike nje hemorroide te jashteme, nje te brendeshme si edhe nje prolaps te shkaktuar nga nje hemorroide e brendeshme.
Pse shkaktohen hemorroidet :

Hemorroidet cfaqen per shkak te dobesimit dhe degjenerimit te indit konjuktiv dhe te kushinetave vaskulare. Faktore riskues qe shoqerojne kete crregullim jane mosha e avancuar, nje pjesemarje e vazhdueshme e muskulatures se barkut gjate aktit te jashteqitjes, kapslliku dhe tendosja e kushinetave vaskulare. Sa me gjate te zgjase kapslliku dhe jashteqitja e sforcuar, aq me shume shtohet rreziku se mund te shkaktohet prolapsi dhe hemorroidet. Sforcimet e vazhdueshme gjate jashteqitjes, mund te shkaktojne veshtiresine e rikthimit te gjakut venoz dhe si pasoje cfaqen trombozat hemorroidale, kondita keto qe mund te rendojne prolapsin dhe te shkaktojne gjakderdhje.

Kondita qe mund te veshtiresojne rikthimin venoz dhe qe shtojne mundesine e cfaqjes se hemorroideve jane :
Klasifikimi i hemorroideve ne vartesi nga tendenca qe mund te kene per te prolabuar :

Ky lloj klasifikimi i ndan hemorroidet ne kater kategori si me poshte :