Hemorroidet (majaselli) - Diagnoza dhe trajtimi

Cfare jane hemorroidet :

Hemorroidet jane zgjerime te vazave te gjakut qe ndodhen ne kanalin anal. Ky kanal ushqehet me gjak arterial dhe venoz. Sistemi arterial perbehet nga dy arteriet rektale te siperme (superiore), qe marin pjese ne ushqyerjen me gjak te pjeses se siperme te kanalit anal deri ne valvulat anale. Keto arterie, anastomozojne (degezohen) me arteriet rektale te mesme dhe me dy arteriet rektale te poshteme. Ne kete menyre, krijohet nje “ pleksus “ arterial me vaza gjaku qe marin pjese ne ushqyerjen me gjak te kanalit anal si edhe te mukozes rektale. Jane gjithashtu edhe deget e poshteme te te arteries rektale te siperme.

Sistemi venoz perbehet nga vena rektale e siperme qe derdh gjakun ne sistemin venoz portal (nepermjet venave mezenterike inferiore), si edhe venat rektale te mesme dhe te poshteme, qe zbrazin gjakun ne qarkullimin venoz nepermjet venave pudenda.

Ka gjithashtu edhe nje rrjet te shprehur kapilaresh dhe shume anastomoza arterio-venoze.

Kjo eshte edhe aresyeja qe gjakosja anale eshte me ngjyre te kuqe te thelle, sepse del pikerisht nga carja e rrjetit te kapilareve arterio-venoze.

Pra, vazat e gjakut jane nje perberes normal i kanalit anal, te cilave i jepet nje rol i rendesishem ne funksionin e jashteqitjes. Shume vaza gjaku si edhe indi adipoz dhe muskular elastik, jane te afta per tu ndryshuar ne menyre spontane dhe marrin formen duke krijuar unazen anale. Ne gjendje qetesie, presioni i sfinkterit anal eshte i tille qe lejon mos rrjedhjen e permbajtjes fekale, ne saje te kontraksioneve (tkurrjeve) te pavullneteshme te kesaj unaze muskulare. Vazat e gjakut konribuojne ne 15% te presionit sfinkterial ne gjendje qetesie.

Vija e dhembezuar (linea dentata) eshte e perbere nga nje vije me e fryre, qe e vecon pjesen e mukozes nga lekura e kanalit anal. Zona siper kesaj vije, eshte e pandjeshme, ndersa lekura poshte kesaj vije, eshte e ndjeshme nga prekja.

Hemorroidet jane nje semundje e shpeshte dhe qe, nganjehere, trajtohen ne menyre jo te drejte. Pacientet, shpesh here, refuzojne t’i nenshtrohen nje vizite rektale, per aresye nga me te ndryshmet : duke patur frike se mos behen me dije per nje operacion te mundeshem kirurgjikal ose frike nga zbulimi i ndonje semundjeje tumorale. Ky ekzaminim eshte shume i rendesishem per mjekun, per te vleresuar, egzaminuar dhe te mendoje drejte per menyren e trajtimit te pacientit me hemorroide. Sipas nje studimi te fundit te publikuar mbi kete problem ne vendet perendimore, perqindja e te semureve qe vuajne nga semundja hemorroidale,arrin deri ne 30%. Ne te vertete duhet theksuar se incidenca reale e ketij shqetesimi probabilisht eshte nenvleresuar per shkak te heshtjes se personave duke mos u paraqitur per trajtim mjeksor tek mjeku.

Klasifikimi i hemorroideve ne vartesi te lokalizimit :

Sipas ketij klasifikimi, hemorroidet vecohen ne dy kategori.

Nese e perfytyrojme anusin me nje ore, zonat me te shpeshta te hemorroideve i korespondojne ores 3, 7 dhe 11.


Fig 2 : Tregon ne menyre skematike nje hemorroide te jashteme, nje te brendeshme si edhe nje prolaps te shkaktuar nga nje hemorroide e brendeshme.
Pse shkaktohen hemorroidet :

Hemorroidet cfaqen per shkak te dobesimit dhe degjenerimit te indit konjuktiv dhe te kushinetave vaskulare. Faktore riskues qe shoqerojne kete crregullim jane mosha e avancuar, nje pjesemarje e vazhdueshme e muskulatures se barkut gjate aktit te jashteqitjes, kapslliku dhe tendosja e kushinetave vaskulare. Sa me gjate te zgjase kapslliku dhe jashteqitja e sforcuar, aq me shume shtohet rreziku se mund te shkaktohet prolapsi dhe hemorroidet. Sforcimet e vazhdueshme gjate jashteqitjes, mund te shkaktojne veshtiresine e rikthimit te gjakut venoz dhe si pasoje cfaqen trombozat hemorroidale, kondita keto qe mund te rendojne prolapsin dhe te shkaktojne gjakderdhje.

Kondita qe mund te veshtiresojne rikthimin venoz dhe qe shtojne mundesine e cfaqjes se hemorroideve jane :
Klasifikimi i hemorroideve ne vartesi nga tendenca qe mund te kene per te prolabuar :

Ky lloj klasifikimi i ndan hemorroidet ne kater kategori si me poshte :

Per te vizituar nje pacient qe mendohet se eshte i prekur nga hemorroidet, eshte e nevojeshme :

Per ti pare, eshte e nevojeshme qe pervec ekzaminimit digital, pacienti duhet ti nenshtrohet nje ekzaminimi me sigmoidoskop dhe proktoskopise. Hemorroidet interne te prolabuara (qe dalin jashte), jane te buta, nganjehere te dhimbeshme dhe mund te futen brenda anusit ne menyre spontane apo me veprime me dore.

Hemorroidet e jashteme jane zgjerime te degeve qe i perkasin venave rektale inferiore dhe rezultojne te mbuluara me lekuren anale, qe i ben ato te ndjeshme nga prekja dhe te dhimbeshme. Hemorroidet e jashteme te trombozuara provokojne dhimbje te forta dhe jane me ngjyre qe ndryshon nga e kuqja e erret ne te zeze. Zakonisht, as pacienti dhe as mjeku, nuk jane ne gjendje te tkurrin (te reponojne) kete tip hemorroidesh, sepse jane shume te dhimbeshme dhe nuk e vene dot pacientin ne kondita per te bere nje ekzaminim rektal.

Ankesat e te semureve me hemorroide mund te jene :
Simptomat (shenjat) e hemorroideve te jashteme jane :

Edhe kur pacientet kane ndjesine se kane humbur nje sasi te madhe gjaku, hemoragjite e lidhura me hemorroidet jane zakonisht te lehta dhe rralle here cojne ne gjendje anemie. Nese dyshohet se pacienti eshte anemik, do te jete e nevojeshme qe te behet nje analize komplete e gjakut apo nganjehere duhet te dergohet pacienti per te bere nje ekzaminim endoskopik gastro intestinal, per te konfirmuar apo perjashtuar nje patologji tumorale. Nepermjet nje ekzaminimi rektal eshte e mundur qe te zbulohet nje karcinome e rektumit vetem nga prekja me gisht. Nese mjeku nuk ka qene ne gjendje qe te perjashtoje me siguri te plote nje karcinome rektale apo te kolonit me ane te ekzaminimit te thjeshte anorektal, atehere do te jete e domosdoshme qe te behen ekzaminime instrumentale endoskopike.


Fig. 3 : Paraqitja skematike e nje karcinome rektale e lokalizuar ne nje pozicion qe mund te diagnostikohet nga ekzaminimi digital rektal.
Si duhet trajtuar pacienti qe vuan nga hemorroidet :

Perpara se te percaktohet nje terapi per hemorroidet, eshte e nevojeshme qe te perjashtohen patologji te mundeshme me te renda si p.sh. kanceri kolo-rektal. Pacientet e prekur nga kjo semundje e rende, paraqesin pak a shume te njejtat shenja klinike :

Trajtimi i hemorroideve mund te behet me rruge konservative (jo kirurgjikale) sikurse edhe me rruge kirurgjikale.

Efikaciteti i terapise se semundjes hemorroidale vleresohet se sa i kenaqur do te mbetet pacienti nga trajtimi. Zakonisht pacientet mbeten te kenaqur nga terapia konservative, nese shqetesimet e tyre do te jene me pak te shprehura apo te pranueshme, edhe nese anomalite ne nivelin anatomik do te jene akoma te dukeshme nga mjeku.

Trajtimi konservativ do te ndermerret nese pacienti do ti nenshtrohet nje sere rregullash ne stilin e jetes.
Trajtimi konservativ :

Zakonisht pacientet qe zbatojne keto masa, mund te permiresojne shqetesimet e tyre. Ne vizitat e kontrollit, i duhet perseritur pacientit se domosdoshmeria e ndjekjes se ketyre pak regullave eshte shume e rendesishme dhe se cdo lloj tjeter terapie qe mund te ndermerret, eshte e destinuar te deshtoje nese keto rregulla nuk do te zbatohen.

Kremerat dhe pomadat me veprim lokal, mund te lehtesone simptomat e hemorroideve por nuk eshte provuar qe perbejne nje trajtim te mirefillte te hemorroideve. Edhe pasi simptomat te jene zhdukur pas ketij trajtimi, pacienti duhet ti nenshtrohet nje rikontrolli klinik tek mjeku.

Per trajtimin ambulator te hemorroideve jane propozuar disa metoda, me rezultate jo shume te sigurta si edhe me disa komplikacione qe nuk jane per tu neglizhuar. Te tilla metoda jane :

Trajtimi kirurgjikal i hemorroideve :

Ne trajtimet kirurgjikale, permblidhen keto metoda :

  1. Hemorroidektomia e hapur. (Metode me bisturi). Eshte interventi standart.
  2. Ligatura e arterieve hemorroidale nden drejtimin e Dopler.
  3. Ligatura e arterieve hemorroidale me Dopler dhe riparimi anorektal.
  4. Hemorroidopeksia me Stapler.

Eshte e rendesishme qe te informohet pacieni se secili prej ketyre interventeve qe realizohen ne zonen perianale, mund te kete edhe pasoja si: (Hemoragji, infeksione, stenoze anale, demtime te sfinkterit anal, jashteqitje te pa kontrolluara).

Pacientet duhet te behen koshjente se perioda e rehabilitimit mund te zgjase disa jave dhe se pas interventit duhet te perdorin :

Studimet e fundit kane treguar qe pacientet qe i jane nenshtruar hemorroidopeksise me Stapler kane patur me pak dhimbje dhe koha e sherimit ka qene me e shkurter ne krahasim me metoden e hemorroidektomise se hapur. Megjithate perqindja e recidivave te hemorroideve, ne distance te disa viteve, ka qene shume me e larte ne interventet me Stapler.