Laparoskopia gjinekologjike është një alternativë ndaj kirurgjisë së hapur. Ajo përdor laparoskopin për të parë në brendësi të barkut tuaj. Nga ana tjetër, kirurgjia e hapur kërkon një incision (hapje) të barkut.
Laparoskopi është një teleskop i hollë. Përmes tij mjeku arrin të shikojë në brendësi të barkut tuaj. Laparoskopia gjinekologjike na ndihmon të përcaktojmë nëse keni endometriozë, fibroma uterine etj. Gjithashtu shërben edhe për të trajtuar sëmundje të tilla.
Përmes mini-instrumenteve mjeku mund të kryejë një mori interventesh kirurgjikale:
Laparoskopia zakonisht kërkon një kohë shumë më të shkurtër për shërim se sa kirurgjia e hapur. Përvec kësaj, aspekti kozmetik i laparoskopisë është absolute pasi nuk le thuajse aspak shenja në lëkurë.
Laparoskopia mund të përdoret për diagnozë, trajtim ose për të dyja qëllimet njëkohësisht. Një laparoskopi mund të fillojë si diagnostike dhe të përfundojë në terapeutike. Disa nga arsyet pse duhet të kryhet laparoskopia janë:
Ato çfarë laparoskopia mund të zbulojë në këto raste janë si më poshtë:
Disa nga tipat e interventeve që mund të kryhen përmes laparoskopisë janë si më poshtë:
Laparoskopia kryhet gjithnjë nën anestezi gjenerale. Kjo do të thotë se ju nuk do të ndjeni gjë gjatë procedurës. Ju mund të rifilloni aktivitetin normal menjëherë 24 orë pas interventit.
Kur ju të jeni në gjumë, një tub i vogël i quajtur kateter do të futet në vezikën urinare për të mbledhur dhe kontrolluar urinën e prodhuar gjatë interventit. Më pas, përmes një ageje të futur në nivelin e kërthizës kaviteti abdominal (zgavra e barkut) do të fryhet me dioksid karboni. Gazi do të bëjë që muri abdominal të qëndrojë larg organeve tuaja për sa kohë që interventi vazhdon. Kjo do të ulë rrezikun e dëmtimeve sekondare.
Pas kësaj, përmes një incizioni shumë të vogël në kërthizë, mjeku operator do të kalojë laparoskopin në brendësi të barkut tuaj. Ai do të transmetojë imazhet në një monitor. Në këtë mënyrë mjeku do të ketë një pamje të qartë të organeve tuaja. Në varësi të llojit të interventit mund të kryhen edhe 2 – 3 incizione të vogla < 1 cm, përmes të cilave do të kalohen instrumente të tjera të nevojshme për të manipuluar organet tuaja. Pas përfundimit të ndërhyrjes, instrumentat hiqen të gjitha dhe gazi eksuflohet (nxirret jashtë). Incizionet mbyllen përmes stiçeve (ngjitëse me efekt kozmetik).
Pas përfundimit të laparoskopisë, koha e rikuperimit dhe shërimit mund të variojë në varësi të llojit të ndërhyrjes së kryer. Zakonisht koha se kur ju mund të ktheheni në shtëpi varion nga disa orë pas procedurës deri në 48 orë pas procedurës. Në cdo rast, rikuperimi pas laparoskopisë është shumë më i shpejtë se sa në rastin e kirurgjisë së hapur.
Dhimbje të lehta në nivelin e kërthizës apo të shpinës janë më se të zakonshme dhe të parëndësishme. Në disa raste këto mund të shoqërohen edhe ndjenjën e përzierjes. Përpara daljes nga spitali mjeku do të kontrollojë gjendjen tuaj shëndetësore dhe do tju japë rekomandimet e tij lidhur me ndonjë mjekim apo me ndonjë dietë për periudhën e rikuperimit.