Thoi nën mish (Ingrown Toenail) (Pjesa e parë)

Nëse ju shkurtoni thonjtë shumë të shkurtër, veçanërisht në anët e gishtave të mëdhenj të këmbëve, ju mund të përgatisni terrenin që thoi të hyjë në mish.

Ashtu si shumë njerëz, kur ju shkurtoni thonjtë nëse prisni dhe pjesët anësore atëhere thonjtë pëkulen, harkohen dhe marrin formën e gishtave. Por kjo teknikë mund të inkurajojë rritjen e thonit nën lëkurën e gishtit tuaj.

Anët e prera të thonit fillojnë e inkorporohen, gërmohen nën lëkurën. Një thua i hyrë në mish gjithashtu mund të ndodhë në qoftë se ju i vishni këpucë që janë shumë të ngushta apo shumë të shkurtëra.

Simptomat

Kur ju ndodh hyrja e thoit nën mish, mund të japi vështirësi-diskomfort, enjtje dhe ndjeshmëri. Më vonë, ajo mund të skuqet dhe të infektohet, dhe të ndjehet shumë e dhimbshme. Thoi i hyrë në mish është një gjë e zakonshme dhe veçanërisht e dhimbshme tek të rinjtë. Hyrja e thoit nën mish haset më shpesh në gishtin e madh.

Hyrja e thonit nën mish ndodh kur lëkura në njërën apo të dyja anët e thonit rritet mbi skajet e tij, ose kur thoni vetë rritet nën lëkurë. Skuqje, dhimbje dhe ënjtje në cep të thonit mund të rezultojë dhe infeksioni mund të pasojë së shpejti. Ndonjëherë një sasi e vogël qelbi mund të shihet duke rrjedhur nga zona e prekur.

Hyrja e thonit nën mish zhvillohet për shumë arsye. Disa raste janë kongjenitale (të linduara)-thoni është shumë i madhë për gishtin. Trauma, të tilla si shtypja e gishtit ose shkelja në të, mund të shkaktojë hyrje të thonit nën mish.

Megjithatë, shkaku më i zakonshëm është veshja e këpucëve të shtrënguara ose prerja e shkurtuar e thonjëve.


Anatomia e thonit

Trajtimi
Trajtimi Jokirurgjikal

Hyrja e thonit nën mish duhet të trajtohen sa më shpejt që të evidentohet. Nëse kapet që në fillim (para se të infektohet), kujdesit në shtëpi mund të parandalojë nevojën për trajtim të mëtejshëm:


Ju mund të keni nevojë të ngrini cepin e thonit lart nga pozicioni i saj ngulitur dhe futur nën mish dhe të vendosni disa fije pambuk në mes të thonit dhe lëkurës. Ndërrojeni këtë paketim çdo ditë.