Infertiliteti përkufizohet si dështimi për të konceptuar (pavarsisht shkaqeve) pas 1 viti mardhëniesh të pambrojtura.
Infertiliteti prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Zhvillimi i shpejte ne kete fushe te mjekesise ka bere qe te gjenden gjithmone e me shume shkaqe te kesaj semundje.
Në shoqëri ku u jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, disa gra e vonojnë lindjen e fëmijve deri në të 30-tat ose më vonë. Si rezultat këto gra mund të kenë më shumë vështirësi për të konceptuar dhe një risk më të madh për aborte.
Në gra më të mëdha se 35 vjeç, është mirë të bëhet një vlerësim i plotë pas 4-6 muajsh përpjekjesh për të konceptuar sepse përgjigja e tyre ndaj trajtimit mund të jetë suboptimale për shkak të uljes së rezervës ovariane.
Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarsisht origjinës së problemit që mund të jetë prej faktorit mashkull ose femër. Përparësitë në teknikat e ruajtjes së kulturës kanë rezultuar në përmirsimin e shkallës së shtatzanisë duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART).
Riprodhimi kërkon bashkëveprimin dhe integritetin e trakteve riprodhues mashkullor dhe femëror të cilët përfshijnë (1) lëshimi i oociteve normale preovulatore, (2) prodhimi i mjaftueshëm spermatozoidve, (3) transportimi normal i gametave për në pjesën ampulare të tubit të Fallopit (ku ndodh fertilizimi), dhe (4) transporti pasues i embrioneve të ndara në kavitetin endometrial për implantimin dhe zhvillimin.
Infertiliteti shkaktohet nga faktorët mashkull dhe/ose femër. Faktorët mashkull dhe femër llogariten secili për rreth 35 % të rasteve. Shpesh, ekziston më shumë se një faktor, me kombinim të faktorëve mashkull e femër që shkaktojnë 20 % të infertilitetit. Në 10 % të rasteve të mbetura etiologjia është e panjohur dhe këta kategorizohen si infertilitet i paspjeguar ose çifte normal infertil (NIC).
Faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës që lidhen me një risk të lartë të infertilitetit përfshijnë faktor ambjental dhe profesional; efektet toksike që lidhen me duhanin, marjuanën, ose droga të tjera; ushtrim fizik i tepruar; diet jo e përshtatshme që jep shtim ose rënie ekstreme të peshës; dhe mosha e madhe.
Faktorët fermëror të infertilitetit mund të ndahen në disa kategori: cervikal ose uterinë, ovarian, tubar, dhe të tjerë.
Faktori cervikal i infertilitetit mund të shkaktohet nga stenoza ose anomali të bashkëveprimit mukus-sperm. Cerviksi uterinë luan një rol kryesor në transportin dhe kapacitimin e spermës pas marrdhënies. Faktori cervikal llogaritet në rreth 5-10 % të infertilitetit. Prodhimi dhe karakteristikat e mukusit cervikal ndryshojnë në varësi të përqëndrimit të estrogjenit ne gjak gjatë fazës folikulare të vonë.
Në fillim të ciklit menstrual, mukusi cervikal është i pakët, viskoz, dhe shumë qelizor. Mukusi formon një strukturë si rrjetë që nuk lejon kalimin e spermës. Sekretimi i mukusit rritet gjatë fazës së mesme folikulare dhe arrin maksimumin e tij afërsisht 24-48 orë para ovulimit.
Përqëndrimi i ujit dhe kripës rritet, duke ndryshuar karakteristikat fizike të mukusit. Mukusi bëhet i hollë, i ujshëm, bazik, joqelizor, dhe elastik për shkak të rritjes së përqëndrimit të NaCl.
![]() |
![]() |
![]() |
Infertiliteti . Ndryshime të os cervicalis gjatë ciklit menstrual. Imazhe nga Jairo E. Garcia, MD. | Infertiliteti . Mukus i pastër cervikal preovulator. Imazhe nga Jairo E. Garcia, MD. | Infertiliteti. Modeli si fier i mukusit preovulator. Imazhe nga Jairo E. Garcia, MD. |
Në këtë moment, mukusi vetë- organizohet, duke formuar mikro- kanale kështu që spermatozoidi mund të kalojë nëpër të. Gjatë këtij udhëtimi, spermatozoidi i vete- nënshtrohet aktivizimit dhe kapacitimit. Gjithashtu mukusi vepron si filtër për spermatozoidet anormal dhe për mbeturinat qelizore prezente në semen.
Sekretimi i mukusit mund të alterohet nga ndryshimet hormonale dhe medikale, veçanërisht ilaçe si clomiphene citrate, i cili redukton prodhimin. Hypoestrogjenizmi mund të shkaktojë trashje të mukusit cervikal, gjë që dëmton kalimin e spermës.
Stenoza cervikale mund të shkaktojë infertilitet duke bllokuar kalimin e spermës nga cerviksi për në kavitetin intrauterinë. Stenoza cervikale mund të jetë me etiologji kongenitale ose e fituar, duke rezultuar nga ndërhyrjet kirurgjikale, infeksionet, hypoestrogjenizmi, dhe terapia rrezatuese.