- Qe te realizohet nje ekzaminim fizik korrekt duhet qe mjeku te jete i specializuar per femijet dhe te kete njohuri te mira per ta.
- Te kete dicka per te qetesuar dhe perqendruar femijen (psh.lexim libri nga nena)
- Te kete nje ambjent te ngrohte, te rregullt dhe nje drite te mire per ekzaminim
- Nese vihen re sekrecione vaginale gjate ekzaminimit merret material per kulture
- Higjena perineale korrekte, fshirja me kujdes nga para-mbrapa
- Banjo shperlarese 2 here ne dite nga 30 minuta. Eleminojme sekrecionet vaginale nga vulva
- Veshje te brendshme te pambukta, jo sintetike
- Jo veshje te ngushta dhe jo xhinse te ngushta
- Jo banjo me shume shkume
- Urinim me gjunje te hapura (pengon futjen e urines ne vagine)
- Vaginoskopi, perjashton nje trup te huaj,nje neoplazi ose fistulat
- Irrigim i vagines me sol. Betadine 1 %
- Krem me estrogen, jo me shume se 3-4 jave
- Antibiotikoterapi, ne baze te rezultatit te analizave
Nje nga shkaktaret me te shpeshte te vaginozave bakteriale eshte Gardnerela vaginalis. Eshte nje infeksion qe prek dhe femrat e virgjera. Mikrobi ben pjese ne grupin e anaerobeve fakultativ.Nuk eshte e njohur nese transmetohet ne periudhen perinatale.
Klinikisht te prekurit mund te jene asimptomatik ose ne kliniken e tyre paraqiten me: sekrecione vaginale te trashe, te bardha, me ere te rende peshku, irritim lokal.
Diagnoza konfirmohet nepermjet analizes se sekrecioneve vaginale dhe kultures se tyre.
Trajtimi realizohet me metronidazol ose klindamicine orale dhe lokalisht me kremra dhe xhel te tyre.
Me shpesh shkaktohet nga candida albicans. Eshte nje mikroorganizem qe gjendet normalisht ne lekure, mukozen e gojes, kolon, mukozen vaginale. Ne momentin kur bie imuniteti i trupit, krijohen kushte te pershtatshme per mbirritjen e ketyre mikroorganizmave.
Faktoret favorizues jane: pampersi, perdorimi i antibiotikeve, diabeti, imunodeficienca.
Klinikisht shprehet me sekrecione vaginale te shtuara,te bardha,te trasha si gjize, prurit, eriteme. Ndonjehere inflamacioni mund te jete shume i theksuar, i rende dhe con deri ne ndryshime erozive qe cojne ne djegie gjate urinimit dhe jashte tij.
Diagnoza vendoset nepermjet berjes se analizes se sekrecioneve vaginale dhe kultures se tyre per te vleresuar mikrobin dhe antimykotikun e duhur.
Trajtimi realizohet ne antimykotik lokal dhe oral. Ne femijet me sistem imunitar te dobesuar mund te perdorim shurup flukonazoli oral 4-5 mg doze unike, solucion nistatine... Perdorim pomada me antimykotik si mikonazol, econazol, nistatine, clotrimazol, terconazol... Ne nje eriteme intensive dhe te gjere mund te perdorim dhe pomada me hidrocortizon.
Ky lloj vaginiti shkaktohet nga agjente te ndryshem qe shkaktojne irritim te lekures ne zonen genitale te jashtme. Ne format e nje irritimi kronik mund te kemi dhe adezion te labiave majore. Takohet me shpesh ne femijet e moshes 2-6 vjec.
Faktoret qe e shkaktojne jane jospecifik si: irritim lokal nga sapuni, banjo me shume shkume, shampo, pampersi, locione te ndryshme qe perdoren lokalisht, te brendshme sintetike.
Trajtimi ne kete rast eshte nderprerja e kontaktit me keto lende irritante,nderpritet perdorimi i tyre, mbahet nje higjene e mire perineale, trajtim me krem hidrokortizoni lokalisht per te qetesuar simptomat, ne adezionin labial behet trajtimi lokalisht me krem me estrogen.
Patologjite kutane behen shpesh shkak per zhvillimin e nje vulvovaginiti. Permendim: psoriasis, ekzema, lichen sclerosis...
Preken me teper labia majora, minora dhe pjese te tjera te trupit.
Lichen sclerosis con ne vulvovaginit dhe hemoragji vaginale. Lidhet shpesh me semundje autoimune.Lezionet jane te vogla, ngjyre ciklamin, jane papula te sheshta qe cojne ne formimin e pllakave qe mund te behen atrofike dhe vendosen ne vulve dhe ne perineum.
Komplikacionet me te shpeshta jane: ekskoracioni dhe infeksioni sekondar.
Trajtimi perfshin nje higjene te mire, pomada me kortizonik lokal, antiseptik dhe antibiotik.
Eshte nje crregullim inflamator ekzemoid kronik qe paraqitet me pllaka pruritike qe shkaktojne hemoragji vaginale dhe ekskoracion.Eshte ne formen primare dhe sekondare. Forma primare shkaktohet me shpesh nga ekspozimi ndaj lendeve irrituese,qe cojne ne nje irritim kronik, gervishje dhe kjo con ne nje zone te lokalizuar dhe te izoluar pruriti. Forma sekondare eshte reaksion i nje semundje tjeter vulvare si psh: lichen sclerosis ose planus.
Trajtimi behet me kremra me steroid dhe me antihistaminik.