IVF me korrespondence

Fertilizimi In Vitro kërkon një kontakt direkt mes pacientëve dhe personelit mjeksor që ofron këtë shërbim. Kemi të bëjmë me një process i cili kërkon një interval të caktuar kohor, gjatë të cilit pacientët duhet të konsultohen/kontrollohen/analizohen dhe trajtohen në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë qëllim pacientët mund të kenë nevojë për takime me mjekun deri edhe cdo 2-3 ditë.

Është shumë frustruese për pacientët nqs këmbimi i informacionit ose këshillat mbi mjekimin delegohet përmes sekretareve apo mjekëve të rinj praktikantë. Pacienti ka nevojë dhe të drejtë të komunikojë direkt me mjekun performues pasi në fund të fundit ai është përgjegjës për cdo etapë.

Cdo person tjetër do të ketë tendencën të përgjigjet më pak ose në mënyrë evazive.

Përpara se tu nënshtrohen një cikli Fertilizimi In Vitro, pacientët duhet të marrin informacionin e duhur në se cikli i tyre do të monitorizohet në mënyrë direkte apo në korrespondencë.