Semundja shkaktohet nga Ekinokoku granuloz dhe ekinokoku alveolar.
Ekinokoku granuloz gjendet kryesisht ne ne vendet ne te cilat jane te pranishme kullotat e deleve, vende qe merren me blegtori dhe ku lejohen te perdoren te brendshmet e kafsheve. Keto zona perfshijne Europen Jugore, Lindjen e mesme, Australi, Zelanden e Re ne vecanti ne Qipro, Greqi, Spanje. Ne Shqiperi gjendet kryesisht ekinokoku granuloz.
Ekinokoku alveolar gjendet ne Europen Qendrore, Rusi, USA.
Semundja shkaktohet nga forma larvale ose kistike e parazitit Echinocosus granulosus bujtes i perhershem dhe i rregullt i te cilit eshte qeni. Njeriu, delja, gjethet jane bujtes te ndermjetem.
Njeriu infektohet nga fecet e qenit kryesisht ne femijeri. Qeni infektohet duke ngrene te brendshmet e deles qe permbajne kistet hidatike.Skolekset qe gjenden ne kiste ngjiten ne zorren e holle te qenit duke u shnderruar ne parasite te rritur (tenia) qe i ngjiten paretit te zorres. Cdo shirit cliron rreth 500 veze ne zorre. Fecet e infektuara te qenit ndotin livadhet dhe zonat e kullotave dhe rritjes se kafshve e ne kete menyre vezet gelltiten nga delet, derrat dhe nga gjedhet.
Vezet ngjiten dhe ne qimet e qenit nga te cilat njeriu mund te infektohet si nga kontakti direct ashtu dhe duke ngrene bimet e infektuara. Vezet kane nje mbeshtjellje kitinoze e cila tretet nga lengjet gastrike. Vezet e sapo cliruara kalojne permes mukozes se zorres dhe nepermjet venes porta arrijne ne melci, ku merr origjinen kisti i rritur. Rreth 70 % e kisteve vendosen ne melci. Disa veze kalojne pertej melcise dhe zemres dhe arrijne ne shtratin kapilar pulmonar, ku formojne kistet pulmonare. Prandaj disa veze arrijne qarkullimin sistemik duke u bere keshtu shkak per formimin e kisteve te shpretkes, trurit dhe te kockave.
Ekinokoket zhvillohen ne hepar ne menyre kistike, ato zhvillohen ngadale dhe mbeten asimptomatike per nje kohe te gjate. Shenja te tjera klinike perfshijne:
Kistat e ekinokokut granoluz kane strukture me tri membrana: