Semundja hidatike e melcise

Semundja shkaktohet nga Ekinokoku granuloz dhe ekinokoku alveolar.

Shperndarja gjeografike

Ekinokoku granuloz gjendet kryesisht ne ne vendet ne te cilat jane te pranishme kullotat e deleve, vende qe merren me blegtori dhe ku lejohen te perdoren te brendshmet e kafsheve. Keto zona perfshijne Europen Jugore, Lindjen e mesme, Australi, Zelanden e Re ne vecanti ne Qipro, Greqi, Spanje. Ne Shqiperi gjendet kryesisht ekinokoku granuloz.

Ekinokoku alveolar gjendet ne Europen Qendrore, Rusi, USA.

Semundja shkaktohet nga forma larvale ose kistike e parazitit Echinocosus granulosus bujtes i perhershem dhe i rregullt i te cilit eshte qeni. Njeriu, delja, gjethet jane bujtes te ndermjetem.

Cikli biologjik

Njeriu infektohet nga fecet e qenit kryesisht ne femijeri. Qeni infektohet duke ngrene te brendshmet e deles qe permbajne kistet hidatike.Skolekset qe gjenden ne kiste ngjiten ne zorren e holle te qenit duke u shnderruar ne parasite te rritur ( tenia) qe i ngjiten paretit te zorres. Cdo shirit cliron rreth 500 veze ne zorre. Fecet e infektuara te qenit ndotin livadhet dhe zonat e kullotave dhe rritjes se kafshve e ne kete menyre vezet gelltiten nga delet, derrat dhe nga gjedhet.

Vezet ngjiten dhe ne qimet e qenit nga te cilat njeriu mund te infektohet si nga kontakti direct ashtu dhe duke ngrene bimet e infektuara. Vezet kane nje mbeshtjellje kitinoze e cila tretet nga lengjet gastrike. Vezet e sapo cliruara kalojne permes mukozes se zorres dhe nepermjet venes porta arrijne ne melci, ku merr origjinen kisti i rritur. Rreth 70 % e kisteve vendosen ne melci. Disa veze kalojne pertej melcise dhe zemres dhe arrijne ne shtratin kapilar pulmonar, ku formojne kistet pulmonare. Prandaj disa veze arrijne qarkullimin sistemik duke u bere keshtu shkak per formimin e kisteve te shpretkes, trurit dhe te kockave.

Klinika

Ekinokoket zhvillohen ne hepar ne menyre kistike, ato zhvillohen ngadale dhe mbeten asimptomatike per nje kohe te gjate. Shenja te tjera klinike perfshijne:


Fig:1 ekzaminim ekografik ku paraaqitet kist ekinokoku ne hepar.

Kistat e ekinokokut granoluz kane strukture me tri membrana:

  1. Membrana germinale {embrionale}
  2. Membrana endokistike
  3. Membrana ektokistike

Fig 2. Kist multilokular ne hepar

Komplikacionet
  1. Ruptura intraperitoneale sjell si pasoje shumimin e kistave ne brendesi te kavitetit peritoneal me pasoje obstruksionin intestinal dhe tendosjen abdominale. Kistat mund te rupturohen dhe ne brendesi te rrugeve biliare me pasoje sherimin apo ikterin kolestatik me kolangit recidivant.
  2. Infeksioni. Invadimi sekondar i mikro-organizmave patogjene qe pasojne rupturimin e kistit ne duktuset biliare shkakton abces piogjenik.
  3. Alergjia hidatike. Likidi kistik permban nje protein te huaj qe sensibilizon bujtesin. Ky fakt mund te shkaktoje nje shok te rende anafilaktik por me shpesh shkakton nje urtikarie qe perseritet.
  4. Perhapje ne organet e tjera. Kistat mund te shihen ne mushkeri, veshke, shpretke, tru kocka,ovare, por tek njeriu infeksioni masiv eshte i rralle.
Diagnoza

1. Testet serologjike.

Likidi hidatik permban antigjenet specifike, dalja e te cileve sjell sensibilizimin e pacienteve me prodhimin e antitrupave. Testi i hemoaglutinacion it indirect, ELISA dhe ai i fiksimit te komplementit jane positive ne 85 % te pacienteve.

2. Ekografia

Klasifikimi ekografik eshte

  1. Ek. me kiste unike
  2. Ek. me kiste multiple
  3. Ek. me ksite bija
  4. Ek. si top futbolli
  5. Ek. forma gjarperuese

Fig 3. Kiste unike


Fig 4. Kista multiple


Fig 5. Kista bija


Fig 6. Kist top futbolli


Fig 7. Forma gjarperuese

3. Rezonanaca magnetike mund te tregoje kistat bija, shkolitjene e membranes.

4. ERCP mund te veje ne dukje kistat ne rruget biliare.

Diagnoza e ekinikokut eshte teresisht imazherike e konfirmuar me provat serologjike

Duke u nisur nga format e evidentuara ekografikisht hedhim idene edhe te prezences se ekonokokut alveolar ne Shqiperi.

Ekinokoku alveolar prek kryesisht femijet dhe ka preference per lobin e djathte te heparit. Indi hepatik i prekur peson nekroze me konsistence te qullet. Indi ka shpesh ngjyre tge verdhe per shkak te inflamacionit ksantomatoz perifokal. Kur mungojne kalcifikimet dhe nekroza eshte shume e veshtire qe ky lesion te dallohet nga tumoret malinje. Provat serologjike jane determinuese per diagnozen. E. alveolaris jep lezione infiltrative me konture jo te qarta dhe shtrihet ne murin abdominal ne diafragme ose ne nivelin e venes porta.


Imazh ekografik i ekinokokut alveolar me lokalizim ne hepar dhe ovar.