Menarka (cikli i pare) ndodh kur gjoksi ka arritur zhvillimin ne stadin Tanner III ose IV. Normalisht menarka ndodh ne moshen 11-14 vjec. Cikli normal ka nje kohezgjatje deri ne 7 dite ose me pak, me nje sasi deri ne 80ml ose me pak dhe me nje frekuence 21-45 dite.
Cikli mestrual vjen ne rastin kur vihet nje funksion i koordinuar i aksit Hipotalamo - Hipofizar - Ovarial. Ciklet mestruale te para jane te crregullta si pasoje e nje maturimi jo te plote te ketij aksi.
95 % e hemoragjive ne adoleshence ndodhin nga anovulacioni. Nga keto 55-82% ndodhin brenda 2 viteve te para dhe 20 % e tyre ndodhin 4-5 vitet e para.
Cdo lloj hemoragjie qe ndodh pa zhvillim te gjoksit duhet vleresuar per ndonje shkak tjeter te mundshem.
Shkaqet e hemoragjise prepubertale jane te ndryshme,prandaj eshte e nevojshme te merret nje anamneze e kujdesshme dhe nje ekzaminim fizik i plote ne menyre qe te percaktohet shkaku i sakte, qe te ndermerret nje mjekim i duhur.
1 - Vulvare ose eksterne
2 - Vagina
a - Origjine embrionike
b - Prolaps i organeve pelvike ose suportit pelvik
c - Te tjera
3 - Cervix (qafa e mitres)
a - Infeksionet e ndryshme
b - Te tjera
4 - Tumore beninje ovariale