Prolapsi genital (Pjesa e parë)
Perkufizimi:
Prolapsi genital eshte zbritja e organeve genitale nga pozicioni i tyre normal ne pelvis, poshte ne vagine.
Disa nga llojet e prolapsit genital jane:
- Prolapsi uterin eshte zbritja e uterusit nga pozicioni i tij normal ne pelvis, poshte ne nivele te ndryshme te vagines ose jashte saj.
- Cistouretrocele eshte zbritja e vezikes urinare dhe e uretres nga pozicioni i tyre normal ne vagine ose jashte saj.
- Cistocele eshte zbritja e vezikes urinare nga pozicioni normal ne vagine ose jashte saj.
- Cistorektocele eshte zbritja e vezikes urinare dhe e rektumit ose e zorreve te trasha nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
- Rektocele eshte zbritja e rektumit ose e zorreve te trasha nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
- Enterocele eshte zbritja e zorreve te holla nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
Epidemiologjia
Frekuenca e prolapsit genital eshte e njejte ne te gjitha vendet e botes.
Rreth gjysma e grave qe vuajne nga prolapsi genital jane mbi moshen 50 vjec.
Rreth 50% e grave qe kane lindur vuajne nga shkalle te ndryshme te prolapsit genital dhe rreth 10-20 % e tyre jane simptomatike.
Etiologjia
- Shtatzania dhe lindjet (pesha e bebit,trauma fizike dhe lindja,stresi i lindjes shkakton nje terheqje te ligamenteve dhe muskujve pelvik duke shkaktuar nje dobesim te tyre)
- Fibromioma te medha dhe tumore
- Plakja dhe menopauza (ulja e nivelit te estrogeneve shkakton nje dobesim te muskujve pelvik)
- Obeziteti
- Kolla kronike dhe konstipacioni (kolla kronike takohet tek duhanpiresit, ne astmen bronkiale dhe ne bronkite)
- Pesha te medha, terheqje dhe sforcime te ndryshme
- Kushte genetike (sindromi Marfan, Sindromi Ehlers-Danlos)
- Kirurgji pelvike te meparshme
- Demtime te kordave spinale, atrofi muskulare (sklerozen multiple, distrofi muskulare)
- Raca (Europa veriore me teper se Azia dhe Afrika)
Fizpatologjia
Uterusi mbahet ne vend nga muskujt dhe nga ligamentet qe formojne dyshemene pelvike.
Prolapsi ndodh kur muskujt dhe ligamentet e dyshemese pelvike dobesohen ose demtohen.
Prolapsi ne baze te shkalles se shtrirjes mund te jete komplet ose inkomplet.
Ai klasifikohet ne 4 stade kryesore.
- Stadi I: Nuk kemi prolaps.
- Stadi II: Porcioni distal i prolapsit shtrihet mbi 1 cm ose me pak se plani distal dhe proksimal i himenit.
- Stadi III: Porcioni distal i prolapsit shtrihet mbi 1 cm nga plani himenal dhe jo me shume se 2 cm i gjatesise totale vaginale.
- Stadi IV: Kur kemi eversion total.
Simptomat
Asimptomatike
- Rendese ose presion ne pelvis
- Dalja e nje mase me madhesi te variueshme ne vagine
- Dhimbje ne pelvis,abdomen ose ne fund te shpines
- Dhimbje gjate interkorsit
- Infeksione urinare te perseritura
- Sekrecione te shtuara jo te zakonshme nga vagina
- Veshtiresi ne urinim,inkontinence urinare ose rritje e frekuences se urinimit
Simptomat jane te lehta ne mengjes dhe rendohen gjate dites. Ato rendohen nga ecja ose nga qendrimi i zgjatur ne kembe.
Ekzaminimi fizik
- Ekzaminimi abdominal perjashton nje tumor pelvik ose abdominal.
- Ekzaminimi vaginal,me spekulum dhe bimanual percakton graden e prolapsit dhe ndonje komplikacion te tij.
Ekzaminimet imazherike
- Nuk paraqitin ndonje rendesi te vecante ne rastin e nje prolapsi te thjeshte genital.
- Ekografia, diferencon prolapsin nga patologji te tjera.
- RMI, perdoret per stadifikimin e prolapsit.
Ekzaminimet laboratorike
Ne format e pakomplikuara nuk paraqitin ndonje rendesi te vecante.Ne ekzaminimet me te shpeshta laboratorike kemi: gjak komplet, ekuilibri metabolik, urine komplet, test shtatzanie, kulture vaginale, pap test, biopsi ne rast se dyshojme per patologji malinje.
Diagnoza diferenciale
- Cistiti
- Humbja e hershme e shtatzanise
- GEU
- Neoplazma
- Kist ovarial
- Vaginiti