Prolapsi genital
Perkufizimi:
Prolapsi genital eshte zbritja e organeve genitale nga pozicioni i tyre normal ne pelvis, poshte ne vagine.
Disa nga llojet e prolapsit genital jane :
- Prolapsi uterin eshte zbritja e uterusit nga pozicioni i tij normal ne pelvis ,poshte ne nivele te ndryshme te vagines ose jashte saj.
- Cistouretrocele eshte zbritja e vezikes urinare dhe e uretres nga pozicioni i tyre normal ne vagine ose jashte saj.
- Cistocele eshte zbritja e vezikes urinare nga pozicioni normal ne vagine ose jashte saj.
- Cistorektocele eshte zbritja e vezikes urinare dhe e rektumit ose e zorreve te trasha nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
- Rektocele eshte zbritja e rektumit ose e zorreve te trasha nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
- Enterocele eshte zbritja e zorreve te holla nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
Epidemiologjia
Frekuenca e prolapsit genital eshte e njejte ne te gjitha vendet e botes.
Rreth gjysma e grave qe vuajne nga prolapsi genital jane mbi moshen 50 vjec.
Rreth 50% e grave qe kane lindur vuajne nga shkalle te ndryshme te prolapsit genital dhe rreth 10-20 % e tyre jane simptomatike.
Etiologjia
- Shtatzania dhe lindjet (pesha e bebit,trauma fizike dhe lindja,stresi i lindjes shkakton nje terheqje te ligamenteve dhe muskujve pelvik duke shkaktuar nje dobesim te tyre)
- Fibromioma te medha dhe tumore
- Plakja dhe menopauza (ulja e nivelit te estrogeneve shkakton nje dobesim te muskujve pelvik)
- Obeziteti
- Kolla kronike dhe konstipacioni (kolla kronike takohet tek duhanpiresit,ne astmen bronkiale dhe ne bronkite)
- Pesha te medha, terheqje dhe sforcime te ndryshme
- Kushte genetike (sindromi Marfan, Sindromi Ehlers-Danlos)
- Kirurgji pelvike te meparshme
- Demtime te kordave spinale, atrofi muskulare(sklerozen multiple, distrofi muskulare)
- Raca(Europa veriore me teper se Azia dhe Afrika)
Fizpatologjia
Uterusi mbahet ne vend nga muskujt dhe nga ligamentet qe formojne dyshemene pelvike.
Prolapsi ndodh kur muskujt dhe ligamentet e dyshemese pelvike dobesohen ose demtohen.
Prolapsi ne baze te shkalles se shtrirjes mund te jete komplet ose inkomplet.
Ai klasifikohet ne 4 stade kryesore.
- Stadi I: Nuk kemi prolaps.
- Stadi II: Porcioni distal i prolapsit shtrihet mbi 1 cm ose me pak se plani distal dhe proksimal i himenit.
- Stadi III: Porcioni distal i prolapsit shtrihet mbi 1 cm nga plani himenal dhe jo me shume se 2 cm i gjatesise totale vaginale.
- Stadi IV: Kur kemi eversion total.
Simptomat
Asimptomatike
- Rendese ose presion ne pelvis
- Dalja e nje mase me madhesi te variueshme ne vagine
- Dhimbje ne pelvis,abdomen ose ne fund te shpines
- Dhimbje gjate interkorsit
- Infeksione urinare te perseritura
- Sekrecione te shtuara jo te zakonshme nga vagina
- Veshtiresi ne urinim,inkontinence urinare ose rritje e frekuences se urinimit
Simptomat jane te lehta ne mengjes dhe rendohen gjate dites. Ato rendohen nga ecja ose nga qendrimi i zgjatur ne kembe.
Ekzaminimi fizik
- Ekzaminimi abdominal perjashton nje tumor pelvik ose abdominal.
- Ekzaminimi vaginal,me spekulum dhe bimanual percakton graden e prolapsit dhe ndonje komplikacion te tij.
Ekzaminimet imazherike
- Nuk paraqitin ndonje rendesi te vecante ne rastin e nje prolapsi te thjeshte genital.
- Ekografia, diferencon prolapsin nga patologji te tjera.
- RMI, perdoret per stadifikimin e prolapsit.
Ekzaminimet laboratorike
Ne format e pakomplikuara nuk paraqitin ndonje rendesi te vecante.Ne ekzaminimet me te shpeshta laboratorike kemi: gjak komplet, ekuilibri metabolik, urine komplet, test shtatzanie, kulture vaginale, pap test, biopsi ne rast se dyshojme per patologji malinje.
Diagnoza diferenciale
- Cistiti
- Humbja e hershme e shtatzanise
- GEU
- Neoplazma
- Kist ovarial
- Vaginiti
Komplikacionet
- Ulcera: Ne format e renda te nje prolapsi genital ndodh ulcerimi dhe ndonjehere mund dhe te infektohen.
- Inkancerimi: Uterusi mund te ngeci ne vagine ose ne pelvisin e poshtem (vecanerisht ne moshat e reja dhe ne shtatzani), edema shkakton inkancerim dhe humbje te furnizimit me gjak te uterusit.
- Prolapsi i organeve te tjera: Mund te ndodhi nje prolabim i vezikes urinare (cistocele) qe con ne veshtiresi ne urinim dhe rrezik te larte per infeksione te rrugeve urinare. Mund te ndodhi prolabim i rektumit (rektocele) qe con ne konstipacion ose mund te ndodhi njekohesisht nje prolabim i vezikes urinare dhe rektumit (cistorektocele) duke cuar njekohesisht ne probleme me urinimin dhe me defekimin.
Parandalimi Realizohet nepermjet nje sere veprimesh te pergjithshme.
- diete e balancuar dhe e shendetshme me proteina, yndyrna, karbohidrate.
- ushtrime te rregullta fizike.
- realizimi i ushtrimeve Kegel (per forcimin e dyshemese pelvike).
- evitohen shterngimet kronike si konstipacioni, kolla kronike, peshat e renda...
- ndalohet duhanpirja (ulet rreziku per kolle kronike).
Qellimi i trajtimit
- Edukohet pacienti ne lidhje me patologjine, karakteristikat e saj, faktoret e riskut dhe menyra si ti parandalojme.
- Detektimi i hershem i patologjise dhe trajtimi i komplikacioneve.
- Konsultimi ne lidhje me trajtimin perfundimtar te patologjise.
Trajtimi
Trajtimi realizohet ne dy rruge kryesore: jokirurgjikale (konservative) dhe kirurgjikale. Fillimisht realizohet menaxhimi jokirurgjikal (konservativ), perpara kirurgjise.
Avantazhet e ketij trajtimi jane: i sigurt, i lire, nuk shoqerohet me mortalitet dhe morbiditet, eshte minimalisht invaziv, con ne kenaqesi me te larte te pacienteve, perdoret ne paciente ku kunderindikohet kirurgjia ose ne paciente qe refuzojne kirurgjine.
Trajtimi konservativ perfshin:
- ushtrime te muskujve pelvik (Kegel)
- pessary
1 - Ushtrimet Kegel jane ushtrime qe rritin tonin e muskujve te dyshemese pelvike dhe trajtojne inkontinencen e stresit urinar,por nuk ka te dhena qe tregojne per regredim te prolapsit te organeve pelvike.Perseriten 4 (kater) here ne dite me nje frekuence prej 10 (dhjete) heresh.
2 - Pessary jane te sigurta,kosto efektive dhe minimalisht invazive, kane me pak kunderindikacione (fistula vaginale, erozioni uterovaginal, hemoragji e panjohur uterovaginale).
Perpara vendosjes se pessary aplikohet estrogen lokal,krem estrogenik lokalisht 1-2 here ne jave ose unaze estrogenike vaginale cdo 3 muaj.Erozionet vaginale indikojne heqjen provizore te pessary dhe trajtimin me estrogen lokal.Perdoren disa lloje te pessary,perzgjedhja e tyre varet nga rendesa e prolapsit.
Vendosja e mire e tyre nuk dallohet ne introitus,nuk shkakton presion dhe diskomfort.Vendoset ndermjet forniksit posterior dhe simfizes pubike.Nuk duhet te obstruktoj rruget urinare.
Nqs pessary bie me manovren valsalva ose ne presionin abdominal (konstipacion) zgjidhet nje me e madhe ose nje tip tjeter.
Shkarkimet vaginale dhe era e keqe jane te shpeshta dhe trajtohen ne baze te antibiotikoterapise ose mykoterapise me ovula me antibiotik ose antimykotik.
Ne rastet kur kemi hemoragji vaginale, inspektohet cerviksi dhe vagina per erozione, behet pap test per patologjite cervikale ose biopsia endometriale per patologjite endometriale.
Parapergatitja perpara kirurgjise
- Informohet per mundesine e moszgjidhjes se plote, rekurencen e prolapsit, komplikacioneve te kirurgjise (demtim i fshikezes, disfunksion dhe retension urinar, mundesine e nje kateterizimi te zgjatur).
- Perpara kirurgjise aplikohet 1-2 muaj estrogen lokalisht.
- Perpara kirurgjise behet ekografia, pap test, biopsia endometriale per ndonje patologji te mundshme.
- Kirurgjia synon rregullimin anatomik te strukturave dhe ruajtjen e funksionit normal.
- Kirurgjia realizohet kur simptomat e prolapsit jane te renda, kur deshton perdorimi i pessary ose kur refuzohet mbajtja e pessary dhe kerkohet kirurgji.
- lloji i kirurgjise varet nga defekti si psh: colporaphy anteriore ose posteriore ose te dyja njekohesisht.
Komplikacionet e kirurgjise
- Demtim i vezikes urinare, uretereve, uretres, veshtiresi urinimi
- Dispareuni, vaginite
- Risku eroziv, ulcerime
- Inkontinenca fekale
- Fistula
- Gjakrrjedhje
Pas operacionit
- Evito ushtrimet e renda.
- Evito kontaktin seksual per 6 jave pas nderhyrjes.
- Evito cdo gje qe rrit presionin intraabdominal (konstipacion, duhanpirje) per 3 muaj.
- Ne pacientet ne postmenopauze vazhdon terapia me estrogene vaginale.
- Pas inserimit te pessary vizita e radhes behet pas 2-4 javesh, pastaj cdo 3 muaj ne vitin e pare dhe ne vazhdim cdo 6 muaj.