FISTULA OBSTETRIKALE (Pjesa e tretë)
2 - Sistemi GOH”S
A - kendi distal i fistules >3.5 cm nga meatusi extern urinar.
B - kendi distal i fistules 2.5-3.5 cm nga meatusi extern urinar.
C - kendi distal i fistules 1.5-2.5 cm nga meatusi extern urinar.
D - kendi distal i fistules <1.5 cm nga meatusi extern urinar.
1 - madhesia <1.5 cm,ne diametrin maksimal.
2 - madhesia 1.5-3 cm,ne diametrin maksimal.
3 - madhesia >3 cm,ne diametrin maksimal.
Asgje ose fibroze e vetme e mesme, > 6cm kapacitet normal.
Fibroze e moderuar / e rende dhe kapacitet dhe madhesi e vagines e reduktuar.
Gjendje speciale, postrrezatim, perfshirja ureterike, fistul cirkumferenciale, riparim i meparshem.
3 - Sistemi Waaldijk
- Nuk preken mekanizmat perreth
- Preken mekanizmat perreth
a - pa perfshirje subtotale uretrale
- pa defekte
- cirkumferenciale
- me defekte
b - me perfshirje subtotale uretrale
- pa difekte
- cirkumferenciale
- me difekte
- Fistula ureterike
Ne baze te madhesise ndahen ne :
- Vogel <2 cm
- Mesme 2-3 cm
- Madhe 4-5 cm
- Shume e madhe <6 cm
Menaxhimi i fistulave
1 - Menaxhimi konservativ
- kateterizimi i hershem i vezikes urinare
- dermatiti vulvar, irritimi trajtohet me oksid zinku.
- Inserohet kateteri Foley, 16-18. Nese kateteri e kalon fistulen perjashtohet nga mjekimi.
- Kontroll pas 24 oreve
- Pi shume uje por jo me shume se 5 litra ne dite.
- Vleresimi pas 4 javesh perjashton deshtimin e mbylljes.
Perjashohen nga mjekimi:
- fistula rektovaginale e izoluar
- fistula nga malinjiteti pelvik, radioterapia, infeksioni sifilitik
- gra qe vuajne nga inkontinenca pas mjekimit
- fistula ndermjet ureterit dhe vagines
Kemi deshtim te trajtimit kur:
- kateteri ne vagine
- mungese te bashkepunimit me pacientin
- nese pacienti qendron i lagur dhe pas 4 javeve
- kateteri hiqet pas 4 javeve nese pacienti qendron i thate
2 - Menaxhimi kirurgjikal
Fistulat junkstauretrale, vaginale te mesme trajtohen ne rruge vaginale kurse ato junkstacervikale trajtohen ne rruge vaginale ose abdominale.
Rruga vaginale ka avantazhe: demtim me i vogel i vezikes urinare, me pak gjak, me pak dhimbje, pak dite qendrimi ne spital dhe kenaqesi me e madhe per pacientin.
Rruga vaginale kunderindikohet kur : kemi demtime ne indin vaginal rreth fistules, nese vezika urinare ka kapacitet te ulet, bashkepunim i ulet me pacientin, prania e stenozes vaginale, perfshirja e strukturave te tjera pelvike, kur kerkohet nje riimplantin ureteral.
Rruga abdominale mund te jete : intraperitoneale dhe ekstraperitoneale.
Behet profilaksi me antibiotik ne rruge orale, doze unike.
Pergatitje preoperatore
- Perineumi, larje dhe pastrim
- Likide te shtuara
- Klizme
- Sedacion, nje nate para dhe perpara kirurgjise 10 mg midazolam ose 100 mg fenobarbital
- Behet vleresim preoperator anestezik
Periudha postoperatore
- Vleresohen shenjat vitale: TA, Fk, Temperatura
- Vleresohet per humbje gjaku (vaginal / kateter) dhe per anemi.
- Monitorohet balanca e lengjeve (marrja dhe eleminimi).
- Mbahet me anestezi adekuate pacientja qe te rrije e qete.
- Duhet te levizi sa me shpejt qe te jete e mundur, ne menyre qe te parandalohen fenomenet trombotike.
- Duhet te marri shume lengje qe te prodhoj deri ne 2-3 litra urine ne dite.
- Kateteri mbahet 5-21 dite ne format e thjeshta dhe 21-42 dite ne format e komplikuara.
- Levizja ne format e thjeshta behet brenda dites kurse ne format e komplikuara (psh me implantim ureteral) behet mbi 7 dite pushim.
- Ushtrime psikoterapie fillojne diten pas operacionit.
- Suturat jo te absorbueshme hiqen kur indet sherohen.