Fistula obsterikale eshte nje komunikim jonormal me vaginen,rektumin ose veziken urinare, e cila zhvillohet pas nje lindje te veshtire dhe te zgjatur qe con ne inkontinence urinare dhe fekale.
Fistula obstetrikale eshte nje indikator i deshtimit te sistemit shendetesor ne sigurimin e nje sherbimi intrapartum te duhur,ne kohe dhe te pranueshem.
Konsiderohet si nje gjendje neglizhente, jane me te shpeshta ne vendet ne zhvillim,nenvleresohet si shkak ne mortalitet dhe ne morbiditet amtar, eshte e parandalueshme dhe e trajtueshme.
Parandalimi mund te realizohet nepermjet nje ushqyerje te mire, vleresimi i gjatesise se trupit te gruas shtatzane per te vleresuar menyren e lindjes, lindje e veshtire dhe sectio cesarea ne rastin e nje dispropocioni cefalo-pelvik.
Ne vendet ne zhvillim si shkak kryesor eshte lindja kurse ne vendet e zhvilluara shkaku kryesor eshte jatrogjenik (rrezatimi, kirurgjia, kimioterapia).
Per cdo vdekje amtare, 20-30 gra zhvillojne komplikacione serioze obstetrikale duke perfshire dhe fistulen obstetrikale.
4 nga 5 fistula obstetrikale jatrogjenike jane komplikacione te kirurgjise (sectio cesarea, histerektomi, uterus i rupturuar).
1-8% e fistulave jane rektovaginale kurse pjesa tjeter jane vezikovaginale.
Fistulat formohen 90.4% nga lindja, 5.3% nga operacionet pelvike dhe 4.3% nga kontakti seksual.
3 ne cdo 100 gra kane simptoma te fistules gjate jetes se tyre dhe nga keto 1 ne 1000 gra kane simptoma te verteta te saj.
Incidenca eshte 1-2 ne cdo 1000 lindje ose 50.000-100.000 raste te reja cdo vit.
Studimet e ndryshme tregojne qe kemi nje prevalence te ulet nga nje studim jo i plote i problemit dhe nga mosraportimi i plote si pasoje e trajtimit te shume rasteve jashte spitalit.
Nuk ka nje metode matje te sakte te prevalences. Perdoren metoda te perziera, mbikeqyrje, intervistat dhe raportimi i rasteve nga sistemi shendetesor.
Jane dhe disa procedura te rrezikshme qe zhvillon ne vende te ndryshme. GISHIRI, nje procedure qe zhvillohet ne Nigeri, ku labiet priten me nje objekt te mprehte. Ne Arabi inserohet nje lende kaustike ne vagine si kure per gjendje gjinekologjike ose te ndihmojne vaginen te kthehet ne gjendjen normale pas lindjes ne menyre qe te sigurohet kenaqesia seksuale per partnerin. Fistula do te krijohet nga fibroza qe shkakton obstruksion te rrugeve te lindjes dhe ne lindjen ne vazhdim krijohen kushte te pershtatshme per demtime ose nga demtimi kimik qe shkakton lenda kaustike e perdorur.
Lindja e sforcuar con ne nekroze ishemike ne indet e buta ndermjet vagines dhe vezikes urinare ose rektumit. Kjo ndodh kur koka fetale qendron ne pelvis dhe ushtron presion te zgjatur ne murin vaginal anterior dhe si rrjedhoje shtyp qafen e vezikes urinare dhe uretren.
Mund te shkaktohet nga demtimi direkt ne lindjen precipitoze.
Favorizohet nga epiziotomia dhe nga lindja me instrumenta (forceps ose ventuza).