Të porsalindur | Deri 2 vjec (Latantë) | Fëmijë më të rritur |
Temperaturë e lartë | Vjellje | Urinim i shpeshtë |
Temperaturë e ulur | Diare të përsëritura | Djegie ose dhimbje gjate urinim |
Vjellje, diare, dehidrim | Erë e rëndë e urinës | Dhimbje mesi |
Rënie në peshë | Përplasje këmbësh gjatë urinimit | Dhimbje në fund të barkut |
Verdhëz e vonuar shoqëruar me mahisje të kërthizës | Temperaturë | Enuresis |
Shenja të ngacmimit nervor së urinës | Konvulsione | Të lagur ditën dhe natën |
Zbehje e lëkurës | Mungesë oreksi | Episode të ndërprerjes |
Anemi | Zbehje | Gjak në urinë |
Mungesë oreksi | Prapambetje në rritje | Zbehje, dobësi |
Quhet kthimi mbrapsh i urinës nga fshikëza në drejtim të veshkave, merr emrin RVU. RVU nuk kanë shënja të vecanta, megjithatë disa dukuri duhet të ngjallin gjithmonë dyshime.
Në të porsalindurit dhe latantët: mos shtimi ose rënia në peshë, mungesa e oreksit, temperaturat në dukje pa shkak, vjelljet ose diaretë e zgjatura, zbehja e lëkurës, erë e rëndë e urinës. Në fëmijët më të rritur: urinimi i shpeshtë, djegiet ose dhimbjet gjatë urinimit, dhimbjet e mezit, urinimi i pavullnetshëm në gjumë (për moshat mbi 5 vjec), temperaturat pa shkak.
Fëmijët më të rritur ndonjëherë gjatë urinimit ndjejnë një dhimbje të fortë të mënjëhershme në zonën e veshkaved (dhimbjet e refluksit) ose urinojnë me ndërprerje (urinim i dyfishtë); dy shënja me vlera të vecanta për të kërkuar ekzaminime të mëtejshme. Për fëmijët e vegjël, këto dy shënja jo se nuk ekzistojnë, po nuk mund të vihen në dukje për arsye të moshës.
Në shumicën e rasteve RVU zbulohen gjatë ndjekjes së një IU ose fare rastësisht, gjatë kryerjes së një ekografie për qëllime të tjera. Sot, në sajë të Echografisë gjatë shtatzanisë, një pjesë e mirë zbulohen qysh paralindjes.
Ekografia është një nga ekzaminimet i rëndësishme, për të gjitha moshat. Ekzaminim tjetër është Cistografia e thjeshtë ose gjatë urinimit (miksionale). Nëpërmjet një kateteri, vezika mbushet me sol. fiziologjik dhe një lëndë kontasti, mandej kryhen filmime. Në fëmijët që komandojnë urinimin, filmimet behen mbas mbushjes, gjatë urinimit dhe në fund (për të parë nëse ka mbetje urine) kjo quhet cistografi mikxionale.
Sipas rastit mund të kryhet Urografia, shintigrafija renale, ekzaminime urodinamike (fluksometria, cistomanometria etj) që kanë për qëllim studimin funksional të rrugëve të eliminimit të urinës. Në përfundim, mund të zbulohet jo vetëm refluksi po dhe te percaktohet grada nga I-V-te.