Kolla e fëmijëve (Pjesa e dytë)

Nga se mund të jenë shkaktuar?

Nga ana praktike shkaqet mund të jenë: pa infeksioneve ose rrjedhojë e infeksioneve.

Pa infeksione. Zakonshme nga dalien e ndonjë dhëmbi, veprime lokale nga ushqime ose lugë tepër e nxehta, kafshime të përsëritura të pjësëvë të mbrëndëshme të faqeve, prej dëmtimeve mekanik (lodrat e forta, rrëzimet etj), medikamente të mbajtura pak më gjatë në gojë, marrja e ndonjë lëndë kimike ose kozmetike të përdorimit familjar etj. Në këtë grup përmblidhen dhe ndikimet e disa faktorëve të tjerë, si psh ajëri tëpër i thatë ose me shumë pluhura, qëndrimet në mjeisë me tym duhani ose me ngroje gazi, marrja e pamjaftushme e lëngjeve sidomos gjatë stinëve të nxehta etj. Këto rrethana jo vetëm ndikojnë mbi cipat e gojës, po bëhen dhe shkak për t’u hapur rrugë infeksioneve.

Nga infeksione. Shkaktohen kryesisht nga viruse dhe mikrobe, më rrallë nga kandida.

Nës këtë grup mund të përmëndim: mahisjet (me ose pa qelb) të gjuhës, mishrave të gojës, dhëmbëve, fytit e bajameve.

Në gojë shihni pika ose si pllaka në të bardha?

Ka mundësi të ketë mykth (në të porsalindurit) ose myk, shih kandidoza tek libri "Mjeku i femijeve ju pergjigjet i cili gjendet ne treg.

Dhimbjet gojës shoqërohen me jargë e skuqje të mishrave të saj?

Mund të jenë shënjat fillestare të një stomatiti, shih Stomatitet tek libri i larpermendur.

Është duke dalë ndonjë dhëmb?

Në disa raste dalja e dhëmbit shoqërohet me dhimbje, shih dhëmbë e femijeve tek libri i larpermendur.

Dhimbjet e gojës, shoqërohen me temperaturë?

Ndoshta ka mahisje të fytin ose të bajameve (me ose pa qelb), këtë mund ta vëreni dhe vetë duke hapur gojën me bishtin e lugës. Shih maisjet e fytit dhe të bajameve tek libri i larpermendur.

Vëreni ënjtje midis veshit dhe këndit të nofullës?

Mund të jenë shytat (shoqërohen shpesh dhe me dhimbje të gojës). Dyshimet shtohen nëse 3 javët e fundit ka patur kontakt me ndonjë të sëmurë me shyta, shih shytat tek femijet.

DIARETË ose HEQJE BARKU

Diareja është një gjëndje që shquhet për të dala jashtë tepër të ujëshme dhe të shpeshta. Ecurija mund të jetë e shkurtër (akute) kur vazhdon me ose pa ndërprerje jo më shumë se 2 javë, ose kronike nëse vazhdon mbi 2 javë. Mbrapa diareve, fshihen shumë shkaqe, si mbrënda dhe jashtë aparatit tretës. Kujdes - mos ngatërroni diarenë me pseudodiaretë në të porsalindurit, as me feciet e ujshme në fëmijët e shëndoshë - diarea është tjetër gjë.

Si shfaqet?

Sëmundja mund të fillojë në disa mënyra, po zhvillimi i sëmundjes në fëmijë, përvec shkakut, varet dhe nga mosha, sa më i vogël, aq më problematike (sidomos në të porsalindur e latantë). Në format e lehta, shpeshtohen të dalat jashtë, fecie bëhen të ujëshme, me ose pa të vjella.

Në disa raste gjëndja mund të ndryshojë e të rëndohet mbrënda pak orëve, sidomos kur shoqërohet me të vjella, cka con në humbjen e shpejtë të lëngjeve dhe të kripërave, me të gjitha pasojat që mund të vënë në rrezik dhe jetën.

Diareja përvec dehidrimit, mund të shoqërohët dhe me shënja të tjera, të lidhura kryesisht më shkaktarët (feciet me gjak e mukus në kuadër të salmonelave, shiglave ose disa viruseve, prerjet e forta të barkut në kuadër të parazitozave (sidomos Lamblies) etj. Ajo që ka rëndësi të vecantë për të gjitha moshat, është shkalla e humbjes së lëngjeve, sa më i thellë aq më problematike gjëndja.

Fëmija është me diare, si të veprojmë?

Sot gjërat janë bërë më të thjeshta e të kuptushme për të gjithë. Ja si duhet vepruar:

Si bëhet zëvëndësimi i lëngjeve?

Mënyra më e mirë është dhënia nga goja. Përparësi merr tretësira me tresoli, po ka araste që fëmia nuk e pranon, si të veprojmë? Provoni këtë përzierje: në 1 litër ujë në temperaturën e zakonshme, shtrydhini ½ limin, shtoni një lugë kafeje rrafsh me kripë dhe 1 lugë kafe sheqer. Po nuk e “pëlqeu“ as këtë? Atëhere, jepini atë që ka dëshirë si caj, kamomil, lëngje frutash ose limonata tepër të holluara, koka-kola, etj. Me pak fjalë, duhen shfrytëzuar të gjitha mënyrat e dhënies së lëngjeve nga goja, mjafton ti pranojë.

Pi me etje, po e nxjerr menjëherë?

Dhe në këto rrethana, nuk duhet hequr dorë nga dhënia e lëngjeve; po nga pak e shpesh, ashtu si merren pikat e serumit në venë; si një “serum nga goja”; duke filluar qoftë dhe nga ½ lugë kafeje, pastaj 1 lugë, çka do të thotë që me durim, përmbajtja e një filxhani çaji (që merr rreth 200 - 250ml), të jepet afërsisht gjatë 2 orëve. Në këtë mënyrë arrijmë të sigurojmë të paktën sasinë më të domosdoshme të lëngjeve. Në vazhdim, duke parë “tolerancën”, gradualisht rrisim sasinë dhe shpeshtësinë. Nëse vjelljet nuk janë problematike dhe lëngjet pranohen, nuk ka përse të veprohet si më sipër.