Kolla përbën një mekanizëm mbrojtës natyral, për lirimin e rrugët e frymëmarrjes nga ngacmime të ndryshme; të thjeshta (tymra, gazra, pluhura etj) ose problematike (infeksione, trupa të huaj etj). Dallojmë atë që quhet “kollë e njomë” dhe “kollë të thatë”.
Mjeku keshillon disa masa të thjeshta, vlejnë për të gjitha tipet e kollës.
Mos u jepni shumë mbas tyre, po nëse merrni vetë në farmaci, kërkojeni sipas tipit të kollës: për kollë të njomë, ose të thatë (mos u nisni nga emri, rëndësi ka përbërja). Asnjëherë antibiotikë, pa u konsultoheni me mjekun.
Kur duhet të lidhemi me mjekun? Pyesin prinderit.
Ne keshillojme se vizita duhet kryer shpejt për fëmijët nën 2 muaj. Kolla shoqërohet me disa shënja të quajtura "shënjat e alarmit" si:
Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga mjedisi i shtëpisë. Nëse pihet duhan, atëhere në mënyrë pasive “pin duhan” dhe fëmija. Fëmijët më të rriturit, mund të kenë filluar pirjen e duhanit, prandaj kontrolloni me takt xhepat dhe erën e gojës (si të djemve dhe të vajzave). Shkak tjetër është gazi për ngrohje ose gatim etj. Ndikim kanë dhe gjendje emocionale te vecanta.
Vënd të rëndësishëm e shpesh problematik zënë alergjitë dhe infeksionet. Infeksionet më të zakonshme, nga viruset mandej nga mikrobet shkaktojnë mahisje të rrugëvë të frymëmarrjes, me rastet më të shumta gjajtë stinëve të ftohta. Më të predispozuar janë fëmijët e moshës deri në 3-4 vjec që frekuentojnë mjedisë kolektive (cerdhe, kopështe etj). Kolla me sekrecionë të shumta nga hundët, e ngjyrë të verdhë; mund të shkaktohet dhe nga sinuziti.
Ndryshe nga të rriturit, fëmijët shqetësimet e gojës ose të fytit i shprehin në mënyra të ndryshme, të lidhura kryesisht me moshën. Pamvarësisht nga shkaku, të vegjëlit grinden, qajnë e nuk pranojnë ushqimimin, në dukje pa shkaqe; ndërsa pak më të rriturit tregojnë me gisht duke thënë më djeg ose më dhëmb “këtu, këtu dhe këtu”. Nëse vëreni probleme të kësaj natyre, sa për tu ortientuuar me bishtin e një luge kontrolloni me delikatesë hapësirën e gojës dhe të fytin për të parë ndonjë ndryshim (skuqie, plagë, gjurmë kafshimesh, fshikëza etj).
Lagni gishtin tuaj me ujë frigoriferi dhe kalojeni mbi hapësirën e gojës. Dhimbjet i qetëson dhe Paracetamoli, prandaj mud t’ja jepni. Fëmijët e rritur të mbajnë në gojë ndonjë karamele me mente ose jepuni akullore. Nëse nuk janë shkaktuar nga kafshime të mishrave të faqeve, djegje të lehta të majës gjuhes, dalje ndonjë dhëmbi mjafton me kaq etj. Në raste të tjera, aq më tepër kur shihni dhe vetë ndryshime të vecanta, për më tejë lidhuni me mjekun i cili do të rekoman-dojë dhe mjekimin sipas shkakut.
Nga ana praktike shkaqet mund të jenë: pa infeksioneve ose rrjedhojë e infeksioneve.
Pa infeksione. Zakonshme nga dalien e ndonjë dhëmbi, veprime lokale nga ushqime ose lugë tepër e nxehta, kafshime të përsëritura të pjësëvë të mbrëndëshme të faqeve, prej dëmtimeve mekanik (lodrat e forta, rrëzimev etj), medikamente të mbajtura pak më gjatë në gojë, marrja e ndonjë lëndë kimike ose kozmetike të përdorimit familjar etj. Në këtë grup përmblidhen dhe ndikimet e disa faktorëve të tjerë, si psh ajëri tëpër i thatë ose me shumë pluhura, qëndrimet në mjeisë me tym duhani ose me ngroje gazi, marrja e pamjaftushme e lëngjeve sidomos gjatë stinëve të nxehta etj. Këto rrethana jo vetëm ndikojnë mbi cipat e gojës, po bëhen dhe shkak për t’u hapur rrugë infeksioneve.
Nga infeksione. Shkaktohen kryesisht nga viruse dhe mikrobe, më rrallë nga kandida.
Nës këtë grup mund të përmëndim: mahisjet (me ose pa qelb) të gjuhës, mishrave të gojës, dhëmbëve, fytit e bajameve.
Ka mundësi të ketë mykth (në të porsalindurit) ose myk, shih kandidoza tek libri "Mjeku i femijeve ju pergjigjet i cili gjendet ne treg.
Mund të jenë shënjat fillestare të një stomatiti, shih Stomatitet tek libri i larpermendur.
Në disa raste dalja e dhëmbit shoqërohet me dhimbje, shih dhëmbë e femijeve tek libri i larpermendur.
Ndoshta ka mahisje të fytin ose të bajameve (me ose pa qelb), këtë mund ta vëreni dhe vetë duke hapur gojën me bishtin e lugës. Shih maisjet e fytit dhe të bajameve tek libri i larpermendur.
Mund të jenë shytat (shoqërohen shpesh dhe me dhimbje të gojës). Dyshimet shtohen nëse 3 javët e fundit ka patur kontakt me ndonjë të sëmurë me shyta, shih shytat tek femijet.
Diareja është një gjëndje që shquhet për të dala jashtë tepër të ujëshme dhe të shpeshta. Ecurija mund të jetë e shkurtër (akute) kur vazhdon me ose pa ndërprerje jo më shumë se 2 javë, ose kronike nëse vazhdon mbi 2 javë. Mbrapa diareve, fshihen shumë shkaqe, si mbrënda dhe jashtë aparatit tretës. Kujdes - mos ngatërroni diarenë me pseudodiaretë në të porsalindurit, as me feciet e ujshme në fëmijët e shëndoshë - diarea është tjetër gjë.
Sëmundja mund të fillojë në disa mënyra, po zhvillimi i sëmundjes në fëmijë, përvec shkakut, varet dhe nga mosha, sa më i vogël, aq më problematike (sidomos në të porsalindur e latantë). Në format e lehta, shpeshtohen të dalat jashtë, fecie bëhen të ujëshme, me ose pa të vjella.
Në disa raste gjëndja mund të ndryshojë e të rëndohet mbrënda pak orëve, sidomos kur shoqërohet me të vjella, cka con në humbjen e shpejtë të lëngjeve dhe të kripërave, me të gjitha pasojat që mund të vënë në rrezik dhe jetën.
Diareja përvec dehidrimit, mund të shoqërohët dhe me shënja të tjera, të lidhura kryesisht më shkaktarët (feciet me gjak e mukus në kuadër të salmonelave, shiglave ose disa viruseve, prerjet e forta të barkut në kuadër të parazitozave (sidomos Lamblies) etj. Ajo që ka rëndësi të vecantë për të gjitha moshat, është shkalla e humbjes së lëngjeve, sa më i thellë aq më problematike gjëndja.
Sot gjërat janë bërë më të thjeshta e të kuptushme për të gjithë. Ja si duhet vepruar:
Mënyra më e mirë është dhënia nga goja. Përparësi merr tretësira me tresoli, po ka araste që fëmia nuk e pranon, si të veprojmë? Provoni këtë përzierje: në 1 litër ujë në temperaturën e zakonshme, shtrydhini ½ limin, shtoni një lugë kafeje rrafsh me kripë dhe 1 lugë kafe sheqer. Po nuk e “pëlqeu“ as këtë? Atëhere, jepini atë që ka dëshirë si caj, kamomil, lëngje frutash ose limonata tepër të holluara, koka-kola, etj. Me pak fjalë, duhen shfrytëzuar të gjitha mënyrat e dhënies së lëngjeve nga goja, mjafton ti pranojë.
Dhe në këto rrethana, nuk duhet hequr dorë nga dhënia e lëngjeve; po nga pak e shpesh, ashtu si merren pikat e serumit në venë; si një “serum nga goja”; duke filluar qoftë dhe nga ½ lugë kafeje, pastaj 1 lugë, çka do të thotë që me durim, përmbajtja e një filxhani çaji (që merr rreth 200 - 250ml), të jepet afërsisht gjatë 2 orëve. Në këtë mënyrë arrijmë të sigurojmë të paktën sasinë më të domosdoshme të lëngjeve. Në vazhdim, duke parë “tolerancën”, gradualisht rrisim sasinë dhe shpeshtësinë. Nëse vjelljet nuk janë problematike dhe lëngjet pranohen, nuk ka përse të veprohet si më sipër.
Rruga me lëngje në vena (e kërkuar vënd e pa vënd), nuk është më e mira, po do të shfryrëzohet vetëm për raste të vecanta, kur masat e mësipërme nuk kanë dhënë rezultate.
Ushqyerja - Nëse ushqehet me gji, mos e ndërprisni dhënien e tij. Po pati të vjella, vendoseni për përiudha më të shkurtëra dhe me të shpeshta. Për fëmijët me ushqyerje artificiale, mbas një pefriudhe fare të shkurtër (jo më shumë 2-3 orë), vetëm me lëngje (si më sipër), filloni qumështin industrial që ka marrë më parë. Fëmijëve me ushqyerie të përzier, qumështi i gjirit, nuk ndërpritet, ndërsa për shtesën, duhet bërë me kujdes, po qe nevoja, nga pak e shpesh. Dietave të "urisë" u ka ikur koha. Shumë rekomandojnë të ushqehen si zakonisht.
Medikamentet - Meqë në shumicën e rasateve diaretë shkaktohen nga viruset (deri në 70%), janë të mjaftushme masat e mësipërme (mund te jepet ndonje ferment si psh Enterogermina), Antibiotikët ose ndonjë medikament tjetër, i jep vetëm mjeku duke u bazuar mbi shkaktarët.
Nuk është sëmundje, po shprehje e kundërpërgjigjes të organizmit, tregon se dicka nuk shkon mirë; pra një shënjë me rëndësi që nuk duhet nënvleftësuar asnjëherë.
Sa duhet të jetë temperatura normale? E matur nën sqetul, konsiderohet normale nga 35.8 deri në 37.2°C, ndërsa në vrimën e jashtëqitjes, ½ gradë më tepër. Temperatura mund të pësojë disa luhatje normale; më e ulëta arrin psh midis orës 01 dhe 04, kur fëmija zgjohet mund ta ketë 36 gradë, dërsa midis orës 18 deri 20 arrin deri në 37.2. Cdo luhatje brenda këtyre shifrave, është normale.
Mënyra më e mirë, nënë sjetull. Më i besushëm, termometri me zhivë. Më pak të besushëm, termometrat për matje në vesh, gojë, ballë, pa takuar trupin etj. Para se të vendoset termometrin nën sqetull, kontrollohet se mos kjo zonë është e djersitur dhe mbajeni për 3-5 minuta Në vrimën e jashtëqitjes 3 minuta.
Dy janë mënyrat: me mjetet fizike dhe medikamentet.
Cilat janë mjetët fizike? Clirojeni nga veshjet e tepërta (bëni mirë ta lini me kanatiere dhe të mbathura), freskoni mjedisin, një banjë dhe ofrojuni lëngje në sasi të bollshme. Nëse do të ketë të dridhur (janë të përkohëshme, tregojnë se temperatura po rritet), atëhere përkohësisht mbulojeni. Në vazhdim matni temperaturën dhe përsëri sa në lehtë.
Ja si si bëhet banja për të ulur temperaturën (banja freskuese). Në një govatë përgatisni ujë të vakët (deri sa ta duroje brryli juaj). Po patët termometër uji, banja fillon me një gradë poshtë asaj të trupit (psh është me 40, atëhere fillohet me 39 gradë) dhe gradualisht shtohet ujë i zakonshëm në fund të govatës, deri sa temperatura e ujit të ulet në 32 gradë. Kjo proçedurë vazhdon 10 minuta. Gjatë gjithë kohës së banjës, trupi duhet të jetë i mbuluar nga uji, jashtë mbetet vetëm koka. Mbas banjës, fshihet mirë dhe matet përsëri temperatura.
Për fëmijë pa ndonjë problem të vecantë, jepen mbi 38.5. Me rëndësi madhore është dhënia në mënyrë korekte; cka do të thotë, me dozë sipas peshës dhe interval kohe sipas medikamentit. Midis medikamenteve (deri më sot) konsideroehen si më të mirët Paracetamoli, Ibuprofeni dhe Aspirina (në farmaci gjënden në formë shurupesh, supostesh, kokërrash etj. dhe me emëra të ndryshme (sipas firmës prodhuese), po nuk mungon asnjëherë emëri i përbërësit dhe sasija për njisi (psh Paracetamol 5 ml - 120mg). Aspirina - e këshilluar gjerësisht vite më parë, sot nuk rekomandohet në disa infeksione virusale si psh Grip,Variçelë etj. (mund të bëhet shkak për një sëmundje të rëndë me emrin sindromi Rei).
Paracetamoli - Për uljen e temperaturës llogaritet 10-15 mgr për cdo kg peshë në vaft, cdo 4 ose 6 orë (orari duhet zbatuar në mënyrë të përpiktë).
Ibuprofeni - Për uljen e temperaturës, llogaritet 5-10 mg.kg.peshë në vaft, cdo 8 orë (mund të llogaritetdhe 20-30 mg për cdo kg. në ditë, ndarë në 3 vafte (cdo 8 orë). Kohëzgjatja e veprimit për Paracetamolin është 4 deri në 6 orë, ndsërsa e Ibuprofenit 8 orë, ja pse duhen respektuar oraret sipas tipit të medikamentit.
Këshillohet nga mjeku vetëm për ata fëmijë që kanë kaluar konvulsione nga temperaturra (jo për cdo fëmijë). Në këto raste, medikamentet për uljen e temperaturës shoqëruar dhe me Valium. Në ndonjë rast (gjithmonë më këshillën ë mjëkut) këto medikamente mund të jepen dhe me temperaturë mbi 37.5 gradë. Një këshillë - Kush ka fëmijë, në shtëpi duhet të këtë gjithmonë Paracetamol dhe Ibuprofen.
Këto janë vetëm këshilla orientuese; gjithcka varet nga gjëndja e përgjithëshme dhe shënjat shoqëruese.