Përse një klinikë IVF duhet të ketë një embriolog full time?

Ka disa qendra në Tiranë që ofrojnë Ferilizim In Vitro, megjithatë jo të gjitha kanë një embriolog full time, pra të pranishëm cdo ditë të muajit. Kjo shpjegohet me faktin se Shqipëria nuk përgatit embriologë dhe për rjedhojë duhet që ai që aspiron për embriolog të studiojë jashtë shtetit. Për këtë arsye edhe shumica embrilogëve që punojnë në Tiranë janë të huaj. Duke qenë të huaj shumica e tyre vjen në Tiranë vetëm për 3-4 ditë në muaj.

Po ku qëndron rëndësia e embriologut?

Pika më nevralgjike e një klinike Fertilizimi In Vitro është laboratori – dhe ai që drejton laboratorin është embriologu. Ai është heroi i heshtur i Fertilizimit In Vitro – personi që fertilizon vezët dhe që “rrit” embrionet tuaja në laborator dhe që ja jep gjinekologut tuaj ti transferojë në mitër. Por, duke qenë se e gjithë puna e tij ndodh brenda katër mureve, shumica e pacienteve nuk janë në dijeni të rolit që mund të ketë ai në mbarëvajtjen e procesit të Fertilizimit In Vitro.

Embriologë në tranzit

Shumica e klinikave që kryejnë Fertilizim In Vitro varen nga embriologë part time: dmth embriologë që janë të pranishëm në Tiranë vetëm për 3-4 ditë në muaj. Këta janë embriologë që janë gjatë gjithë kohës në lëvizje nga njëra klinikë në tjetrën (Shqipëri / Greqi / Itali etj) duke punuar 3-4 ditë në secilën prej këtyre klinikave. Në këto 3-4 ditë që ata mbulojnë në secilën prej klinikave ata kryejnë fertilizimet për të gjitha pacientet që ka mbledhur klinika në fjalë për një periudhë të caktuar.

Të kuptohemi qartë: këta janë embriologë shumë të mirë profesionalisht pasi bëjnë fertilizimet e qindra vezëve brenda një harku të vogël kohor. Megjithatë, ajo që ka më shumë nevojë një klinikë Fertilizimi In Vitro është një embriolog i tillë i zoti por i pranishëm në klinikë (apo në spital) cdo ditë dhe jo vetëm 3-4 ditë të muajit!

Më poshtë janë të renditura arsyet pse:

Ja përse përpara se ti nënshtroheni një Fertilizimi In Vitro duhet të pyesni patjetër mbi prezencën e embriologut dhe të mos pranoni të rregulloni ciklin sipas programit të biletës së embriologut…