Rastet e recidivave kane qene te larta (14 – 25%), por ne pergjithesi kane qene te ndjeshme nga nje trajtim i dyte (Todorov, 1997).
Horton ka trajtuar 665 cista me albendasole me doze ditore 10-15 mg/Kg (Te ndare ne dy marrje ditore) dhe ka vene re ne 48% zhdukje te cistave dhe ne 24% reduktim te volumit te tyre. (10)
Trajtimi me kemiopreparate eshte nje trajtim jo invaziv qe mund te perdoret ne paciente te cdo moshe dhe duhet te vazhdoje per 3-6 muaj me rezultate qe nuk mund te parashikohen dhe qe ndryshojne nga individi ne individ. Trajtimi duhet te kufizohet ne grate shtatezana. (11)
Medikamenti Praziquantel (PZQ) eshte rekomanduar si nje medikament shtojce per tu dhene nje here ne jave me doza 40 mg/kg, gjate trajtimit me benzimidazolike. (12).
Cistat e reja i pergjigjen shume me mire mjekimit, probabilisht si pasoje e nje membrane pericistike me te holle si edhe te nje metabolizmi me aktiv. (13)
Te gjithe pacientet ne trajtim, duhet te jene ne kontroll periodik, sidomos per formulen leukocitare (cdo 2 jave ne tremujorin e pare), sepse mund te ndodhe nje leukopeni jo gjithnje reversibile, gjate fazave te para te trajtimit. (14)
Ndjekje Ekografike e nje rasti te trajtuar me PAIR : |
![]() |
Fig. 9. Prerje oblike subkostale te djathte. Ciste hydatide ne segmentin e 4-te trajtuar me alkoolizim perkutan nden ekografi. a. Prezenca e kateterit ne brendi te cistes. b. Injektimi i alkoolit etilik pas aspirimit te lengut cistik. c. Ckolitja e membranes. d. Ngurtesimi i cistes . Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato – Arezzo. Faqe 147 |
Ndjekje Ekografike e nje rasti te trajtuar me PAIR : |
![]() |
Fig. 10. Cist hydatik i segmentit te 5-te te melcise. a. Cisti hydatik perpara trajtimit. b. Pas 48 oresh pareti behet me i trashe me artefakte qe reflektojne dhe japin hije hypoekogene. c. Pas disa ditesh eshte akoma me evidente hija hypoekogene, me zhdukje te komponentit liquidien dhe cfaqjen e materialit ekogen. ne brendi. d. Pas 3 muajesh lezioni evidentohet komplet i ngurtesuar. Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato – Arezzo. Faqe 148. |
* Ultratingujt jane nje metode e mire per diagnostkimin, trajtimin dhe ndjekjen pas terapise, ne cistat hydatike.
* Ne Ekinokokozen cistike, ekografia dhe ekografia intervencionuese kane ndryshuar historine natyrale te kesaj patologjie, duke lejuar nje diagnoze me te shpejte me sensibilitet dhe specifitet te larte, duke lejuar qe te permiresohet trajtimi dhe te arrihen permiresime komplete te qendrueshme me shume me pak risqe dhe me komplikacione te pa rendesishme. (15)
* Brenda pak vitesh teknika PAIR, padyshim qe ka fituar nje nga vendet e para ne Itali per trajtimin e hydatidozes cistike te melcise, perderisa efikaciteti i saj eshte konfirmuar me Check-Upe per nje kohe te gjate.( C. Filice., E. Brunetti ).
* Per vendet ne rrugen e zhvillimit, PAIR paraqet jo vetem nje alternative, por edhe nje zgjidhje diagnostike dhe terapeutike e rangut te pare, ne trajtimin e hydatidozes cistike humane. (16)