Vendi yne ndodhet nje nje nga vatrat e rendesishme te endemise hydatike (Gadishulli Ballkanik). Per kete aresye duhet ushtruar nje vemendje me e madhe per njohjen dhe trajtimin e kesaj patologjie, e cila shkakton pasoja te renda sociale dhe ekonomike.
Ekinokokoza (Hydatidoza) eshte nje zoonoze parazitare e shkaktuar nga stadi i pjekur dhe larvar i cestodit te Echinococcus granulosus. Sinjalizimet per kete patologji i perkasin Shekullit te 4-te para eres se re te pershkruara nga Hypokrati si cista te mbushura me uje dhe qe nga ajo kohe sigurisht qe jane bere shume progrese qe i perkasin metodave te analizave, kontrollit dhe mundesive te prevenimit te kesaj semundje, teknikave te trajtimit kirurgjikal si edhe me metoda me pak invazive. (2)
Paraziti qe te zhvillohet, ka nevoje per prezencen e dy mamifereve, si bujtes, per te plotesuar ciklin vital; nje bujtes te perhereshem ku tenia e pjekur zhvillohet ne zorren e holle si edhe per nje bujtes te ndermjetem tek i cili metacestodet zhvillohen ne organe. Bujtesi definitiv, zakonisht eshte nje mishngrenes qe infektohet duke gelltitur protoskolekse. Keto mund te jene me mijera ne brendi te cdo ciste dhe sejcili eshte i afte te zhvilloje nje forme te pjekur seksualisht (4 – 7 mm gjatesi). Format e pjekura prodhojne veze 20-40 mikron dhe secila permban nje embrion te vetem (onkosferen), e cila eliminohet me fecet e bujtesit definitiv. Vezet jane te afta te mbijetojne per nje kohe te gjate ne mjedise te ndryshme ku bien dhe gelltiten nga nje numer i madh speciesh barngrenesish qe ne kete menyre konsiderohen si bujtes ndermjetes. 3) Ne Shqiperi eshte vene re vetem forma e Echinococcus Granulosua (Cysticus) qe transmetohet nga qeni tek kafshet shtepijake. Njeriu infektohet nga kontakti direkt apo indirekt me qenin e infestuar.
Echinococcus granulosus eshte nje tenia e vogel, me gjatesi 2 – 7 mm, e perbere nga :
![]() |
Fig. 7. Proglotid i pjekur i Echinococcus granulosus i mbushur me veze. (4). |
Nga mesi i viteve '80 u fut ne Europe nje teknike me pak invazive per trajtimin e cistave hydatide te melcise. Kjo teknike eshte me pak e rrezikeshme dhe me ekonomike se trajtimi kirurgjikal .
Teknika ne fjale eshte emeruar PAIR (Punksion, Aspiracion, Introduksion dhe Reaspiracion). Qellimi kryesor i ketij punimi eshte pershkrimi dhe berja me dije te pergjitheshme, per keto metoda, pse jo edhe aplikimi i tyre i mundeshem ne vendin tone, sigurisht ne raste te pershtateshme.
PAIR eshte teknika me e pershtateshme per cistet hepatike CL, CE1, CE2 dhe CE3, me vecanti qe te kene nje diameter me te madhe se 5 cm si edhe per cista multiloculare dhe te shumte, gjithnje me te medhej se 5 cm. (5).
Kjo teknike konsiston ne punksionin perkutan nden Ekografi, aspirimin e permbajtjes cistike dhe injektimin e nje substance me veprim skolekticid (qe zakonisht perdoren alkool steril 95%) ne sasi sa 1/3 e lengut te aspiruar dhe se fundi behet rithithja e permbajtjes cistike pas 5 minutash. Kur mund te perdoret NaCl 15% ky duhet te rithithet pas 15 deri 20 minutash. (5)
Ne fillimet e saja, teknika PAIR ishte e rezervuar per pacientet qe nuk mund ti nenshtroheshin apo qe refuzonin interventin kirurgjikal. Pas eksperiencave te para pozitive, te gjitha cistat e grupeve CE1 dhe CE2 qe nuk i jane pergjigjur pozitivisht terapise mjeksore, jane trajtuar me metoden PAIR. (6)
Theksojme se kjo teknike duhet te aplikohet vetem nga mjeke eksperte, nden kujdesin e specialistit te terapise intensive qe duhet te jete i gateshem per te nderhyre ne rast te komplikacioneve intraoperatore.
Teknika PAIR duhet te aplikohet vetem ne paciente qe i jane neneshtruar perpara saj nje trajtimi kemioterapik me Benzimidazolike se paku per 4 dite perpara trajtimit dhe minimalisht per 1 muaj post-PAIR me Albendasole apo per 3 muaj me Mebendasole, per te zvogeluar riskun e ricfaqjeve te cistave sekondare.
PAIR eshte teknika me e pershtateshme per trajtimin e cistave hepatike CL, CE1, CE2, dhe CE3, sidomos kur kane nje diameter me te madh se 5 cm si edhe per cista multiloculare dhe multiple, gjithnji kur jane me te medha se 5 cm. Diameter. (7)
![]() |
Fig . 8 : Paraqitja skematike e procedures PAIR.
WHO/CDS/CSR/APH/2001.6 . PAIR: Puncture, Aspiration, Injection, Re-Aspiration An option for the treatment of Cystic Echinococcosis World Health Organization Department of Communicable Disease, - Surveillance and Response. Faqe 20. |
Legjenda e Fig. No. 8 :
Kjo teknike mund te perdoret edhe ne paciente qe kane paraqitur nje recidive pas nje interventi kirurgjikal apo qe nuk kane patur efekt nga terapia me kemiopreparate.
Nderkohe eshte e kondraindikuar ne trajtimin e cistave siperfaqesore, ne ato te kalcifikuara apo per ato qe kane komunikime me duktuset biliare (per shkak te kolangitit qe mund te shkaktohet nga kontakti i lendeve skolekticide me vijat biliare. (8)
Rastet e recidivave jane pershkruar te rralla (1 – 6 %), ndersa perfundimet letale . (0,1%). (9)
Ne literaturen boterore, gjenden shume referime per trajtimin farmakologjik te cistave hydatide, me rezultate qe jane per tu patur ne konsiderate.
Autoret (9) kane ndjekur dhe dokumentuar mbi 2000 raste te pacienteve te trajtuar me preparate benzimidazolike dhe 12 muaj pas trajtimit kane paraqitur keto rezultate te arritura :