Deri ne kohet e fundit, trajtimi i semundjes se ekinokokozes te melcise, eshte konsideruar vetem kirurgjikal. Ne fakt, gjetja spontane e cistave plotesisht te kalcifikuara te melcise, tregon se pas kalimit te disa etapave, semundja eshte "vetsheruar" spontanisht edhe pa asnje trajtim te vecante mjeksor.
Absolutisht ne kete publikim, nuk i japet perparesi qendrimit pasiv ne diagnostiken e semunndjes, po ashtu nuk mohohet roli i vecante te kirurgjise ne trajtimin e kesaj patologjie, por duke njohur mire procesin e zhvillimit dhe etapat e evoluimit te semundjes, mund te perdorim ne disa raste me sukses, alternativa me pak invasive dhe po aq te sukseseshme sikunder edhe ne trajtimet tashme te njohura kirurgjikale.
Sidoqofte, me interes te vecante per rezultate shume te mira kurative, mbeten tentativat e vendosjes sa me te shpejte te diagnoses,ne stadet fillestare te evolucionit te semundjes.
Ultratingujt jane metoda me e mire, me e shpejte dhe me pak e kushtueshme per te diagnostikuar cistat hydatide si edhe per te ndjekur ecurine pas trajtimit.
Po bejme te njohur nje nga klasifikimet, ate te pranuar nga Organizata Boterore e Shendetesise, per cistat hydatike te melcise si edhe alternativat e mundeshme te trajtimit ne vartesi te stadeve evolutive te semundjes.
CL | Lezione cistike te pergjitheshme, me natyre akoma te pa percaktuar. |
CE1 | Cista parazitare komplet ujore, qe mund te dallohen me veshtiresi nga nje ciste e thjeshte. ( Aktive ). |
CE2 | Cista parazitare ujore me cista bija ne brendi te cistes meme. ( Aktive ). |
CE3a | Cista parazitare me uje dhe me ckolitje te membranes . ( Cista qe vuajne me aktivitet te dyshimte ) |
CE3b | Cista parazitare solide por me cista bija ne brendi te saj.( Cista qe vuajne me aktivitet te dyshimte) |
CE4 | Cista parazitare solide. ( Inaktive ). |
CE5 | Cista parazitare te kalcifikuara. ( Inaktive ). (1). |
![]() | |
Fig. 1. Cist voluminoz hydatik i Tipit te pare me membrana propria te dukeshme ne Eko si edhe me material ekogen te stratifikuar posteriorisht. (CE1). Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato – Arezzo. Faqe 142. Giornale Italiano di Ecografia 2005; 8(2): 141-149 | |
![]() |
Fig. 2. Studimi i nje lezioni cistik te melcise me sonde 10 MHz
Qe ven ne dukje nje membrana propria me trashesi 4 mm me
Aspekt te trefishte , tipike per membranen parazitare te nje
Ciste hydatike. (CE1). Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato – Arezzo. Faqe 146. Giornale Italiano di Ecografia 2005; 8(2): 141-149 |
Cistat e tipit te pare dhe te dyte, jane cista ne evolucion me tendence per rritje , ndersa ato te tipit te trete dhe te katert, paraqisin stadin e vuajtjes dhe te involuimit te cistes hydatide.
![]() |
Fig. 3. Cist hydatik i lobit te djathte te melcise me aspekt te rrotes
me cista bija ne brendi . (CE2). Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato - Arezzo Faqe 142 . Giornale Italiano di Ecografia 2005; 8(2): 141-149 |
![]() |
Fig. 4. Cist hydatik i melcise trajtuar me alkoolizim nden Ekografi me aspektin e nje luleje notuese. (CE3).
Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato - Arezzoale S. Donato - Arezzo. Faqe 143 : Giornale Italiano di Ecografia 2005; 8(2): 141-149 |
![]() |
Fig. 5. Nje lezion i madh i segmentit te trete hepatik me aspekt te nje lemshi .
Cist hydatik i tipit te 4-te. (CE4) .
Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato - Arezzoale S. Donato - Arezzo. Faqe 143 : Giornale Italiano di Ecografia 2005; 8(2): 141-149 |
![]() |
Fig. 6 . Prerje ekografike oblike subcostale e djathte . Dallohen shume lezione nga te cilat : - Njera hypoekogene ne segmentin e 6-te. - Nje tjeter hyperekogene ne segmentin e 7-te. - Dhe dy lezione te kalcifikuara ne segmentin e 5-te dhe te 6-te. Tregues keto per cista hydatide ne faza te ndryshme te evolucionit : (Tipi CE4 dhe CE5). Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato - Arezzoale S. Donato - Arezzo. Faqe 143 : Giornale Italiano di Ecografia 2005; 8(2): 141-149 |
Vendi yne ndodhet nje nje nga vatrat e rendesishme te endemise hydatike ( Gadishulli Ballkanik ). Per kete aresye duhet ushtruar nje vemendje me e madhe per njohjen dhe trajtimin e kesaj patologjie, e cila shkakton pasoja te renda sociale dhe ekonomike.
Ekinokokoza (Hydatidoza ) eshte nje zoonoze parazitare e shkaktuar nga stadi i pjekur dhe larvar i cestodit te Echinococcus granulosus. Sinjalizimet per kete patologji i perkasin Shekullit te 4-te para eres se re te pershkruara nga Hypokrati si cista te mbushura me uje dhe qe nga ajo kohe sigurisht qe jane bere shume progrese qe i perkasin metodave te analizave, kontrollit dhe mundesive te prevenimit te kesaj semundje, teknikave te trajtimit kirurgjikal si edhe me metoda me pak invazive. ( 2 )
Paraziti qe te zhvillohet, ka nevoje per prezencen e dy mamifereve, si bujtes, per te plotesuar ciklin vital ; nje bujtes te perhereshem ku tenia e pjekur zhvillohet ne zorren e holle si edhe per nje bujtes te ndermjetem tek i cili metacestodet zhvillohen ne organe. Bujtesi definitiv, zakonisht eshte nje mishngrenes qe infektohet duke gelltitur protoskolekse. Keto mund te jene me mijera ne brendi te cdo ciste dhe sejcili eshte i afte te zhvilloje nje forme te pjekur seksualisht ( 4 – 7 mm gjatesi ). Format e pjekura prodhojne veze 20-40 mikron dhe sejcila permban nje embrion te vetem ( onkosferen ), e cila eliminohet me fecet e bujtesit definitiv. Vezet jane te afta te mbijetojne per nje kohe te gjate ne mjedise te ndryshme ku bien dhe gelltiten nga nje numer i madh speciesh barngrenesish qe ne kete menyre konsiderohen si bujtes ndermjetes. ( 3 ) Ne Shqiperi eshte vene re vetem forma e Echinococcus Granulosua ( Cysticus ) qe transmetohet nga qeni tek kafshet shtepijake. Njeriu infektohet nga kontakti direkt apo indirekt me qenin e infestuar.
Echinococcus granulosus eshte nje tenia e vogel, me gjatesi 2 – 7 mm, e perbere nga :
![]() |
Fig. 7. Proglotid i pjekur i Echinococcus granulosus i mbushur me veze. (4). |
Nga mesi i viteve '80 u fut ne Europe nje teknike me pak invazive per trajtimin e cistave hydatide te melcise. Kjo teknike eshte me pak e rrezikeshme dhe me ekonomike se trajtimi kirurgjikal .
Teknika ne fjale eshte emeruar PAIR ( Punksion, Aspiracion, Introduksion dhe Reaspiracion ). Qellimi kryesor i ketij punimi eshte pershkrimi dhe berja me dije te pergjitheshme, per keto metoda, pse jo edhe aplikimi i tyre i mundeshem ne vendin tone, sigurisht ne raste te pershtateshme.
PAIR eshte teknika me e pershtateshme per cistet hepatike CL, CE1, CE2 dhe CE3, me vecanti qe te kene nje diameter me te madhe se 5 cm si edhe per cista multiloculare dhe te shumte, gjithnji me te medhej se 5 cm. ( 5 ).
Kjo teknike konsiston ne punksionin perkutan nden Ekografi, aspirimin e permbajtjes cistike dhe injektimin e nje substance me veprim skolekticid ( qe zakonisht perdoren alkool steril 95% ) ne sasi sa 1/3 e lengut te aspiruar dhe se fundi behet rithithja e permbajtjes cistike pas 5 minutash. Kur mund te perdoret NaCl 15% ky duhet te rithithet pas 15 deri 20 minutash. ( 5 )
Ne fillimet e saja , teknika PAIR ishte e rezervuar per pacientet qe nuk mund ti nenshtroheshin apo qe refuzonin interventin kirurgjikal. Pas eksperiencave te para pozitive, te gjitha cistat e grupeve CE1 dhe CE2 qe nuk i jane pergjigjur pozitivisht terapise mjeksore, jane trajtuar me metoden PAIR. (6)
Theksojme se kjo teknike duhet te aplikohet vetem nga mjeke eksperte, nden kujdesin e specialistit te terapise intensive qe duhet te jete i gateshem per te nderhyre ne rast te komplikacioneve intraoperatore.
Teknika PAIR duhet te aplikohet vetem ne paciente qe i jane neneshtruar perpara saj nje trajtimi kemioterapik me Benzimidazolike se paku per 4 dite perpara trajtimit dhe minimalisht per 1 muaj post-PAIR me Albendasole apo per 3 muaj me Mebendasole, per te zvogeluar riskun e ricfaqjeve te cistave sekondare.
PAIR eshte teknika me e pershtateshme per trajtimin e cistave hepatike CL, CE1, CE2, dhe CE3, sidomos kur kane nje diameter me te madh se 5 cm si edhe per cista multiloculare dhe multiple, gjithnji kur jane me te medha se 5 cm. Diameter. ( 7 )
![]() |
Fig . 8 : Paraqitja skematike e procedures PAIR.
WHO/CDS/CSR/APH/2001.6 . PAIR: Puncture, Aspiration, Injection, Re-Aspiration An option for the treatment of Cystic Echinococcosis World Health Organization Department of Communicable Disease, - Surveillance and Response. Faqe 20. |
Legjenda e Fig. No. 8 :
Kjo teknike mund te perdoret edhe ne paciente qe kane paraqitur nje recidive pas nje interventi kirurgjikal apo qe nuk kane patur efekt nga terapia me kemiopreparate.
Nderkohe eshte e kondraindikuar ne trajtimin e cistave siperfaqesore, ne ato te kalcifikuara apo per ato qe kane komunikime me duktuset biliare ( per shkak te kolangitit qe mund te shkaktohet nga kontakti i lendeve skolekticide me vijat biliare. ( 8 )
Rastet e recidivave jane pershkruar te rralla ( 1 – 6 % ), ndersa perfundimet letale . ( 0,1% ). ( 9 )
Ne literaturen boterore, gjenden shume referime per trajtimin farmakologjik te cistave hydatide, me rezultate qe jane per tu patur ne konsiderate.
Autoret ( 9 ) kane ndjekur dhe dokumentuar mbi 2000 raste te pacienteve te trajtuar me preparate benzimidazolike dhe 12 muaj pas trajtimit kane paraqitur keto rezultate te arritura :
Rastet e recidivave kane qene te larta ( 14 – 25% ), por ne pergjithesi kane qene te ndjeshme nga nje trajtim i dyte ( Todorov, 1997 ).
Horton ka trajtuar 665 cista me albendasole me doze ditore 10-15 mg/Kg ( Te ndare ne dy marrje ditore ) dhe ka vene re ne 48% zhdukje te cistave dhe ne 24% reduktim te volumit te tyre. (10 )
Trajtimi me kemiopreparate eshte nje trajtim jo invaziv qe mund te perdoret ne paciente te cdo moshe dhe duhet te vazhdoje per 3-6 muaj me rezultate qe nuk mund te parashikohen dhe qe ndryshojne nga individi ne individ. Trajtimi duhet te kufizohet ne grate shtatzana. (11)
Medikamenti Praziquantel ( PZQ ) eshte rekomanduar si nje medikament shtojce per tu dhene nje here ne jave me doza 40 mg/kg, gjate trajtimit me benzimidazolike. (12 ).
Cistat e reja i pergjigjen shume me mire mjekimit, probabilisht si pasoje e nje membrane pericistike me te holle si edhe te nje metabolizmi me aktiv. (13 )
Te gjithe pacientet ne trajtim, duhet te jene ne kontroll periodik, sidomos per formulen leukocitare ( cdo 2 jave ne tremujorin e pare ), sepse mund te ndodhe nje leukopeni jo gjithnji reversibile, gjate fazave te para te trajtimit. (14 )
Ndjekje Ekografike e nje rasti te trajtuar me PAIR : |
![]() |
Fig. 9. Prerje oblike subkostale te djathte. Ciste hydatide ne segmentin e 4-te trajtuar me alkoolizim perkutan nden ekografi. a. Prezenca e kateterit ne brendi te cistes. b. Injektimi i alkoolit etilik pas aspirimit te lengut cistik. c. Ckolitja e membranes. d. Ngurtesimi i cistes . Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato – Arezzo. Faqe 147 |
Ndjekje Ekografike e nje rasti te trajtuar me PAIR : |
![]() |
Fig. 10. Cist hydatik i segmentit te 5-te te melcise. a. Cisti hydatik perpara trajtimit. b. Pas 48 oresh pareti behet me i trashe me artefakte qe reflektojne dhe japin hije hypoekogene. c. Pas disa ditesh eshte akoma me evidente hija hypoekogene , me zhdukje te komponentit liquidien dhe cfaqjen e materialit ekogen. ne brendi. d. Pas 3 muajesh lezioni evidentohet komplet i ngurtesuar. Management ecografico delle cisti idatidee M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani** * U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato – Arezzo. Faqe 148. |
* Ultratingujt jane nje metode e mire per diagnostkimin, trajtimin dhe ndjekjen pas terapise, ne cistat hydatike.
* Ne Ekinokokozen cistike, ekografia dhe ekografia intervencionuese kane ndryshuar historine natyrale te kesaj patologjie, duke lejuar nje diagnoze me te shpejte me sensibilitet dhe specifitet te larte, duke lejuar qe te permiresohet trajtimi dhe te arrihen permiresime komplete te qendrueshme me shume me pak risqe dhe me komplikacione te pa rendesishme. (15)
* Brenda pak vitesh teknika PAIR, padyshim qe ka fituar nje nga vendet e para ne Itali per trajtimin e hydatidozes cistike te melcise, perderisa efikaciteti i saj eshte konfirmuar me Check-Upe per nje kohe te gjate.( C. Filice., E. Brunetti ).
* Per vendet ne rrugen e zhvillimit, PAIR paraqet jo vetem nje alternative, por edhe nje zgjidhje diagnostike dhe terapeutike e rangut te pare, ne trajtimin e hydatidozes cistike humane. (16)
Ekinokokoza Cistike eshte nje semundje parazitare qe shkaktohet nga forma e pjekur e cestodit qe i perket lloit te Echinococcus, ku bujtesit definitive jane speciet e qeneve. (17)
Megjithese ekinokokoza eshte hyperendemike ne vendet e Mesdheut, njohja e paket e te dhenave epidemiologjike, koha e gjate e zhvillimit te semundjes, mosnjohja e demeve ekonomoke nga zoonozat, bejne qe kjo semundje te jete nenvleresuar nga popullata, nga masmedia si edhe nga autoritetet sanitare. (18)
Prezenca e Echinococcus granulosus eshte e lidhur kryesisht me zonat blegtorale. (19).
Trajtimi kirurgjikal konsiderohet aktualisht si metode e zgjedhur ne trajtimin e ekinokokozes, ( 20) por interventi kirurgjikal nuk mund te praktikohet ne cista shume te vogla, te shumta ne numer apo me vendosje te veshtire. Ai eshte i kondraindikuar ne paciente te moshuar apo me probleme kardiake, renale apo hepatike, ne diabetike, etj., sikurse edhe ne grate shtatzana.
Teknika PAIR u fut nga mesi i viteve '80, si nje teknike kirurgjikale per trajtimin e cistave hydatide ne menyre me pak invazive, me pak e rrezikshme dhe me ekonomike. (21)
Kjo teknike eshte e aplikueshme per cistat e melcise qe sipas klasifikimit te WHO-se, i perkasin CL, CE1, CE2 dhe CE3. (22)
Qellimi i kesaj paraqitjeje eshte informimi i perparesive qe paraqet teknika PAIR per tu aplikuar ne rastet e pershtateshme, pse jo edhe organizimi dhe njohja me e plote per tu aplikuar edhe ne Shqiperi.
Dr. Viktor QERESHNIKU
Mjek kirurg i specializuar ne kirurgjine hepato biliare.
Tirane 19 Shtator 2012
1. Garlaschelli et al., 2004.
Classificazione ecografia dell'Informal Working Group onEchinococcosis – World Health Organization.
Stadio secondo classificazione WHO. Caratteristiche ecografiche.
2. Eckert et al. F. 2. Echinococcosi/Idatidosi : Nuove realta'. 2004 – 2007.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI:NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ;Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07
3. C. Filice, E. Brunetti.
Ecografia e malattie infettive del fegato. Edimes. Edizioni Medico Scientifiche. Pavia. Capitolo X. faqe 131.
4. SEMLALI S, CHAOUIR S. : IMAGERIE DE LA MALADIE HYDATIQUE
Services d'imagerie médicale.
Hôpital Militaire d'Instruction Mohamed V. Rabat. Maroc.
5. Eckert e Deplazes. 2004.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO.
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07. Faqe 54.
6. C. Filice., E. Brunetti. : Ecografia e malattie infettive del fegato. Edimes. Edizioni Medico-Scientifiche – Pavia. 1997. Faqe 155.
7. Eckert e Deplazes, 2004.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOL ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07. Faqe 57.
8. Eckert et al., 2001.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ;Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07. Faqe 55
9. McManus et al., 2003.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO.
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07. Faqe 55.
10. Ammann e Eckert, 1996; De Rosa et al., 1996; Horton,1997.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07. Faqe 56.
11. Eckert 2001 e al :
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07. Faqe 56.
12. C. Filice., E. Brunetti. : Ecografia e malattie infettive del fegato. Edimes. Edizioni Medico-Scientifiche – Pavia. 1997. Faqe 150.
13. Brunetti e al. 2004 :
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07. Faqe 56.
14. Eckert et al., 2001.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07. Faqe 57.
15. Giornale Italiano di Ecografia ; 2005. 8(2). 141-149.
Management ecografico delle cisti idatidee
M. Caremani*, L. Lapini*, D. Tacconi*, P. Giorni*, A. Caremani**
U.O. Malattie Infettive - Ospedale S. Donato - Arezzo; ** Sezione di Ematologia - Ospedale S. Donato – Arezzo. Faqe 148.
16. Filice C, E Brunetti.
Acta Trop. 1997 Apr 1, 64 (1-2) :95-107.
L'uso di PAIR nell'uomo echinococcosi cistica.Divisione di Malattie infettive e Tropicali, IRCCS S. Matteo, Università di Pavia, Italia.
17. Zhang e Mc manus, 2006. Faqe 5.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ;Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07.
18. Bortoletti, te dhena personale; Mantovani e Lasagna, 2004; Poglayen e bp., 2007. Faqe 3.)
Garippa e bp., 2004. Faqe 19 )
19. Garippa e bp., 2004. Faqe 19.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ;Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07.
20. Eckert e bp., 2001. Faqe 52.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ;Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07.
21. Brunetti e bp. 2004. Faqe 54.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ;Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07.
22. Eckert e Deplazes, 2004. Faqe 54.
ECHINOCOCCOSI/IDATIDOSI: NUOVE REALTA'
Dott.ssa Maria Paola MAURELLI ; Ch.mo Prof. Giuseppe CRINGOLI ;Ch.mo Prof. Giuseppe PAINO
Anni Accademici 2004-05/ 2006-07.