Dhimbja e thembres (Pjesa e tretë)

Injeksione kortizoni: Kortizoni,eshte një lloj steroidi, antiinflamator mjaft i fuqishem. Ai mund të injektohet në fascien e shputës për ta redukuar inflamimin dhe dhimbjen. Mjeku juaj mund të kufizojë injeksionet e kortizonit pasi Injeksione të shumta steroidesh mund të shkaktojë rupture- keputje te fascies, e cila mund të çojë në një këmbë te sheshtë dhe dhimbje kronike.

Kepuce Supportive dhe ortotike. Këpucë me thembra të trasha dhe me sholle shtese mund të zvogëlojë dhimbjen kur jeni ne kembe ose gjate ecjes. Kur ju hidhni hapa dhe thembra juaj godet tokën, një sasi të konsiderueshme e tensionit aplikohet ne fascie , e cila shkakton mikrotrauma (grisje te vogla ne fascie).. Një këpucëve me sholle ose insert zvogëlon këtë tension dhe mikrotraumen që ndodh ne çdo hap. Pete te butë silikoni per thembren janë të lira dhe e ngrejne disi shollen lart dhe per pasoje thembrën tuaj. Inserte kepucesh gjithashtu jane te dobishme.

Splintet e nates (Night splints). Shumica e njerëzve flene me këmbët e tyre te drejtuara per poshtë. Kjo relakson fascien e shputës dhe është një nga arsyet për dhimbjet e thembres ne mëngjes. Një splint nate tendos fascien e shputës, ndërsa ju flini gjume. Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë për të fjetur me të, një splint nate e tille është shumë efektive dhe nuk eshte me e nevojshme të përdoret pasi dhimbja te jete zhdukur.

  

Terapia fizike. Mjeku juaj mund të sugjerojë qe te shkoni tek nje fizioterapist per te punuar me nje program ushtrimesh që fokusohen në muskujt e pulpes si dhe ne fascien e shputes. Përveç ushtrimeve të tilla si ato të përmendura më sipër, një program terapi fizike mund të përfshijë dhe trajtime të specializuara me akull, masazh, dhe ilaçe për të ulur inflamacion rreth fascies se shputës.

Terapia ekstrakorpale me vale shok (Extracorporeal shockwave therapy (ESWT). Gjatë kësaj procedure, impulset me energji te larte shokvale nxisin procesin e shërimit në indet e dëmtuara te fascies se shputës. ESWT nuk ka treguar rezultate të qëndrueshme dhe prandaj nuk aplikohet rutine.

ESWT është joinvasive-ajo nuk kërkon një prerje kirurgjikale. Për shkak të rrezikut të përfshirë minimal, ESWT mund te merret ne konsiderate te provohet ndonjëherë para operacionit.

Trajtimi Kirurgjikal
Kirurgjia merret ne konsiderate pas 12 muajsh trajtimi jokirurgjikal agresiv.

Rezeksioni i muskulit Gastroknemius. Kjo është një teknike kirurgjike qe konsiston ne zgjatjen e (m.gastronemius) muskujve te pulpes. Sepse muskujt e pulpes te tendosur rrisin stresin ne fascien e shputes, kjo procedurë është e dobishme për pacientët të cilët kanë ende vështirësi per te flektuar këmbët e tyre, pavarësisht një viti ushtrimesh per terheqje,tendosje, shtrirje te muskujve te pulpes.

Në rezeksionin e m. gastroknemius, një nga dy muskuj që përbëjnë pulpen zgjatet për të rritur lëvizjen e kyçin te këmbës.Procedura mund të kryhet me një prerje tradicionale, të hapur ose me një prerje të vogël me ndihmen e nje endoskopi që përmban një kamera të vogël dhe një instrumenti. Mjeku juaj do të diskutojë procedurën që më së miri i pershtatet nevojve tuaja.

Shkalla e komplikacioneve te rezeksionit te m gastroknemius janë të ulëta, por mund të përfshijnë dëme nervore.

Lirimi (Release) i fascies plantare. Nëse ju keni shkallen e levizjes se kyçit te këmbës normal dhe dhimbje të vazhdueshme ne thember, mjeku juaj mund të rekomandojë një procedurë lirimi (release) të pjesshme . Gjatë operacionit, ligament i fascies se shputës prehet pjesërisht për lehtësimin e tensionit në indet. Nëse ju keni një epikalkaneus te konsiderueshem , ajo do të hiqet, po ashtu. Edhe pse operacioni mund të kryhet endoskopikisht, ajo është më e vështirë se sa me një incizion të hapur. Përveç kësaj, endoskopia ka një rrezik më të lartë të dëmtimit nervor.

Komplikacionet: Ndërlikimet më të shpeshta të kirurgjisë se lirimin (release) përfshijnë lehtësimin e pjesshem te dhimbjes dhe dëmtimin nervor.

Shërimi. Shumica e pacientëve kanë rezultate të mira nga operacioni. Megjithatë, për shkak se operacioni mund të rezultojë në dhimbje kronike dhe pakënaqësi, ajo është e rekomanduar vetëm pasi të gjitha masat jokirurgjikale jane restauruar