Fashiti i shputës është shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembres. Rreth 2 milionë pacientë janë trajtuar për këtë gjendje çdo vit.
Fashiti i shputës ndodh kur banda e fortë e indeve që mbështet harkun e këmbë tuaj irritohet dhe inflamohet.
Fascia plantare pra banda e shputes eshte nje ligament i gjate i hollë që shtrihet direkt nën lëkurë në pjesën e poshtme të këmbës suaj. Ajo lidh thembren me frontin e këmbës tuaj, dhe mbështet harkun e këmbës tuaj.
Fascia e shputes është projektuar për të absorbuar streset e larta dhe tendosjet kur ne ecim. Por, ndonjëherë, presioni shume i larte demton ose gris kete fascie. Përgjigja e natyrshme e trupit ndaj lëndimit është inflamacioni, i cili rezulton në dhimbje ne thember dhe ngurtësim te fascies se shputës.
Në shumicën e rasteve, fasciitis i shputës zhvillohet pa një arsye të veçantë, të identifikueshme. Megjithatë ka shumë faktorë që mund të ju bëjnë më të prirur për gjendjen:
Edhe pse shumë njerëz me fasciit te shputës kanë epikalkaneus, spina kalkaneare nuk eshte domosdoshmerisht shkaku i dhimbjes ne fasciitin plantar. Një ne 10 njerëz ka epikalkaneus, po nje ne 20 (5%) persona qe ka epikalkaneus ka dhimbje ne shpute. Sepse spina kalkaneare nuk eshte shkaku i fascitit plantar, per pasoje dhimbja mund te trajtohet pa e hequr spinen kalkaneare.
Epikalkaneusi nuk e shkakton dhimbjen e thembres nga fasciti plantar
Simptomat më të zakonshme të fasciitit te shputës përfshijnë: