Në përgjithësi, trajtimi i dhimbjes së mesit bëhet me njërën prej tri kategorive: Medikamente, fizioterapi dhe kirurgji.
Keshilla mjekesore
Medikamentet. Disa medikamente mund të përdoren për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve tuaja.
Mjekesia Fizike.
Dhimbja e mesit mund të japi kufizim të aktiviteteve ditore të përditshme. Medikamentet dhe trajtime fizikale (fizioterapia) shpesh të kombinuara bashkë lehtësojnë dhimbjet mjaftueshmërisht për të bërë të gjitha gjërat që ju doni të bëni.
Kinesioterapia
Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive të tilla si ngrohje, akull, ultrazëri, masazh, dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrime stretchingu, ngritje peshash dhe ushtrimet kardiovaskulare. Ushtrimet e mesit për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jetë shumë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes.
Bracet zakonisht perdoren shpesh. Nga Bracet më të zakonshme është një tip-korse që vendoset në shpinë dhe në pjesën e përparme të barkut.Bracet nuk janë gjithmonë të dobishme, por disa njerëz raportojnë se ndihen me të më rehat dhe më të qëndrueshëm.
Chiropractic ose terapia e manipulimit është dhënë në shumë forma të ndryshme. Disa pacientë kanë lehtësim të dhimbjes së mesit me këto trajtime.
Traksion është përdorur shpesh, por pa prova shkencore për efektivitetin.
Tjera programe të bazuara në ushtrime, të tilla si Pilates ose yoga janë të dobishme për disa pacientë
Injeksion epidural me steroide. Në këtë procedurë, steroidët injektohen në shpinë për të zvogëluar inflamacionin lokal.
Ka dëshmi të mira që injeksionet epidurale mund të jenë të suksesshëm në 42-56% të pacientëve të cilët nuk kanë pasur përmisim me trjatim konservativ (jokirurgjikal) nga 6 javë ose më shumë.
Kirurgjia për dhimbjen e mesit duhet të konsiderohet vetëm kur mundësitë e trajtimit jokirurgjikal janë provuar dhe kanë dështuar. Eshtë e mirë të provonen opsionet jokirurgjikale për 6 muaj deri në një vit para se të merret në konsideratë kirurgjia.
Përveç kësaj, operacioni duhet të të merret në konsideratë vetëm në qoftë se mjeku burimin e dhimbjen tuaj.
Kirurgjia nuk është trajtimi apo opsioni i fundit që mund të bëhet "kur të gjithë opsionet e tjera kanë dështuar." Disa pacientë nuk janë kandidatë për kirurgji, edhe pse ata kanë dhimbje sinifikative dhe trajtimet e tjera nuk kanë dështuar . Disa lloje të dhimbjes kronike të mesit thjesht nuk mund të trajtohen me kirurgji.
Vetëm një përqindje e vogël e pacientëve me hernie diskale të mesit kërkojnë kirurgji. Kirurgjia e shpinës është e rekomanduar zakonisht vetëm pas një periudhe të trajtimit jokirurgjikal kur nuk lirohen simptomat e dhimbshme.
Microdiskectomi. Procedura më e zakonshme kirurgjikale për hernien diskale të mesit është microdiskectomia lumbare. Microdisketomia përfshin heqjen e pjesës së herniuar apo rrëshqitur të diskut dhe çdo fragment tjetër që bën presion mbi nervat kurrizore.
Fuzioni Spinal. Kjo është në thelb një proces "saldimi".Ideja themelore është që të bashkohen së bashku rruazat e dhimbshme në mënyrë që ata të shërohen në një kockë të vetme dhe solide.
Fuzioni Spinal (saldimi i unazave) eliminon lëvizjet midis unazave(vertebrave) kurrizore. Kjo është një opsion kur lëvizja është burim i dhimbjes. Për shembull, mjeku mund rekomandojë fuzionin spinal nëse keni paqëndrueshmëri të shtyllës kurrizore, një kurbë të keqe (scoliosis), ose degjenerim të rëndë të një ose më shumë prej disqeve .Teoria është nëse segmentet kurrizorë të dhimbshme nëse nuk lëvizin, ato nuk do të dëmtojnë.
Fusioni i rruazave (unazave) të mesit kanë qenë kryer për dekada të tëra. Një shumëllojshmëri e teknikave kirurgjikale kanë evoluar. Në shumicën e rasteve, përdoret graft kockor për të fuzionuar unazat. Vida, shufra (rod), apo një "kafaz" janë përdorur për të mbajtur shpinën të qëndrueshme, ndërsa grafti kockor shërohet.
Operacioni mund të bëhet përmes barkut , në anën tuaj, shpinë, ose një kombinim i këtyre. Ekziston edhe një procedurë që është bërë përmes një hapje të vogël pranë kërbishtit . Asnjë procedurë nuk është provuar që të jetë më e mirë se një tjetër.
Rezultatet e fuzionit kurrizorë për dhimbjen e mesit ndryshojnë. Ajo mund të jetë shumë efektive në eliminimin e dhimbjes, mund të mos e heq dhimbjen, dhe diçka ndërmjet tyre. Shërimi i plotë mund të marrë më shumë se një vit.
Zëvëndësimi i Diskut. Kjo procedurë përfshin heqjen e diskut duke e zëvendësuar atë me pjesë artificiale, të ngjashme me zëvendësimet e këllqeve ose gjurit (protezat).
Qëllimi i zëvendësimit të diskut është që të lejojë segmentet kurrizore për të mbajtur disi fleksibilitet dhe për të ruajtur më shumë lëvizje normale.
Operacioni bëhet përmes barkut zakonisht në dy disqet e poshtëm të shpinës