Dhimbja e mesit (Pjesa e dytë)

Përshkrimi

Dhimbja e mesit është e ndryshme nga një person në tjetër.Dhimbja mund të ketë një fillimin e ngadaltë apo të vijë papritur.Dhimbja mund të jetë me ndërprerje pra të shfaqet here pas here ose e vazhdueshme. Në shumicën e rasteve, dhimbja e mesit zgjidhet vetë brenda disa javësh.

Faktorët e riskut
Shkaqet

Ka shumë shkaqe të dhimbjeve të mesit. Kjo nganjëherë ndodh pas një lëvizje të veçantë të tilla si ngritja e një peshe apo përkulja . Mosha gjithashtu luan një rol në dhimbjen e mesit.

Duke u shtyrë në moshë dhe shpina ‘mplaket’ me ne. Kalimi i viteve shkakton ndryshime degjenerative në shpinë. Këto ndryshime mund të fillojë në '30 - apo edhe më të rinj - dhe mund të na bëjnë të prirur për dhimbje mesi, sidomos në qoftë se ne e teprojmë me aktivitete.

Këto ndryshime të plakjes, megjithatë, nuk i lejojnë që shumica e njerëzve të jenë produktiv dhe përgjithësisht pa-dhimbje . Ne kemi parë të gjithë 70-vjeçar në maratonë i cili, pa dyshim, ka ndryshime degjenerative në shpinë !

Mbiaktivitet –Sforcimet (Over-activity)
Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të mesit është dhëmbja muskulare nga mbi-aktivitetet. Muskujt dhe fibrat ligamentare mund të mbitendosen ose të lëndohen.

Kjo vjen pas një loje golfi apo diçka tjetër në fillim të sezonit, ose kur punojmë shumë apo heqja –pastrimi i borës në oborr në një ditë. Ne të gjithë jemi të njohur me këtë "ngurtësim" dhe dhimbje mesi - dhe në zona të tjera të trupit - që zakonisht kalon brenda disa ditësh.

PROBLEMET E DISQEVE
Lëndimi i Disqeve

Disa njerëz zhvillojnë dhimbje mesi që nuk kalon brenda disa ditësh. Kjo mund të thotë se ka një dëmtim në një disk.

Çarja apo grisje e Diskut. Çarje të vogla në pjesën e jashtme të diskut (annulus), ndonjëherë ndodhë me plakjen. Disa njerëz me çarje të diskut mund të mos kenë asnjë dhimbje . Të tjerë mund të kenë dhimbje që zgjat për disa javë, muaj, ose edhe më të gjatë. Një numër i vogël i njerëzve mund të zhvillojë dhimbje të vazhdueshme që zgjat për vite dhe është mjaft invazlidizuese. Pse disa njerëz kanë dhimbje dhe të tjerët nuk kanë nuk dihet mirë.

Hernia diskale. Një tjetër lloj i zakonshëm i lëndimeve diskale është ‘rrëshqitja e diskut’ që në gjuhën mjekësore quhet hernie diskale.

Hernia diskale është një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës.

Simptomat më të shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhë hernia vjen deri te ndryshimi sensitiv i zonës nga nervi i komprimuar. Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktoj rënie të forcës muskulore duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.



Si dhe pse ndodh kjo hernie e diskut?

Secila unazë është lidhur me njëra-tjetrën me diskun ndërunazor. Disku intervertebral është një pllakë kërcore e cila anash ka ligamentet të cilat e mbajnë diskun mes unazave. Roli i diskut është t’i mundësoj boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në gjitha drejtimet. Si pasojë lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri te lëndimi I diskut apo degjenerimi i diskut duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë.

Po ashtu, si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, shfaqet ‘rrëshqitja e diskut’ apo hernia diskale.Disku i hernizuar lëviz në drejtim të strukturave nervore përreth ku mund të bëj dëmtim direkt apo indirekt të elementeve nervore apo edhe palcës kurrizore.

Shkalla e dëmtimit të shkaktuar nga disku varet nga niveli i unazës, por edhe nga drejtimi i daljes së diskut. Ky disk ndonjëherë shkon në drejtim anësor ku gjenden rrënjët nervore duke shkaktuar dhembje të fortë të mesit dhe këmbeve. Kur disku del në drejtim medial kah palca kurrizore, atëherë përveç dhembjeve, mund të shkaktoje edhe çrregullime të ndjeshmërisë dhe të sfinktereve. Në këtë rast pacienti ka pengesa në urinim dhe kjo quhet Sindroma e kaudes ekuine. Në këto raste indikacioni për intervenim kirurgjik është urgjent.

Pra një disk rrëshqet kur qendra e saj si-pelte (bërthama) shtyn kundër unazës saj të jashtme (annulus). Nëse disku është grisur apo çarë shumë ose lënduar , bërthama mund të dalë përgjatë gjithë rrugës . Kur disku del jashtë prolabon në drejtim të kanalit kurrizore, ajo vë në presion nervat e ndjeshmërisë kurrizore duke shkaktuar dhimbje.

Sepse një disk i rrëshqitur apo i herniuar në mes të shpinës shpesh vë në presion rrënjët nervore që shkojnë në kofshë, kërcir dhe këmbë, dhimbje shpesh ndodh në vithe dhe përgjatë këmbës. Kjo është prekja e nervit shiatik apo iskiatikalgjia.

Një hernie diskale shpesh ndodh nga ngritja e peshave , shtyrja, tërheqja, përkuja apo lëvizjet gjarpëruese.

Degjenerimi i Diskut
Me moshën, disqet intevertebral fillojnë të dëmtohen dhe tkurren. Në disa raste, ata mund të shkatërrohen krejtësisht dhe të shkaktojnë nyjet e faceteve të prekin , fërkojnë kundërejt njëra mbi tjetrën.Duke dhënë dhimbje dhe ngurtësim.

Ky dëmtim "wear and tear" në nyjet e facetave referohet si osteoarthritis. Kjo mund të çojë në probleme të tjera, përfshirë këtu edhe stenozën kurrizore.