Dhimbja e mesit (Pjesa e parë)

Perkufizimi

Dhimbja e mesite pjesës së poshtme të saj përshkruhet si një dhimbje e menjëhershme,e fortë dhe persistente ose si një dhimbje e topitur që ndihet në pjesën e poshtme të mesit.Ajo ështe e zakonshme dhe prek pjesën më të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.Në shumicën e rasteve fillon krejt papritur shkaktohet nga një tërheqje muskulare që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike,lëvizje të sforcuar, gjatë një sforcimi me ngritje peshe ose lëvizje e pakontrolluar, rrotullimi të trungut e më rrallë pas një rrëzimi.

Por dhe pas një qëndrimi të gjatë, të papërshtatshme, qoftë në këmbë ose ulur. Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesit janë: stenoza spinale, artriti {osteoartriti}, infeksionet spinale {osteomielitis}, tumoret spinale dhe frakturat vertebrale.

Pothuajse të gjithë ne do të përjetojnë dhimbje mesi në një pikë në jetën tonë. Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë për kohëshkurtër ose afatgjatë. Mirëpo dhimbja e mesit mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme.

ANATOMIA

Njohja e shpinës tuaj dhe se si ajo punon mund të ju ndihmojë të kuptoni pse ju keni dhimbje mesi.

Shpina juaj është e përbërë nga eshtra të vogla, të quajtura rruaza, të cilat janë pirg në krye të njëri-tjetrit. Muskujt, ligamentet, nervat, dhe disqet intervertebral janë pjesë plotësuese e shpinës tuaj.

Vertebrat

Shtylla kurrizore është një formin kockor rezistent dhe i përkulshëm e përbërë nga një bashkësi vertebrash (rruazash), përgjithësisht 32 ose 34, dhe shtrihet nga baza e kafkës deri tek bishti. Ajo shërben si strukturë mbajtëse e organizmit, si vend për kapjen e muskujve dhe si mbrojtëse e palcës kurrizore.

Shtylla kurrizore formohet nga 5 segmente:

Shtylla kurrizore mbron palcën kurrizore dhe merr pjesë në pjesën më të madhe të lëvizjeve të trupit.

E parë nga anash, shtylla kurrizore paraqet disa harkime, të quajtura harkime fiziologjike: lordoza cervikale, kifoza dorsale dhe lordoza lumbare. Gjendje të ndryshme patologjike mund ti deformojnë këto harkimeShtylla kurrizore shfaq 4 përkulje që kanë funksion të rrisin elasticitetin e shtyllës kurrizore.

Flitet për:



Palca e kurrizit dhe Nervat
Këto "kabllot elektrike" udhëtojnë përmes kanalit kurrizore dhe mbartin mesazhe nëpërmjet trurit në muskujt. Nervat dalin nga palca e kurrizit përmes hapjeve përkatëse në rruazat.

Muskujt dhe Ligamentet
Këto ofrojnë mbështetje dhe stabilitet për shpinën tuaj dhe pjesën e sipërme të trupit. Ligamentet e forta lidhin rruazat për të ndihmuar mbajtjen e shtyllës kurrizore në pozitë.

Miniartikulacionet Facet
Midis rruaza janë nyje të vogla që ndihmojnë lëvizjen e shpinës.

Disqet intervertebral
Shtylla kurrizore është e lëvizshme dhe resistente fal disqeve ndërvertebror që ndajnë një rruazë nga tjetra. Disqet ndërvertebror funksionojnë si amortizator të vërtetë duke lejuar kështu spostimin e qindra kileve dhe zvogëlojnë përplasjet gjatë aktiviteteve ditore. Disqet ndërvertebror shërbejnë për më tepër për të shpërndarë më mire fuqinë dhe lehtësojnë lëvizjen

Disqet intervertebral janë të sheshtë dhe të rrumbullakët, dhe rreth një cm të trasha. Ata janë të përbërë nga dy komponente

Annulus fibrosus.
Kjo është strukture e e jashtme e diskut është si unazë fleksibile e forte dhe e ashpër. Ajo i ndihmon lidhjen e rruazave.

Nucleus pulposus.
Kjo është e butë si-pelte, dhe është qendra e annulus.fibrosus Ajo i jep diskut aftësitë e amortizimit të peshës (shock-absorbing capabilities).