Medikamentet.
Fizioterapia. Ushtrimet dhe lëvizjet e kontrolluara të pjesës që dhemb shpesh ndih-mojnë në rivendosjen e funksionit të muskujve dhe artikulacioneve të ngrira.
Injeksionet. Disa medikamente japin efekt më të mirë kur injektohen afër vendit të dhimbjes ose përgjatë rrugës së nervit që përcon dhimbjen. Disa herë mund të lihet një fill plastik (kateter) në zonën e dhimbjes nëpërmjet të cilit hidhet ilac herëpashere.
Stimulimi elektrik(TENS-i). I vendosur mbi lëkurë redukton ndjesinë e dhimbjes në zona të vecanta.
Suporti psikologjik realizohet nga psikologu nëpërmjet teknikave të relaksimit dhe bio-feedbackut.
Terapi shtojcë të tilla si manipulimi i artikulacioneve, acupunctura, proloterapia, etj janë të dobishme. Nëqoftëse ju dëshironi të provoni ndonjërën prej tyre mos nguroni t’ia thoni doktorit të dhimbjes, i cili do t’ju mirëkuptojë.
Po! Më e rëndësishmja është: mos e humb shpresën. Në botë vazhdimisht ndodhin zbulime dhe ide të reja të cilat përqafohen nga specialistët e dhimbjes.
Është e rëndësishme ruajtja e aktivitetit fizik dhe mendor. Provo të bësh aktivitet fizik të përditshëm, por mos e teproni. Ecja ose noti janë vecanërisht të dobishme për shumë njerëz.
Vish këpucë të rehatshme që nuk e deformojnë qëndrimin tuaj.
Provo të ruash aktivitetet shoqërore, vecanërisht kontaktet me familjen dhe shokët.
Përvoja e dhimbjes kronike prek jo vetëm vuajtësin, por edhe njerëzit përreth, vecanërisht familjen. Provo që ndjenjat negative t’i ndash me personelin mjekësor, kurse momentet e mira me familjen dhe miqtë.
Provo të krijosh një marredhënie të ndershme me personelin mjekësor që po punon për ty. Ata janë me ty, sepse të besojnë për dhimbjen që ke dhe dëshirojnë të të ndihmojnë.
Provo të mos kërkosh këshilla nga shumë burime, sepse shpesh ato janë kontradi-ktore dhe të bëjnë konfuz. Doktorët, ashtu si dhe profesionistët e tjerë, kanë rrugët e tyre të preferuara për punën. Disa janë më të specializuar në teknika të vecanta. Nëqoftëse një doktor dhimbjesh e ndjen se ju mund të përfitoni më shumë nga një teknikë që ai nuk e di aq mirë, atëhere do t’ju dërgojë tek një specialist tjetër. Po ashtu nëqoftëse ju e ndjeni se mund të përfitoni më shumë nga një lloj trajtimi, diskutojeni pa hezitim me mjekun tuaj.
Së fundi kënaqu edhe nga gjërat e vogla në jetë dhe gëzoju momenteve, ditëve dhe javëve pa dhimbje.
Një këshillë: dhimbjen akute trajtoje sa më shpejt (brenda tre muajve) dhe sa më mirë, sepse kur bëhet kronike ajo trajtohet me shumë vështirësi.