Gjatë zhvillimit të tyre normal, foshnjat shpesh kanë këmbë të harkuara. Me rritjen e fëmijës mund që gjunjtë të trokasin, pëplasin njëri-tjetrin deri nga mosha 18 muajsh. Me rritjen e mëtejshme këmbët drejtohen.
Mjeku juaj do të vendosë nëse këmbët fëmijës suaj janë normale. Nëse janë normale, kondicioni do të korrigjohet me kalimin e kohës.
Këpucë të veçanta, wedges, shtesat-insertet ose ushtrimet e bëjnë fëmijën të ndjehet keq dhe nuk e korrigjojë formën.
Mjeku juaj mund të shqetësohet nëse gjendja është e rëndë, ndodh vetëm në njërën anë, ose shkon në familje - veçanërisht në qoftë se familja ka tendencë të jetë jashtëzakonisht e shkurtër në shtat.
Njerëzit këmbëzbathur kanë këmbët më të mira! Fëmija juaj ka nevojë për këpucë fleksibël, të buta që lejonë lirshmëri maksimale për këmbët që të zhvillohen normalisht.
Këpucët janë shumë më të mira kur janë pak më të mëdha sesa shumë të vogla.
Këpucët e Ngurta, “këpucë mbështetëse” nuk janë të mira për këmbët, sepse ata kufizojnë lëvizjen e cila është e nevojshme për zhvillimin dhe mbajtjen e forces së lëvizjes së këmbës.
Këmba e fëmijës ka nevojë për mbrojtje nga a te ftohtit dhe e objekteve të mprehtë dhe lirshmëri për lëvizje.
Rrëzimet e fëmijëve shkaktojnë lëndime të shumta. Një taban kepuce që nuk është as e rrëshqitshme apo e ngjitshme është më e mira.
Një material i ajrosur mund të jetë më e mirë, sidomos në klimë të ngrohtë
Gjatë rritjes së fëmijës shumica e variacione janë normale. Mjeku juaj do tju sigurojë e do bëjë që gjithçka të shkojë mirë për fëmijën tuaj.
Gjëja më e mirë që ju mund të bëni për fëmijën tuaj është ta inkurajoni për aktivitet fizik dhe për të shmangur mbingrënie.
Mos harroni se këpucët e ashtuquajtura korrigjuese, insertet, wedges ose bracet janë të paefektshme dhe e bëjnë fëmijën tuaj të pakënaqur.
Tja lejme magjisësë se kohës dhe rrittjes ta korrigjojë problemin .
Trajtimi natyral është i sigurtë. i lirë dhe efektiv.