Intoeing është e zakonshme gjatë rritjes së fëmijës
Ka tre shkaqet të intoeing që mjeku juaj mund të përcaktojë:
Shputa e harkuar shkaktohet nga pozicioni i fëmijës përpara lindjes
Shumica e fëmijëve me këmbë të harkuar përmisohen pa trajtim në muajt e pare, megjithatë për-misimi mund të shkojë deri në 3 vitet e para te jetes.
Rrallë , shputa e harkuar mund të jetë e ngurtësuar, persistojë dhe të ketë nevojë për trajtim me allçi apo splint. Këpucët speciale nuk e korrigjojne .
Rrotullim Tibial është një kthim përbrenda të pjesës së poshtme të këmbës. Kjo është një variant i normales që është shumë e zakonshme gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.
Splintet, ushtrimet, bracet, ose modifikimet e këpucëve nuk e korrigjojnë rrotullimin dhe në fakt mund të jenë të dëmshme. Këmbët me rrotullim tibial drejtohen pa trajtim gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.
Rrotullimi femoral është një përdredhje e kockave të kofshës shkaktuar nga një rotacioni i brendshëm i këmbës.Shkaku i rrotullimit të femurit është i panjohur. Rrotullimi i femurit është më e rëndë kur fëmija është rreth pesë apo gjashtë vjeç. Shumica e fëmijëve duke u rritur nga mosha 10 vjeç e kalojnë këtë shqetësim. Insertet e këpucëve, modifikimet ose bracet nuk e korrigjojnë këtë kondicion. Ata mund të jene të pakëndshme për fëmijët si dhe mund ti lëndojnë kur luajnë.