Deformimet e kembeve tek femijet (Pjesa e parë)

Çfarë duhet të dine prindërit rreth këmbës së sheshtë, intoeing, këmbëve të harkuara dhe këpucëve për fëmijët

Prindërit shqetësohen për këmbën e sheshtë , por ... këmbët e sheshta janë normale në foshnjat, fëmijët dhe të rriturit. Këpucë të veçanta, inserte, wedges, ose ushtrimet nuk krijojnë një hark në një fëmijë me një shputë të rrafshët e fleksibël.

Këmba e sheshtë - Dystaban

Prindërit shqetësohen për këmbën e sheshtë , por ... këmbët e sheshta janë normale në foshnjat, fëmijët dhe të rriturit. Këpucë të veçanta, inserte, wedges, ose ushtrimet nuk krijojnë një hark në një fëmijë me një shputë të rrafshët e fleksibël.

A E DINI SE?

Një në pesë fëmijë kurrë nuk zhvillon hark. Shumica e të rriturve me këmbë të sheshtë fleksibël kanë këmbë të forte e pa dhimbje.

Shumica e fëmijëve kanë harqe të ulët për shkak se ata kanë artikulacione të lirshme.Harku sheshohet kur ata janë në këmbë dhe këmbët e tyre duket sikur rrokullisen dhe këmbët e tyre drejtohen nga jashtë.


Harku mund të shihet kur këmbët mbahen të varura dhe të lira ose kur fëmija qëndron mbi gishtat e këmbëve të saj.


Ashtu si fëmijët normalë që janë me lartësi të ndryshme ...

... harqet normale kanë lartësi të ndryshme, gjithashtu!

A E DINI SE?

Vendosja e një pad-i ose inserti nën harkun e një dystabani të thjeshtë fleksibile e bëjnë fëmijën të ndjehet keq... dhe kjo është një humbje parash !


Mjeku është i shqetësuar nëse është dystaban i :


Por mjeku është më i shqetësuar kur sheh një hark të lartë, sepse ajo me shumë gjasa mund të shkaktojë dhimbje më vonë.