Kanceri i Vezikes Urinare (Pjesa e parë)

Ne shumicen e rasteve, kanceri i vezikes urinare fillon ne qelizat qe jane vendosur ne brendesi te saj. Ky kancer zakonisht prek te moshuarit megjithese mund te preke cdo moshe. Kanceri i vezikes urinare me shpesh zbulohet ne stadet e hereshme kur kanceri ka mundesi te medha trajtimi. Megjithate edhe ne kete faze ai mund te perseritet. Per kete arsye, ata qe mbijetojne, ndiqen per nje kohe te gjate mbas trajtimit per te zbuluar nje perseritje te mundeshme te tij.

Simptomat

Simptomat e kancerit te vezikes jane:

Shkaqet

Jo gjithmone jane te qarta shkaktaret e kancerit te vezikes.Ato kane qene te lidhur me pirjen e duhanit, nje infeksion nga parazite, nga rrezatimi ose ekspozimi ndaj disa substancave kimike. Kanceri i vezikes zhvillohet kur qelizat ne vezike rriten ne menyre anormale. Ne vend te nje zhvillimi normal, keto pesojne deformime duke bere qe rritja e tyre te dale jashte kontrollit dhe te mos vdesin. Keto qeliza anormale formojne tumorin.

Tipet e kancerit te vezikes

Lloje te ndryshme qelizash te vezikes mund te behen kanceroze. Lloji i qelizave ku fillon kanceri percakton tipin e kancerit te vezikes. Ne baze te ketij percaktohet dhe menyra me e mire e mjekimit.Tipet e kancerit te vezikes jane:

Disa lloje te kancerit te vezikes perbehen nga me shume se nje tip qelizash.

Faktoret prdispozues per krijimin e kancerit te vezikes jane:

Komplikacionet

Kanceri i vezikes urinare perseritet shpesh. Per kete arsye ata qe i mbijetojne kesaj semundje mbas nje mjekimi te suksesshem, duhet te ndiqen per shume vite. Cfare ekzaminimesh dhe sa shpesh duhen kryer ato, varet nga lloji i kancerit dhe menyra e trajtimit, pervec faktoreve te tjere.

Ne pergjithesi rekomandohet cistoskopia per te pare uretren dhe veziken urinare nga brenda cdo tre muaj gjate viteve te para pas trajtimit, pastaj behet nje here ne vit. Pacientet me nje kancer agresiv mund te kontrollohen me shpesh, ndersa te tjeret ndiqen me rralle.

Egzaminimet dhe diagnoza