Kanceri i Vezikes Urinare

Ne shumicen e rasteve, kanceri i vezikes urinare fillon ne qelizat qe jane vendosur ne brendesi te saj. Ky kancer zakonisht prek te moshuarit megjithese mund te preke cdo moshe. Kanceri i vezikes urinare me shpesh zbulohet ne stadet e hereshme kur kanceri ka mundesi te medha trajtimi. Megjithate edhe ne kete faze ai mund te perseritet. Per kete arsye, ata qe mbijetojne, ndiqen per nje kohe te gjate mbas trajtimit per te zbuluar nje perseritje te mundeshme te tij.

Simptomat

Simptomat e kancerit te vezikes jane:

Shkaqet

Jo gjithmone jane te qarta shkaktaret e kancerit te vezikes.Ato kane qene te lidhur me pirjen e duhanit, nje infeksion nga parazite, nga rrezatimi ose ekspozimi ndaj disa substancave kimike. Kanceri i vezikes zhvillohet kur qelizat ne vezike rriten ne menyre anormale. Ne vend te nje zhvillimi normal, keto pesojne deformime duke bere qe rritja e tyre te dale jashte kontrollit dhe te mos vdesin. Keto qeliza anormale formojne tumorin.

Tipet e kancerit te vezikes

Lloje te ndryshme qelizash te vezikes mund te behen kanceroze. Lloji i qelizave ku fillon kanceri percakton tipin e kancerit te vezikes. Ne baze te ketij percaktohet dhe menyra me e mire e mjekimit.Tipet e kancerit te vezikes jane:

Disa lloje te kancerit te vezikes perbehen nga me shume se nje tip qelizash.

Faktoret prdispozues per krijimin e kancerit te vezikes jane:

Komplikacionet

Kanceri i vezikes urinare perseritet shpesh. Per kete arsye ata qe i mbijetojne kesaj semundje mbas nje mjekimi te suksesshem, duhet te ndiqen per shume vite. Cfare egzaminimesh dhe sa shpesh duhen kryer ato, varet nga lloji i kancerit dhe menyra e trajtimit, pervec faktoreve te tjere.

Ne pergjithesi rekomandohet cistoskopia per te pare uretren dhe veziken urinare nga brenda cdo tre muaj gjate viteve te para pas trajtimit, pastaj behet nje here ne vit. Pacientet me nje kancer agresiv mund te kontrollohen me shpesh, ndersa te tjeret ndiqen me rralle.

Egzaminimet dhe diagnoza
Stadifikimi i kancerit te vezikes

Mbas diagnostikimit te kancerit te vezikes, pacienti i nenshtrohet disa egzaminimeve plotesuese per te prcaktuar stadin (perhapjen) e kancerit. Per kete rekomandohen:

Stadet e kancerit te vezikes jane:

Trajtimi

Trajtimi i kancerit te vezikes varet nga nje sere faktoresh duke perfshire tipin dhe stadin e kancerit, gjendjen e pergjitheshme shendetesore sidhe preferencen e pacientit.

Trajtimet per stadin e hershem

Nese kanceri eshte shume i vogel dhe nuk ka pushtuar murin e vezikes, mund te rekomandohet:

Nje medicament bilogjik qe perdoret shpesh eshte vaksina BCG e cila perdoret edhe ne semundjen e tuberkulozit. Nje tjeter eshte versioni sintetik i interferonit i cili eshte nje proteine qe prodhohet nga sistemi imunitar per te luftuar infeksionet.

Kirurgjia per kancerin invaziv te vezikes

Nese kanceri ka perfshire te gjitha shtresat e vezikes, rekomandohet:

Kimioterapia

Kimioterapia eshte nje procedure qe bazohet ne perdorimin e medikamenteve per te luftuar qelizat kanceroze. Zakonisht perdoret kombinimi i dy ose me shume medikamenteve. Keto mund te jepen nepermjet venes (terapia intravenoze), ose te futen direkt ne vezike nepermjet nje kateteri (terapia intravezikale).

Kimioterapia mund te perdoret gjithashtu per te luftuar qelizat kanceroze qe mund te kene mbetur pas nderhyrjes kirurgjikale. Ajo mund te aplikohet edhe para kirurgjise me qellim zvogelimin e mases tumorale per te ndihmuar kirurgun per te kryer nje nderhyrje me pak invazive. Ne disa, raste kur kirurgjia nuk mund te kryet, kimioterapia kombinohet me radioterapine.

Radioterapia

Ky mjekim konsiston ne perdorimin e rrezeve me energji te larte duke i fokusuar ne masen e kancerit per te shkateruar qelizat kanceroze. Radioterapia per kancerin e vezikes aplikohet edhe pas kirurgjise per te vrare te gjitha qelizat e mbetura kanceroze. Ne disa raste kur kirurgjia nuk mund te kryhet, radioterapia kombiniohet me kimioterapine.

Parandalimi

Megjithese nuk ka asnje menyre te sigurte per parandalimin e kancerit te vezikes, rekomandohen disa keshilla per te paksuar rrezikun: