Kanceri i testikulit

Ne krahasim me kanceret e tjere, kanceri i testikulit eshte i rralle, por zakonisht prek moshat midis 15 dhe 35 vjec. Kanceri testikulit ka mundesira te medha per tu trajtuar edhe ne rastet kur eshte perhapur pertej testikujve. Ne varesi te tipit dhe te stadit te kancerit ndryshon dhe trajtimi.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e kancerit te testikulit jane:

Zakonisht kanceri prek vetem nje testikul

Shkaqet

Ne shumicen e rasteve, shkaqet e krijimit te kancerit te testikulit nuk jane te qarta. Ne pergjithesi dihet qe kanceri ndodh kur qelizat e shendosha te testikulit pesojne ndryshime anormale. Qelizat e shendeteshme rriten dhe ndahen ne menyre te rregullt duke bere qe organizmi te funksionioje normalisht. Nganjehere disa qeliza zhvillohen ne menyre anormale duke bere qe kjo rritje te dale jashte kontrollit. Keto qeliza kanceroze vazhdojne te ndahen edhe te shtohen kur nuk ka nevoje per qeliza te reja. Grumbullimi i ketyre qelizave formon nje mase ne testikul. Pothuajse te gjitha kancerat e testikulit fillojne nga qelizat germinale te cilat prodhojne spermatozoidet. Nuk dihen shkaqet pse keto qeliza behen anormale dhe kthehen ne kancer.

Faktoret predispozues

Faktoret qe paraqesin rrezik per krijimin e kancerit jane:

Egzaminimet dhe diagnoza

Ne disa raste, mashkulli e zbulon vete kancerin e testikulit ose ne menyre te rastesishme, ose duke bere nje vetekontroll te testikujve me qellim gjetjen e nje nje mase ne te. Ne raste te tjera ajo zbulohet nga mjeku gjate nje egzaminimi fizik rutine. Per te percaktuar nese nje mase e prekur ne testikul eshte kancer, mjeku mund te rekomandoje:

Lloji i kancerit

Lloji i kancerit te testikulit percakton trajtimin dhe prognozen e tij. Ne pergjithesi ka dy tipe te kancerit te testikulit:

Stadifikimi i kancerit te testikulit

Mbasi vendoset diagnoza, hapi i dyte eshte percaktimi i perhapjes se tumorit. Per kete rekomandohet:

Stadet e kancerit te testikulit jane:
Trajtimi

Menyra e trajtimit te kancerit te testikulit varet nga disa faktore sic jane tipi dhe stadi i kancerit, gjendja e pergjitheshme shendetesore, dhe preferenca e pacientit.

Trajtimi Kirurgjikal

Operacionet e perdorura per kancerin e testikulit perfshijne:

Ne rastet kur kanceri i testikulit eshte kapur ne fazat e hereshme, nderhyrja kirurgjikale mund te jete i vetmi trajtim i nevojshem. Ne keto raste, pas operacionit, i semuri duhet te kryeje vizita disa here ne vit per vitet e para, dhe pastaj me rralle. Mbas ketyre ai duhet te beje skaner dhe analiza gjaku per te perjashtuar mundesine e perseritjes se semundjes.

Mjekimi me rreze (Radioterapia)

Ky mjekim konsiston ne perdorimin e rrezeve me fuqi te larte sic jane rrezet X per te shkateruar qelizat kanceroze. Radioterapia nganjehere eshte nje opsion trajtimi per te semuret qe kane tipin seminoma te kancerit te testikulit sidhe mund te rekomandohet mbas heqjes se testikulit me ane te operacionit. Rrezatimi mund te shkaktoje infertilitet.

Kimioterapia

Kjo konsiston ne perdorimin e medikamenteve per te shkateruar qelizat kanceroze.

Kimioterapia mund te jete mjekimi i vetem ose mund te rekomandohet perpara ose pas heqjes se gjendrave limfatike.

Parandalimi

Nuk ka asnje mundesi per parandalimin e kancerit te testikulit. Rekomandohet vetekontrolli i testikujve per ta zbuluar kancerin ne fazat e para. Koha me e pershtaeshme per kete eshte ajo mbas berjes se nje banje me uje te ngrohte. Ngrohtesia e ujit relakson skrotumin duke bere me te lehte zbulimin e ndonje formacioni jo te zakonshem. Per te bere kete duhet te ndiqen disa hapa: