Kanceri i pankreasit

Çfarë është kanceri pankreatik?

Kanceri pankreatik është tumor i pankreasit. Pankreasi është organ që ndodhet thelle në bark midis stomakut dhe shtyllës kurrizore. Pankreasi rrethohet nga mëlçia, zorra e holle dhe organe të tjera. Ai është i gjate rreth 15 cm dhe ka formën e bananes. Pjesa e gjerë e pankreasit është koka, pjesa e mesme trupi dhe pjesa më e holle bishti.

Pankreasi prodhon insuline dhe hormone të tjera. Hormonet kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe udhëtojnë në të gjithë trupin tonë. Ato e ndihmojnë këtë të fundit të përdorë ose të ruajë energji që vijnë prej ushqimeve. Si psh: insulina ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Pankreasi gjithashtu prodhon një lëng që quhet lëngu pankreatik, i cili përmban enzima qe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Pankreasi i nxjerr lëngjet e tij nëpërmjet një sistemi tubash (duktusesh) që drejtohen në duktusin biliar të përbashkët. Duktusi biliar i përbashkët derdhet në duoden(zorrën dymbëdhjetë gishtore) që është fillimi i zorrës së hollë.

Kancer përmbledh një grup sëmundjesh tumorale malinje.

Të gjithë llojet e kacereve nisin në qelizë. E cila është njësia themelore e jetës. Qelizat së bashku formojnë indet, indet së bashku formojnë organet dhe organet së bashku përbejnë trupin. Normalisht, qelizat rriten dhe ndahen duke formuar qeliza të reja sipas nevojave të trupit.

Kur qelizat plaken dhe vdesin, ato zëvendësohen prej qelizash të reja. Ndonjëherë ky proces i rregullt prishet. Qeliza të reja formohen kur trupi nuk ka nevoje për to, ose qelizat e plakura nuk vdesin kur ato duhet të bëjnë këtë gjë. Këto qeliza të tepërta mund të formojnë një mase indi që quhet një rritje ose tumor.

Tumoret mund te jene beninje ose malinje;

Kur kanceri përhapet nga ai origjinali në pjesë të tjera të trupit, tumori i ri ka të njëjtat qeliza jo normale dhe të njëjtin emër si tumori primar. Për shembull; nëse kanceri i pankreasit përhapet në mëlçi, kanceri në mëlçi ka të njëjtat qeliza kanceroze si ato të pankreasit dhe trajtimi bëhet si kancer i pankreasit dhe jo i mëlçisë.

Kanceri pankreatik: Kush është i rriskuar?

Shkaku i vërtete nuk është i njohur. Është më i shpeshte tek meshkujt se sa tek femrat dhe risku rritet me rritjen e moshës.

Është më i shpeshtë tek duhanpirësit dhe tek njerëzit obezë (mbipeshe).

Pothuajse 1/3 e kancerit pankreatik gjendet tek duhanpirësit. Gjithsesi është e qartë që nuk është sëmundje ngjitëse. Askush nuk mund të marre kancerin nga një person tjetër.

Kërkimet kane treguar që njerëzit me disa faktore risku janë më të predispozuar të zhvillojnë kancer te pankreasit. Faktor risku është çdo gjë që rrit mundësin e një personi të zhvilloje sëmundje.

Disa faktorë risku janë:
Simptomat(shenjat)

Kanceri pankreatik shpesh herë quhet "sëmundje e heshtur" sepse shpesh kanceri pankreatik në stadet fillestare nuk tregon asnjë shenjë.

Por kur kanceri rritet dhe zhvillohet simptomat(shenjat) mund të përfshijnë:

Këto simptoma nuk janë të sigurta të kancerit pankretik. Probleme të tjera gjithashtu mund të shkaktojnë këto simptoma(shenja). Çdo njeri me shenja duhet të takojë patjetër doktorin në mënyra që problemet të trajtohet sa më herët të jetë e mundur.

Diagnostikimi

Në qoftë se pacienti ka simptoma(shenja) që sugjerojnë për kancer te pankreasit, për doktorin është e rëndësishme historia mjekësore. Doktori mund të kërkoje disa procedura ku përfshihen:

Stadifikimi

Ne momentin që diagnostikohet kanceri i pankreasit, doktorit i duhet të dije stadin, përhapjen e sëmundjes për të hartuar planin e trajtimit. Stadifikimi është një procedure e kujdesshme në bazë të cilës vendosen skemat e trajtimit. Stadimfikim do të thotë vlerësim i kancerit për madhësinë në qoftë se është përhapur dhe cilat organe të tjera ka prekur.

Trajtimi
Metodat e trajtimit

Njerëzit me kancer te pankreasit mund të kenë një sërë metodash trajtimi. Në varësi të llojit dhe stadit, kanceri i pankreasit mund të trajtohen me kirurgji, terapi me rreze, ose kimioterapi. Disa pacient bëjnë terapi të kombinuara.

Kirurgjia mund të bëhet e vetme ose të kombinohet me rrezatim dhe kimioterapi. Dhe kur diagnostikohet, vetëm 20% e kacereve të pankreasit mund të hiqen me kirurgji. Procedura standarde e kirurgjisë quhet pankreatikoduodenektomi.

Shtrirja e kirurgjisë varet nga lokalizimi dhe madhësia e tumorit, stadi i sëmundjes dhe nga gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit. Një përshkrim i shkurtër i procedurave te kirurgjisë:

Ndonjëherë kanceri mund te mos hiqet komplet. Por ne qofte se tumori bllokon duktusin biliar të përbashkët ose duodenit, kirurgu mund të krijojë një kalim anësor duke vendosur një stend biliar( tamam si stendet që zhbllokojnë arteriet e zemrës) gjate ERCP-se. Stendi është një tub i vogël dhe i holli plastike ose metali që ndihmon të mbaje hapur duktusin ose duodenin.

Radioterapia, përdor rreze me energji të lartë për të vrarë qelizat kancerogjene. Në makine drejton rrezatimin në bark. Radioterapia mund të bëhet e vetme, ose me kirurgjinë, kimioterapinë ose të gjitha bashkë.

Radioterapia është terapi lokale. Ajo dëmton qelizat kancerogjene vetëm në vendin ku bëhet rrezatimi. Për radioterapinë, pacienti shkon ne spital ose klinik 5-dite ne jave për disa javë më radhë.

Doktori përdor rrezatimin për të dëmtuar qelizat e mbetura kancerogjene në vendin e kirurgjisë. Gjithashtu rrezatimi përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe problemet e tjera të shkaktuara prej tumorit.

Kimioterapia është përdorimi i ilaçeve për të vrarë qelizat kancerogjene. Gjithashtu përdoret dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe problemet e tjera të shkaktuara prej tumorit. Mund te jepet e vetme, me rrezatim, ose me kirurgji dhe rrezatim.

Kimioterapia është terapia terapi sistemike. Ilaçet jepen nëpërmjet injektimit në venë. Pasi ilaçi kalon në qarkullimin e gjakut, ai përhapet në të gjithë trupin. Zakonisht kimiterapia nuk kërkon hospitalizim. Ajo mund të kryhet në spital, klinik ose zyrat e doktorëve ose në shtëpi. Megjithatë, në varësi të llojit të medikamentit të përdorur, gjendjes shëndetësore të pacientit, pacienti mund të këtë nevojë për hospitalizim.

Efektet anësore të mjekimit

Meqenëse mjekimi i kancerit dëmton qelizat e shëndetshme, efektet e padëshirueshme janë të shpeshta. Këto efekte varen nga shume faktorë duke përfshire llojin dhe zgjatjen e trajtimit. Efektet anësore mund të mos jenë të njëjta për çdo person, dhe ato mund të ndryshojnë nga një mjekim tek tjetri. Grupi mjekësor do ti shpjegojë pacienteve efektet anësore dhe do ti ndihmoje sesi ti menaxhojnë ato.

Zakonisht këtë efekte largohen ngadalë gjate periudhës se përmirësimit midis trajtimit ose pasi trajtimi ka mbaruar.

Prognoza (ecuria)

Kur kanceri i pankreasit hiqet me kirurgji mund te pritet shërimi. Megjithatë, niveli i shërimit është e pak se 50%. Pas kirurgjisë zakonisht jepet kimioterapia dhe radioterapia për të rritur nivelin e shërimit. Për kancerin pankreatik që nuk mund të hiqet plotësisht me kirurgji ose kanceri që është përhapur në organe e tjera, momentalisht kurimi është i pamundur.

Komplikacionet

Kanceri i pankreasit mund të rezultojë me humbje peshe, tromboza të gjakut, çrregullime të funksionit të mëlçisë, dhimbje dhe depresion. Simptomat si dhimbja mund të kontrollohen vetëm me terapi shumë agresive qetësuese.

Parandalimi

Nuk duhet te pini duhan, ushqehuni me diete me fruta, zarzavate, drithëra dhe kryeni ushtrime fizike në mënyrë të rregullt.