Ne shtatezanine normale Bhcg dyfishohet cdo 48 -72 ore derisa arrin ne vlerat 10.000-20.000. Ne shtatezanine ektopike Bhcg zakonisht rritet me pak. Pra niveli i Bhcg ne barren ekstrauterine eshte ne vlera me te uleta. Nuk perdoret nje doze unike, por disa doza te matura ne seri per te diferencuar nje shtatezani normale nga nje ekstrauterine. Perdoret per te monitoruar rezolucionin e barres ekstrauterine kur fillon terapia medikamentoze.
Ne shtatezanine normale kemi Bhcg ne vlera 1500-1800 mIu /ml dhe vleresim i dhomes gestacionale me ekografi transvaginale ne shtatzanine me nje fetus dhe ne shtatzanine multiple kemi vlera Bhcg mbi 2300 mIu/ml. Vlerat e Bhcg variojne 6000-6500 mIu/ml kur dallohet dhomeza gestacionale me ekografi transabdominale. Mungesa e shtatzanise intrauterine ne ekografi transvaginale ose transabdominale me vlera te Bhcg ne nivelin e zones diskriminatore sygjeron per shtatzani ektopike ose abort i meparshem.
Eshte nje nga ekzaminimet me te rendesishme per diagnoze.
Prezenca e sakusit intrauterin, me ose pa RZF perjashton nje shtatezani ekstrauterine. Ekografia transvaginale e vlereson shtatezanine 24 dite pas ovulacionit ose 38 dite nga mestruacionet e fundit (afersisht 1 jave me shpejt nga ekografia transabdominale). Ne ekografi, nje uterus bosh dhe nje nivel Bhcg mbi norme sygjeron per nje shtatezani ekstrauterine derisa te vertetohet e kunderta.
Laparoskopia humbet 4% te rasteve. Indikohet ne nje pacient me dhimbje dhe jostabel nga ana hemodinamike.
Vijne nga mungesa e diagnozes, diagnoza e vone ose nga trajtimi jo i duhur.
Indikohet tek nje pacient asimptomatik, qe nuk ka shenja te ruptures ose instabilitet hemodinamik dhe pacienti duhet te kete vlera te uleta te Bhcg.
Trajtimi standart ne nje shtatezani ekstrauterine te parupturuar.Perdoret doze unike im ne pacient, stabel nga ana hemodinamike, me dhimbje abdominale persistente ose jo te forta, kur ka mundesi ndjekje shume here, kur funksioni i veshkave dhe i melcise eshte normal.
Kunderindikacionet e mjekimit me methotrexat eshte nje shtazani intrauterine, imunodeficienca, anemi e moderuar, e rende, trombocitopeni, leukopeni, mbindjeshmeri ndaj medikamentit, ulcer gastrike, probleme pulmonare, disfunksion renal dhe hepatik, ushqyerja me gji dhe evidenca per rupture tubare.
Laparotomia indikohet ne pacient jostabel nga ana hemodinamike, shtatzani ekstrauterine kornuale, laparoskopi e veshtire.