Barra ekstrauterine (Gravidanca ektopike) (Pjesa e parë)

Perkufizimi

Barra ekstrauterine eshte rezultat i nje deficiti ne fiziologjine e sistemit riprodhues qe lejon qe koncepti te implantohet dhe te maturohet jashte kavitetit endometrial, e cila perfundon ne vdekjen fetale dhe behet nje situate e rrezikshme dhe per jeten e gruas kur diagnoza dhe trajtimi behen vone. Ektopos, vjen nga greqishtja dhe do te thote jashte vendit. Barra ekstrauterine eshte implantim i vezes se fertilizuar jashte kavitetit uterin, ne tuba ne 97.7%, cerviks, ovare, corne, abdomen. Te tubat, ampula 80%, istmus 12%, fimbriet 5%, cornet 2%, intersticia 2-3%.

Epidemiologjia

Ne USA , ne vitin 1970 barra ekstrauterine takohej 4.5 raste ne cdo 1000 shtatzani. Sot frekuenca eshte rritur edhe 6 here me shume. Takohet 1 rast ne 40 shtatzani ose 25 raste ne cdo 1000 shtatzani. Barra ekstrauterine perben 1-2 % te gjithe shtatezanive. Vdekshmeria amtare eshte me e larte ne racen e zeze me 8% dhe ne racen e bardhe me 4%.

Shkaqet

Shenjat dhe simptomat

    Triada klasike klinike:
  1. Dhimbje abdominale
  2. Amenorre
  3. Hemoragji vaginale

Ne 50% te rasteve pacientet paraqiten me te tri simptomat.