Analiza e gjakut periferik.

Analiza e plotë e Gjakut Periferik është:

Gjak komplet + trombocit + retikulocit

Këtu përfshihen:

1. GJAKU KOMPLET

a) Seria e kuqe (eritrocitare)

b) Sedimenti (Shpejtësia e precipitimit të eritrociteve )

c) Seria e bardhë (leukocitare)

2. SERIA TROMBOCITARE

Sot analiza e gjakut periferik në shumicën e laboratorëve realizohet me anë të aparateve Cell Counter. Me rregullat e sotme të laboratoreve klinike që të marrësh analizën e plotë të gjakut duhet të shkruash:

  1. Hemograma.
  2. Përshkrimi i morfologjisë së serisë së kuqe (dhe i dy serive të tjera leukocitare dhe trombocitare).
  3. Retikulociti.
  4. Eritrosedimenti.
  5. Formula leukocitare në strishon e gjakut periferik.
  6. Trombociti i numëruar në strishon e gjakut periferik (numëri i saktë i trombociteve është ai i trombociteve të numëruar në strishon e gjakut periferik dhe nga një specialist).

Nëse shënohet "Gjak komplet + formulë", pacientit nuk i bëhen trombocitet dhe retikulocitet. Pra kjo mënyrë e të shkruarit për analizën e gjakut përiferik është e parregullt (formula leukocitare përfshihet brënda gjakut komplet).

Nëse analiza nuk është e plotë, shpeshherë hematologu është i detyruar ta dërgojë pacientin përsëri për të bërë analizën e gjakut (me kosto për pacientin dhe laboratorin).

Mjeku Hematolog nuk duhet të japi përgjigje qoftë dhe kur mungon një nga elementet e Analizës së Gjakut Periferik.