Dërguar nga:

Mjekesia Hiperbarike

Mjekesia Hiperbarike e njohur gjithashtu si Terapia Hiperbarike me Oksigjen (HBOT), eshte perdorimi mjekesor i oksigjenit ne nje presion me te larte se presioni i atmosferes ( 1 atm). Kjo terapi kryhet ne nje dhome te mbyllur hermetikisht brenda se ciles pacientet mund te thithin 100% oksigjen.

Procedura kryhet me seanca te planifikuara nga personel i trajnuar te cilet monitorojne pacientin dhe ndryshojne seancat sipas rastit.

HBOT ne fillim u perdor ne trajtimin e semundjes se dekompresionit, por me vone ka rezultuar shume efektive ne trajtimin e gangrenes gazore dhe toksikimit nga monoksidi i karbonit. Kerkimet e fundit tregojne qe kjo terapi mund te trajtoje edhe per disa semundje te tjera.

Efektet kryesore te HBOT

- Veprimi direkt i presionit ose veprimi mekanik

Rritja e presionit zvogelon flluskat gazore derisa behen mikroskopike dhe konsiderohen te tretura ne lengje (ligji i Boyle)

Ky efekt shfrytezohet ne trajtimin e semundjes se Dekompresionit dhe te Embolise Gazore qofte kjo jatrogjenike ose jo.

- Rritja e presionit parcial te oksigjenit.

Gjate thithjes se 100 % Oksigjen ne nje ambjent Hiperbarik rritet sasia e Oksigjenit te tretur ne plazme (ligji i Henrit)

Ne 3 ATA kur thithim 100% O2 sasia e O2 te tretur ne plazem eshte 6,8 vol %, nderkohe qe, 6 vol % eshte sasia e oksigjenit, qe u duhet indeve per te plotesuar nevojat jetesore.

  • Zvogelon edemat
  • Nxit prodhimin e kolagjenit
  • Nxit osteogenezis
  • HBOT ka efektin e nje antibiotiku me spekter te gjere ne infeksione te ndryshme (sidomos ato anaerobik)
  • Antitoksik (ne toksikimin nga CO)
Indikacionet
  • Embolia Gazore
  • Toksikimi nga monoksidi i karbonit (CO, ose Cianidet).
  • Gangrena Gazore (Clostridial Myositis, Myonecrosis).
  • Crush Injury, Compartment Syndrome, Iskemi akute traumatike.
  • Semundja e Dekompresionit.
  • Insuficiencat Arteriale: Okluzioni i Arteries Retinale Qendrore, Plaget problematike te selektuara (Ulcerat Diabetike, Ulcerat Venoze, Dekubituset, Ulcerat me origjine nga Pamjaftueshmerine Arteriale)
  • Anemite e renda (Anemite Hemorragjike).
  • Abceset Intrakraniale.
  • Infeksionet Nekrotizuese te Indeve te Buta.
  • Osteomieliti Kronik.
  • Radionekrozat e Indeve te buta dhe te Kockave.
  • Grefte dhe Flebe te pasuksesshme.
  • Djegiet e Renda Akute.
  • Humbja e Menjehershme Idiopatike e degjimit (sensorineural)
Dhomat hiperbarike

Fotot me poshte tregojne se si duket nje dhome hiperbarike.

 
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 42 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Mjekesia Hiperbarike
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten