Dërguar nga:

Skolioza idiopatike tek fëmijët dhe adoleshentët (Pjesa e parë)

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën "S" ose "C" që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e "I".

Skolioza mund ti shkaktojë vertebrave (unazave) rrotullim gjë që shkakton që njëra shpatull apo kërdhokull (këllq) të jetë më lart se tjetra.

Termi "idiopathic" do të thotë që nuk i dihet shkaku nga vjen kjo sëmundje.

Pra Skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësor dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Kemi të bëjmë me një dëmtim 3 dimensional. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma).

Klasifikimi i Skolizes:

Skolioza mund të ndodhë në çdo moshë.

Klasifikimi sipas moshës:

  • Skolioza Adoleshente idiopatike ndodh pas moshës 10 vjeç. Ajo është lloji më i zakonshëm.
  • Skolioza juvenile ndodh në fëmijët midis moshës 3 dhe 10 vjeç. Kjo nuk është e zakonshme.
  • Skolioza infantile( fëminore) ndodh në fëmijët më të vegjël se 3 vjeç . Kjo mund të rezultojë nga anomnali të lindura të vertebrave, sindrome të ndryshme, çrregullime neurologjike, ose për arsye të panjohura (idiopatike).

Klasifikimi sipas shkakut:

  • 80% e tyre janë me origjinë idiopatike (pa një shkak të njohur).
  • Skolioza kongenitale, që e marrin origjinën nga defekte të organogjenezës gjatë periudhës embrionale.
  • Skolioza neuromuskulare (nga poliomieliti, osteodistrofia etj).
Epidemiologjia:

Frekuenca e skoliozës:

Skolioza është rreth 7 herë më e shpeshtë tek femrat se tek meshkujt, dhe shfaqet më së shumti në moshat nga 3 në 10 vjeç.

5% e popullsisë botërore është e prekur, prej të cilëve 81% nuk dihen shkaqet, 15% e lindur dhe rreth 10% nervore-muskulare.

Kurba e Skoliozës e matur të paktën 10 ° ndodh në 1.5% në 3.0% të popullsisë.

Kurba që tejkalon 20° ndodh në 0.3% në 0.5% të popullsisë.

Kurba që tejkalon 30° ndodh në 0.2% në 0.3% të popullsisë.

Kurba të vogla kurrizore ndodhin me frekuencë të ngjashëme në djem dhe vajza, por vajzat janë kanë më shumë të ngjarë që të kenë një kurbë progresive të madhe skoliotike që do të kërkojë trajtim.

Simptomat:

Skolioza zakonisht nuk shkakton asnjë dhimbje, mosfunksionim neurologjik, ose probleme të frymëmarrjes.Shqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës shpesh është shqetësimi kryesor i pacientit dhe prindërit. Pra është një sëmundje e ngadaltë dhe progressive, përgjithësisht asimptomatike. Shpesh janë prindërit ose pediatri të parët që vënë re që diçka ka ndryshuar në qëndrimin e fëmijës. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale apo lodhje muskulare pas sforcimit fizik. Përgjithësisht fëmija është i qetë, fle mirë dhe vazhdon të kryejë normalisht veprimtaritë e tij të përditshme.

Diagnoza:

Ekzaminimi i mjekut:

Mjeku do ti kërkojë fëmijës tuaj për të përkulet përpara, gjë e cila do të tregojë ndonjë deformim. Kjo quhet "Testi i përkuljes përpara të Adamit". Mjeku gjithashtu do të kontrollojë për ndonjë mospërputhjet në gjatësi të gjymtyrëve, gjetjet abnormale neurologjike, apo shkaqe të tjera të mundshme.

Investigimi dhe testet:

Shumë shkolla rregullisht kryejnë depistim të skoliozës tek nxënësit. Këto depistime zakonisht bëhen gjatë viteve të shkollës së mesme dhe 9 -vjeçare. Fëmija juaj mund të marrë një rekomandim për skoliozë nga një mjek bazuar në rezultatet e depistimit të shkollës. Diagnoza diferenciale duhet bërë ndërmjet skoliozës anatomike me rrotullim, dhe të ashtuquajturës "skoliozë funksionale", e cila është një patologji që trajtohet shumë më thjesht, meqë në bazën e saj nuk ka defektet kockore.

Skolioza konfirmohet nga një x-ray të shpinës. Mjeku juaj do të masë shkallën e kurbës, siç tregohet në x-ray.

 
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 197 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten