Dërguar nga:

Zhvillimi i embrionit

Zhvillimi i embrionit fillon disa orë pas fertilizimit. Zakonisht, ndarja e parë fillon afërisht 16 orë pas fertilizimit. Veza e fertilizuar ndahet në dy qeliza bija të quajtura blastomere.

Në ditën e 2-të të jetës, embrioni normalisht përbëhet nga 2 apo 4 qeliza blastomere.

Në ditën e 3-të të jetës, embrioni normalisht përbëhet nga 5 deri në 8 qeliza blastomere.

Stadi qelizor i embrionit, pasohet nga stadi i morulës. Në këtë stad, embrioni përbëhet nga 16-32 qeliza, të cilat formojnë një masë kompakte. Stadi i morulës arrihet në ditën e 4-rtë të zhvillimit.

Në ditën e 5-të të zhvillimit, embrioni arrin stadin e blastokistit. Në këtë stad, embrioni përbëhet nga 60-120 qeliza, të cilat formojnë dy grupe të ndryshme qelizash. Një shtresë e jashtme qelizash, e cila do të formojë placentën dhe një masë e brendshme qelizash të cilat do të formojnë më vonë vetë embrionin.


Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 84 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten