Dërguar nga:

Pankreatiti akut (Pjesa e parë)

Me pankreatit akut kuptojme inflamacionin e menjehershem te parenkimes pankreatike dhe te strukturave fqinje, gjate tij enzimat e aktivizuara pankreatike shkaktojne autodigjestion te vete pankreasit.

Shkaqet
  1. Patologjite biliare
    • Kalkuloza biliare
    • Infeksionet (kolecistit apo kolangit)
  2. Alkoolizmi kronik
  3. Nderhyrjet kirurgjikale (stomak, rruge biliare, pankreas)
  4. Trauma
  5. Hiperlipidemia
  6. Medikamentet (steroide, estrogjene)
  7. Ulcerat penetrante.
  8. Pankreatiti akut eshte i lidhur dhe me sindromen e imunodeficences se fituar humane (SIDA).
  9. 20 % e rasteve me pankreatit akut nuk kane nje shkak evident dhe ne kete rast ato klasifikohen si idiopatike.

Kryesisht preken meshkujt e moshes mbi 40 vjec e sidomos ata obeze.

Klinika

Dhimbje abdominale ne forme brezi, ethe, te perziera, te vjella, qe shoqerohen me rritje ne serum te amilazes e lipazes.

Ne raste te avancuara te pankreatit akut shfaqen shenja “Greg Turner ”qe paraqitet me mavijosje dhe diskolorim te flankut te majte te abdomenit si dhe shenja "Cullen" me mavijosje rreth umbilikusit.

Te dhenat e ekzaminimit ekografik.
  • Pankreasi eshte i zmadhuar dhe hipoekogjen ne krahasim me heparin. Ne stadet fillestare mund te jete me ekogjenecitet normal.
  • Pankreasi eshte me konture te crregullta dhe jo te qarta.
  • Si pasoje e rritjes se dimensioneve te pankreasit ai komprimon e sposton poshte venen splenike.
  • Duktusi pankreatik zgjerohet mbi 2.5 mm
  • Prania e likidit ne Lesser Sac dhe sinusin freniko-kostal te majte.
  • Zmadhimi i kokes se pankreasit mund te komprimoje koledokun dhe te japi obstruksion te shkalleve te ndryshme.
Fig 1: Ekzaminim ekografik ku paraqitet pankreasi i zmadhuar, hypoekogjen, me konture jo te qarta.


Fig 2: Ekzaminim skanerik ku paraqitet pankreasi edematoz me konture te crregullta. Pankreatit si pasoje e kalkulozes se kolecistes.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 274 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Imazheri
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten