Dërguar nga:

Kistet e vezores

Kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza veze zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me kiste të paktën një herë gjate jetës së tyre. Shumica e kisteve vezoriale paraqitin pak ose aspak diskomfort (jo rehati) dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.

Simptomat

Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë :

  • Çrregullime menstruale
  • Dhimbje Pelvike - një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ose në kofshë.
  • Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
  • Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët
  • Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
  • Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut
  • Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.
Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?
  • Në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta
  • Dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella
  • Kur ka shenja të shokut si p.sh : ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohte dhe e lagësht.
Shkaqet

Shumica e kisteve nisin me funksionimit normal të ciklit menstrual dhe quhen kiste funksionale.

Kistet funksionalë

Normalisht vezorja rrit çdo muaj një strukturë të ngjashme kistike që quhet folikul.

Folikuli prodhon estrogjenin dhe progesteronin dhe gjate ovulacionit çliron një ovocit (qelizë veze ) Ndonjëherë ky folikul qëllon që vazhdon të rritet dhe formon kistin folikular që mund të jete në dy tipe :

  • Kist follikular ndodh kur folikuli nuk çahet për të çliruar vezën por vazhdon dhe rritet duke u kthyer në kist.
  • Corpus luteum cyst. Kur folikuli e çliron vezën dhe folikuli i çarë nis të prodhojë sasi të madhe estrogjeni dhe progesteronin duke u përgatitur për konceptimin , duke u shndërruar në korpus luteum. Por ndonjëherë çarja e vezës mbyllet dhe likidi grumbullohet brenda foluklit duke e shndërruar në kist.

Kistet funksionale nuk janë të dëmshëm, rrallë japin dhimbje dhe mund të zhduken pa mjekim brenda 2apo 3 ciklesh menstrual.

Të tjerë kiste jo te lidhur me funksionin normal menstrual

  • Kistet Dermoid: Këto Kiste mund të përmbajnë flok, lëkurë apo dhemb rralle janë kanceroz.
  • Cystadenomas. Këto Kiste marrin origjinën nga indi vezorial dhe mund të jenë të mbushur me likid ujor ose mukinoz.
  • Endometriomas. Zhvillohen si rezultat i endometriozes, gjatë së cilës qeliza endomtriale vendosën jashtë mitrës. Këto mund të ngjiten në vezore dhe të japin rritje (torsion).
Komplikacionet
  • Torsioni i vezores: Kistet dermoid dhe kistadenomat mund të zmadhohen dhe të ndryshojnë vendndodhjen e tyre të zakonshme çka do të çoj në dhimbje apo përdredhje të vezorës.
  • Ruptura: Kisti që çahet mund të japi dhimbje të forte dhe hemorragji të brendshme.
  • Kistet pas menopauzes mund të pësojnë shndërrim kanceroz çka kërkon ndjekje të rregullt.
Testet dhe diagnoza

Prania e një kisti mund të shihet gjatë ekzaminimit pelqvik. Nëse dyshohet prania e tij atëherë bëhen teste të tjera për të përcaktuar tipin dhe nevojën për trajtim. Të rëndësishme për mjekun janë të dhënat si :

  • Madhësia
  • Përbërja: është i mbushur me likid, përmbajtje të fortë apo e përzierje.
  • Prania e ndarëseve apo septumeve të brendshëm
  • Qarkullimin i gjakut përreth apo në brendësi

Për të përcaktuar tipin e kistit nevojiten këto procedura :

  • Testi i shtatzënisë: Një test pozitiv tregon që kisti është korpus luteum i cili zhvillohet pasi çahet folikuli dhe çliron vezën.
  • Ekografi pelvike. Kjo është një procedure e padhembshme me anë të një sonde që dërgon dhe merr vale sonike me frekuencë të lartë duke dhëne imazhin ne ekran. Kjo mund të bëhet me sonde transabdominale ose tranvaginale:

Nëpërmjet ekografisë përcaktohet prania e kistit, madhësia, përbërja dhe vendndodhja.

 

Me interes paraqitet përdorimi i ekografise 3D & 4D me saktësinë që japin në dhënien e diagnozës.

 

Rezonanca magnetike: ndihmon në saktësimin e diagnozës.

- Laparoscopi. Është ndërhyrje mini-invazive nëpërmjet përdorimit të tre apo 4 sondave bën evidentimin e kistit si dhe heqjen e tij me rrugën më të sigurt dhe me më pak komplikacione.

- Dozimi i CA 125 që është një proteinë e cila rritet zakonisht në gratë me kancer të vezores, por mund të gjendet në vlera mbinormale në gjendje jo knaceroze si endomtrioza, fibromiomat apo sëmundje inflamatore pelvike. Në varësi të përbërjes së tumorit mund të përdoren dhe markues të tjerë sikur CA-72-4, CA-19-9 dhe CEA.

Trajtimi

Trajtimi varet nga mosha , tipi, përmasat e Kistit dhe sipmtomat shoqëruese të tij:

  • Pritja e kujdesshme, në shumë raste mund të pritet dhe të rishihet Kisti pas disa muaj nëse është i pranishëm apo jo, nëse nuk ka simptoma dhe në ekografi shihet një Kist i vogël me likuid.
  • Përdorimi i kontraceptiveve oral për të ulur shancin që kiste të rinj të zhvillohen në ciklet menstrual pasardhës, duke ulur shume dhe shanset për kancer të vezores

Ndërhyrjet kirurgjikale :

Nëse kisti është i madh, nëse persiston (qëndron) mbi 3 cikle dhe nëse japin dhimbje apo simptoma të tjera. Një pjesë e Kisteve mund të hiqen pa hequr vezoren dhe procedura quehet cistectomy.

Në disa raste mund të hiqet bashke me kistin edhe vezorja dhe procedura quhet oforectomy.

Ndërhyrja mund të behet me rruge abdominale, të hapur apo me laparoskopi ose me rruge transvaginale.

Por nëse masa kistike është kanceroze mund të nevojitet heqja e mitrës së bashku me vezoret.

Parandalimi

Megjithëse nuk ka një mënyre të përcaktuar për të parandaluar rritjen e kisteve, ajo çka ndihmon në vendosjen e hershme të diagnozës është kryerja e ekzaminimeve pelvike të rregullta si dhe kujdesi në shfaqjen e simptomave karakteristike.

Ky artikull është lexuar 19337 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Gjinekologji
Komente nga lexuesit

kam probleme me mitren kam ciste ne miter kam ber kontrolle shum her po nuk kam permiresime ka perdor ilace kam marrje mendesh te vjella dhimbje dhe fryrje barku ju lutem me ktheni nje pergjigjje flm per mir kuptimin

Dërguar nga drita, më 18 Maj 2014 në 11:08
Dr. Altin Cekodhima Mjek Gastrohepatolog - Vizita, Gastroskopi, Kolonoskopi, Polipektomi, Endosonografi. www.altincekodhima.com
Dr. Kozeta Mustafaraj Mjeke Obsteter-Gjinekologe. Vizita gjinekologjike, echografi, kolposkopi, nderhyrje gjinekologjike.
www.drkozeta.com
Dr. Gjergji Bizhga Mjek specialist ORL. Operacione estetike te hundes, vesheve dhe fytyres. Nderhyrje kirurgjikale te ndryshme.
www.gjergjibizhga.com
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten