Dërguar nga:

Skleroza Multiple dhe Terapia Hiperbarike me Oksigjen

Skleroza Multiple (MS) eshte semundja qe shkakton demielinizimin ne Sistemin Nervor Qendror. Kjo semundje eshte e perhapur ne 500 mije vete ne SHBA dhe rreth 2.5 milione ne mbare boten.

Demtimet e tjera qe manifeston jane demtimi i aksoneve, inflamacioni i membranave meningeale (membranat qe mbulojne dhe mbrojne trurin dhe palcen e shtylles kurrizore), demtimin e nervave perferike, ndryshime ne retine, ndryshime ne enet e gjakut dhe pika te kuqe ne madhesi te vogel ne lekure te quajtura petekie , te shkaktuara prej rrjedhjes nga kapilaret nen lekure.

Pika me e dobet e sistemit vaskular eshte vendi ku kapilaret bashkohen me venat. Permeabiliteti (kalueshmeria) i eneve te gjakut rritet me rritjen e presionit ne kapilare , duke lejuar daljen ose migrimin (ekstravazimi) e lengjeve dhe qelizave te bardha (diapedezis), duke kaluar muret e eneve te gjakut (endoteliumin) pra ndodh kalimi i tyre ne indet perreth. Kjo ndodh si kunderpergjigje ndaj inflamacionit dhe ekspozimit ndaj substancave toksike.

Receptoret e qelizave endoteliale i pergjigjen stimulit inflamator duke rritur permeabilitetin (kalueshmerine) e venulave post kapilare, pra inflamacioni ben qe te kemi dalje te lengjeve nga venulat jashte tyre. Disa studiues besojne se kjo pike e dobet e sistemit vaskular mund te jete shkaku i Sklerozes Multiple (MS).

Ne njezet vitet e shkuara, studimet e shumta mjekesore, qe jane bere ne mbare boten, kane pozicionuar Terapine Hiperbarike me Oksigjen (HBOT) dhe rolin e saj efektiv ne programin e trajtimit te Sklerozes Multiple.

Ne disa vende Europiane jo vetem qe HBOT eshte primare ne trajtimin e Sklerozes Multiple, por eshte edhe e rimbursuar nga sigurimet shendetesore. Ne 30 vitet e shkuara, shoqata bamiresie Angleze ka kryer me shume se 1,5 milione trajtime me HBOT per Sklerozen Multiple ne 100 qendra te dedikuara trajtimit te MS.

Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, HBOT ka nje histori te diskutueshme. Shume raporte kane "vertetuar" disa here qe nuk eshte efektive. Sot, nuk konsiderohet si trajtim kryesor, nuk eshte e rimbursueshme nga sigurimet shendetesore, dhe shpesh eshte e veshtire te kesh akses te kjo terapi.

Megjithate, mosperputhja midis menyres se si e percepton SHBA rolin e Terapise Hiperbarike me Oksigjen ne trajtimin e MS dhe perdorimit te gjere te kesaj terapie ne shtetet e tjera nxjerr si obligim kryerjen e studimeve te tjera me te hollesishme,per te njehsuar ne te gjithe boten rolin e kesaj terapie ne trajtimin e MS.

Studjuesit tregojne se efektiviteti i Terapise Hiperbarike me Oksigjen varet nga numri total i seancave te trajtimit me kete terapi, kohezgjatja dhe presioni i perdorur, lloji i dhomes hiperbarike, pacientet dhe tipi i MS, menyra se si evidentohen rezultatet, trajtimet dhe kontrollet e metejshme.

Studimet vertetojne faktin se permiresimet e arritura pas trajtimit me HBOT te pacienteve me MS behen te qendrueshme kur trajtimi behet i vazhdueshem dhe nuk nderpritet.

HBOT eshte i vetmi trajtim i njohur deri me sot qe ndryshon kursin (rrjedhen) e Sklerozes Multiple duke permiresuar gjendjen e pacientit.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 57 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Mjekesia Hiperbarike
Komente nga lexuesit

po ne shqiperi kush eshte i rimbursueshem per trajtimin e MS ? Eshte me i miri i mundshem !Apo si vend i tille qe jemi marrim ato cka mbetin ?

Dërguar nga armis, më 28 Korrik 2013 në 15:19

Jam paciente prej 30 vitesh me MS...Eshte per te ardhur keq qe mjekesia shqiptare ngelet gjithmone duke cituar eksperiencat e vendeve te tjera, pa praktikuar mjekimet bashkekohore ne pacientet e saj me MS...Une gjithashtu jam dhe mjeke reumatologe dhe e njejta situate eshte me te gjithe pacientet me semundje inflamatore reumatizmale... Eshte fatkeqesi me e madhe sesa vete semundja, mosmarrja e trajtimeve bashkekohore...

Dërguar nga Vjollca, më 22 Shkurt 2014 në 10:16

Une jam nje paciente e dignostikuar me kete semundje qe na muaji nentor 2013.Po mjekohem me acid fumarik te cilin e kam nderprere perkohesisht se pata shqetesime ne stomak. une do doja te lidhsha me zonjen Vjollca qe ka shkruar me lart. Te lutem nje adrese ke mund te komunikoj me ju.Te lutem...

Dërguar nga flutura, më 04 Mars 2014 në 05:02

pershendetje une jam e interesuar rreth kesaj semundje (sklerozes multiple )pasi kam mamin qe vuan me kete semundje dhe dua te di a ka ndonje gje te re rreyh kesaj semundje ndonje zbulim per nje medikament iu lutem me ktheni pergjigjie dhe gjithashtu nje adrese te lutem vjollca qe te komunikojme me ju meqe vuanke nga kjo semundje dhe meqe qenke edhe mjeke ju lutem po qe nevoja te komunikojme me ju

Dërguar nga emirjana, më 28 Gusht 2014 në 06:48

Jam ni pacjet prej prizrenit me sklerozes multiple aka ndonje ilaq per kete semundje ju lutem na ktheni pergjigjen

Dërguar nga Rexhep Rexhaj, më 17 Nentor 2014 në 14:51

ku mujtesh me gjet qet adresen e kty spitalit a qaoo HBOT

Dërguar nga sejhane, më 30 Prill 2015 në 16:17

Une jam nje paciente e semure me SM, qe prej me shume se 10 vjet. Jam kuruar me Betaferon, i cili si rezultat me beri shume keq. Kush ka deshire te flasi ne lidhje me kete, mund te me shkruani ne Skype:rosalinda13533

Dërguar nga Blerina, më 23 Maj 2015 në 07:26
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten